Seksioni 81
1–2, Çelësat e mbretërisë gjithmonë mbahen nga Presidencia e Parë; 3–7, Në qoftë se Frederick G. Williams-i është besnik në shërbesën e tij, ai do të ketë jetë të përjetshme.
1 NË të vërtetë, në të vërtetë, unë të them ty, shërbëtorit tim Frederik G. Williams: Dëgjoje zërin e atij që flet, fjalën e Zotit, Perëndisë tënd, dhe vëria veshin thirrjes me të cilën je thirrur, madje për të qenë një prift i lartë në kishën time dhe një këshilltar për shërbëtorin tim Joseph Smith të Riun;
2 Të cilit i kam dhënë çelësat e mbretërisë që gjithmonë i përkasin Presidencisë së Priftërisë së Lartë:
3 Si rrjedhim, në të vërtetë unë e njoh dhe do ta bekoj atë, dhe gjithashtu ty, për aq sa ti je besnik në këshillim, në detyrën që ta kam caktuar, në lutje gjithmonë, me zë dhe në zemrën tënde, në publik dhe në fshehtësi, gjithashtu në shërbesën tënde për ta shpallur ungjillin në tokën e të gjallëve dhe mes vëllezërve të tu.
4 Dhe duke i bërë këto gjëra, ti do t’u bësh të mirën më të madhe bashkëqenieve të tua dhe do të nxisësh lavdinë e atij që është Zoti yt.
5 Prandaj ji besnik; qëndro në detyrën që të kam caktuar; ndihmo të dobëtit, ngri duart që varen poshtë dhe forco gjunjët e këputur.
6 Dhe nëse je besnik deri në fund, ti do të kesh një kurorë pavdekësie dhe jete të përjetshme në banesat që unë kam përgatitur në shtëpinë e Atit tim.
7 Vër re dhe dëgjo, këto janë fjalët e Alfës dhe Omegës, madje Jezu Krishtit. Amen.

