Përgatitja për Tempullin dhe Priftërinë


Çdo vit mbahet një mbledhje e quajtur Përgatitja për Tempullin dhe Priftërinë, për djemtë dhe vajzat 11-vjeçare së bashku. Ftohen edhe prindërit e tyre. Qëllimi i mbledhjes është që t’i ndihmojë këta fëmijë për të kuptuar bekimet e shërbimit në tempull, shërbimit të priftërisë dhe bërjes e mbajtjes së besëlidhjeve të shenjta. Tema të mundshme për mbledhjen përfshijnë qëllimet, përgjegjësitë, ordinancat dhe bekimet e priftërisë; të ndihmuarit e djemve që ta forcojnë zotimin e tyre për t’u përgatitur që të marrin priftërinë; të ndihmuarit e djemve dhe vajzave që të kuptojnë mundësitë e tyre për të marrë pjesë në punën e shpëtimit; dhe nxitjen e fëmijëve që të përgatiten për të marrë një rekomandim tempulli me përdorim të kufizuar kur mbushin 12 vjeç dhe për të marrë pjesë denjësisht në pagëzime mëkëmbëse siç e lejojnë rrethanat e tyre.

Më poshtë janë disa burime dhe udhëzime që ju ndihmojnë në planifikimin e mbledhjes.

Burimet

Udhëzime

  • Presidenca e Fillores e planifikon mbledhjen nën drejtimin e peshkopatës.
  • Një anëtar i peshkopatës e drejton mbledhjen dhe të paktën një anëtare e presidencës së Fillores merr pjesë në të.
  • Mund të marrin pjesë edhe udhëheqës të tjerë, përfshirë anëtarë të presidencës së kuorumit të dhjakëve, të presidencës së klasës së Koshereve dhe të presidencave të Të Rinjve dhe të Të Rejave.
  • Nëse një lagje ka shumë pak 11-vjeçarë, mbledhja mund të mbahet, nën drejtimin e presidencës së kunjit, me lagje të tjera ose me të gjithë kunjin.
  • Sipas nevojave vendore, mbledhja mund të mbahet në mbrëmjen e një të diele, si pjesë e një mbledhjeje të Fillores të dielën ose në një kohë tjetër.