Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 89


Seksioni 89

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 27 shkurt 1833 (History of the Church, 1:327–329). Si pasojë e përdorimit të duhanit nga vëllezërit e hershëm në mbledhjet e tyre, Profeti u udhëhoq të përsiaste lidhur me çështjen; si pasojë, ai i kërkoi Zotit lidhur me të. Kjo zbulesë, e njohur si Fjala e Urtësisë, ishte përfundimi. Tre vargjet e para u shkruan në origjinal si një hyrje dhe një përshkrim i frymëzuar nga Profeti.

1–9, Përdormi i verës, pijeve të forta, duhanit dhe pijeve të nxehta ndalohet; 10–17, Barishtet, frutat, mishi dhe drithërat shugurohen për përdorimin e njeriut dhe të kafshëve; 18–21, Bindja ndaj ligjit të ungjillit, duke përfshirë Fjalën e Urtësisë, sjell bekime trupore dhe shpirtërore.

1 Një aFjalë Urtësie, për përfitimin e këshillit të priftërinjve të lartë, të mbledhur në Kirtland, dhe të kishës e gjithashtu të shenjtorëve në Sion—

2 Për t’u dërguar si përshëndetje; jo me anë të urdhërimit apo detyrimit, por me anë të zbulesës dhe fjalës së urtësisë, duke treguar rregullin dhe avullnetin e Perëndisë për shpëtimin e përkohshëm të gjithë shenjtorëve në ditët e fundit—

3 E dhënë për një parim me apremtim, e përshtatur me aftësinë e të dobtëve dhe më të dobtëve të gjithë bshenjtorëve, të cilët janë ose mund të thirren shenjtorë.

4 Vini re, në të vërtetë, kështu ju thotë Zoti: Si pasojë e adjallëzive dhe planeve që ekzistojnë dhe do të ekzistojnë në zemrat e njerëzve bkomplotues në ditët e fundit, unë ju kam clajmëruar dhe paralajmëruar, duke jua dhënë këtë fjalë të urtësisë me anë të zbulesës—

5 Që për aq sa një njeri pi averë ose pije të forta mes jush, vini re nuk është mirë, as e përshtatshme në sytë e Atit tuaj, vetëm në mbledhjen së bashku për të ofruar sakramentet tuaja përpara tij.

6 Dhe, vini re, kjo duhet të jetë verë, po, verë e apastër e rrushit të vreshtit, e bërë nga ju vetë.

7 Dhe përsëri, pijet e aforta nuk janë për barkun, por për larjen e trupave tuaj.

8 Dhe përsëri, duhani nuk është për atrupin, as për barkun, dhe nuk është i mirë për njeriun, por është një bimë për plagët dhe gjithë kafshët e sëmura, për t’u përdorur me gjykim dhe aftësi.

9 Dhe përsëri, pijet e nxehta nuk janë për trupin apo barkun.

10 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, të gjitha abimët e shëndetshme Perëndia i ka shuguruar për ndërtimin, natyrën dhe përdorimin e njeriut—

11 Çdo bimë në stinën e saj dhe çdo frut në stinën e tij; të gjitha për t’u përdorur me maturi dhe afalënderim.

12 Po, gjithashtu amishin e bkafshëve dhe të shpendëve të ajrit, unë, Zoti, e kam shuguruar për përdorimin e njeriut me falënderim; megjithatë ato duhet të përdoren me cpakicë;

13 Dhe është e kënaqshme për mua që ato nuk duhet të përdoren, vetëm në kohë dimri ose të ftohti, ose urie.

14 Gjithë adrithi shugurohet për përdorimin e njeriut dhe të kafshëve, për t’u bërë burim jete, jo vetëm për njeriun, por për kafshët e fushës dhe shpendët e qiellit, dhe gjithë kafshët e egra që vrapojnë e zvarriten mbi tokë;

15 Dhe këto i ka bërë Perëndia për përdorimin e njeriut vetëm në kohë zije buke dhe shtimi të urisë.

16 Gjithë drithi është i mirë për ushqimin e njeriut; po ashtu sikurse fruti i vreshtit; ai që prodhon frut, qoftë në tokë ose mbi tokë—

17 Megjithatë, gruri për njeriun dhe misri për kaun, dhe tërshëra për kalin, dhe thekra për shpendët e për derrin dhe për të gjitha kafshët e fushës, dhe elbi për gjithë kafshët e dobishme dhe për pijet e buta, si edhe drithëra të tjera.

18 Dhe gjithë shenjtorët të cilët kujtohen t’i zbatojnë dhe t’i bëjnë këto thënie, duke ecur me bindje ndaj urdhërimeve, do të marrin ashëndet në kërthizën e tyre dhe palcë në kockat e tyre;

19 Dhe do të gjejnë aurtësi dhe thesare të mëdha bditurie, madje thesare të fshehura;

20 Dhe do të avrapojnë e nuk do të lodhen, dhe do të ecin e nuk do të këputen.

21 Dhe unë, Zoti, u jap atyre një apremtim se engjëlli shkatërrues do të bkalojë pranë tyre, sikurse me fëmijët e Izraelit, dhe nuk do t’i vrasë. Amen.