Kapitulli 16

Isaia sheh Zotin—Mëkatet e Isaias falen—Ai thirret të profetizojë—Ai profetizon për hedhjen poshtë nga Judenjtë të mësimeve të Krishtit—Një mbetje do të kthehet—Krahaso Isaia 6. Rreth 559–545 para K.

  Në vitin që mbreti Uziah vdiq, unë pashë gjithmonë Zotin të ulur në një fron të lartë dhe të ngritur dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin.

  Mbi të qëndronin serafinët; secili kishte gjashtë krahë; me dy mbulonte fytyrën, me dy mbulonte këmbët dhe me dy fluturonte.

  Dhe njëri i thërriste tjetrit, dhe thoshte: I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i Ushtrive; tërë toka është plot me lavdinë e tij.

  Dhe shtyllat e derës lëvizën nga zëri i atij që thërriste dhe shtëpia u mbush me tym.

  Atëherë unë thashë: I mjeri unë! Pasi unë mbarova; pasi unë jam një njeri me buzë jo të pastra; dhe unë jetoj në mes të një populli me buzë të papastra; pasi sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e Ushtrive.

  Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje, duke patur një thëngjill të ndezur në dorën e tij, të cilin ai e kishte marrë me mashë nga altari;

  Dhe ai e vuri atë mbi gojën time dhe tha: Shiko, ky ka prekur buzët e tua; dhe paudhësia jote është hequr dhe mëkati yt është pastruar.

  Gjithashtu unë dëgjova zërin e Zotit duke thënë: Cilin të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne? Atëherë unë thashë: Ja ku jam unë; më dërgo mua!

  Dhe ai tha: Shko e thuaji këtij populli—Dëgjoni në të vërtetë, por ata nuk kuptuan; dhe shikoni në të vërtetë, por ata nuk dalluan dot.

  10 Bëja zemrën të ashpër këtij populli dhe bëji veshët e tyre të rëndë dhe mbylli sytë e tyre—që të mos shohin me sytë e tyre dhe të mos dëgjojnë me veshët e tyre dhe të mos kuptojnë me zemrën e tyre dhe të kthehen në besim dhe të shërohen.

  11 Atëherë unë thashë: Zot deri kur? Dhe ai tha: Derisa qytetet të braktisen pa banorë dhe shtëpitë pa njeri dhe toka të jetë krejtësisht e shkretuar;

  12 Dhe që Zoti t'i ketë çuar njerëzit larg, pasi do të ketë një braktisje të madhe në mes të tokës.

  13 Por, megjithatë, do të mbesë një e dhjeta dhe ata do të kthehen dhe do të veniten si një pemë bliri dhe si një lis, substanca e të cilëve qëndron brenda kur ata hedhin gjethet; kështu fara e shenjtë do të jetë substanca e tyre.