2010–2019
Falë Besimit Tuaj
Tetor 2010


Falë Besimit Tuaj

Falënderimet e mia të gjithëve juve anëtarë të mrekullueshëm të Kishës … që vërtetoni në çdo ditë të jetës suaj se dashuria e pastër e Krishtit “nuk ligështohet™ kurrë”.

Presidenti Monson, e gjithë anëtarësia e kësaj kishe kudo në botë bashkohet në atë himn të madh me këtë kor të mrekullueshëm dhe ne themi: “Ne të falënderojmë ty, o Perëndi, për një profet”. Faleminderit për jetën tënde, për shembullin tënd dhe për atë mesazh mirëseardhjeje një konference tjetër të përgjithshme të Kishës. Ne të duam ty, ne të admirojmë ty dhe ne të mbështesim ty. Vërtet, në këtë seancë të pasdites ne do të kemi një mundësi më formale për të ngritur dorën tonë në një votë mbështetjeje, jo vetëm për Presidentin Monson por gjithashtu për të gjithë zyrtarët e tjerë të përgjithshëm të Kishës. Ngaqë emri im do të përfshihet në atë listë, le të jem aq i guximshëm sa të flas për të gjithë duke ju falënderuar ju qysh përpara ato duar të ngritura. Asnjë nga ne nuk mund të shërbente pa lutjet tuaja dhe mbështetjen tuaj. Besnikëria juaj dhe dashuria juaj kanë domethënie më të madhe për ne nga sa do të mund ta shprehnim ndonjëherë.

Në këtë frymë mesazhi im sot është për të thënë se ne ju mbështesim juve, që ne ju kthejmë juve po ato lutje të ndjera me zemër dhe po atë shprehje dashurie. Ne të gjithë e dimë se ka çelësa, besëlidhje dhe përgjegjësi që u jepen zyrtarëve kryesues të Kishës, por ne dimë gjithashtu se Kisha merr një forcë të pakrahasueshme, një vitalitet vërtet unik, nga besnikëria dhe përkushtimi i çdo anëtari të kësaj Kishe, cilido që mund të jeni. Në çfarëdo vendi ku jetoni, sado i ri apo i papërshatru që ndiheni, apo sado të moshuar apo të kufizuar që e shihni veten si qenie, unë dëshmoj se ju jeni individualisht i dashur nga Perëndia, ju jeni kryesorë në domethënien e punës së Tij dhe ju jeni një njeri që e duan fort dhe për të cilin luten zyrtarët kryesues të Kishës së Tij. Vlera, mrekullia vetjake e çdo njërit nga ju, është vetë arsyeja që ka një plan shpëtimi dhe ekzaltimi. Në kundërshtim me të folurën e ditës, kjo është për ju. Jo, mos u kthe dhe të vështrosh fqinjin tënd. Unë po të flas ty!

Unë jam përpjekur të gjej një mënyrë të përshtatshme për t’ju treguar sa të dashur jeni ju për Perëndinë dhe sa mirënjohës jemi ndaj jush ne në këtë presidium. Unë po përpiqem të jem zëri për çdo engjëll të qiellit që t’ju falënderoj juve për çdo gjë të mirë që keni bërë ndonjëherë, për çdo fjalë mirësie që keni thënë ndonjëherë, për çdo sakrificë që keni bërë ndonjëherë të drejtuar dikë – kushdo qoftë – te bukuria dhe te bekimet e ungjillit të Jezu Krishtit.

Unë jam mirënjohës për udhëheqëset e Të Rejave që shkojnë te kampi i vajzave dhe pa shampo, dushe apo ngjyra për fytyrën, i kthejnë mbledhjet e dëshmive të zjarrit me tym të kampit në diçka nga përjetimet më ngulitëse shpirtërore që ato vajza – apo ato udhëheqëse – do të përjetojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Unë jam mirënjohës për të gjitha gratë e Kishës që gjatë jetës sime, kanë qenë aq të forta sa mali i Sinait dhe aq të mëshirshme sa shprehte predikimi i Jezusit në Malin e Bekimeve. Ne buzëqeshim ndonjëherë me historitë e motrave tona – ju e dini, xhelatinën me ngjyrë jeshile, dhe patatet e funeralit. Por familja ime ka qenë një marrëse mirënjohëse e secilit nga këto artikuj në një kohë apo një tjetër – dhe në një rast, të jorganit dhe patateve të funeralit në të njëjtën ditë. Ishte vetëm një jorgan i vogël – i imët, vërtet – për ta bërë udhëtimin e vëllait tim foshnjë përsëri në shtëpinë e tij në qiell, aq të ngrohtë dhe të rehatshëm, sa motrat e Shoqatës së Ndihmës dëshironin që ai të ishte. Ushqimi i siguruar për familjen tonë pas shërbesës, i dhënë vullnetarisht pa asnjë kërkesë nga ne, u prit me mirënjohje. Buzëqeshni, po të doni, mbi traditat tona por në një mënyrë gratë tepër shpesh të pavlerësuara në këtë kishë janë gjithnjë atje kur duar lëshohen dhe gjunjtë dridhen.1 Ato duket se e kuptojnë intuitivisht shenjtërinë në thënien e Krishtit: “Sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre … më të vegjël[ve], këtë ma bëtë mua.”2

Dhe jo më pak vëllezërit e priftërisë. Unë mendoj, për shembull, për udhëheqësit e të rinjve tanë, që, në vartësi nga klima dhe kontinenti, ose ndërmarrin marshime 80-kilometërshe në terrene të vështira apo gërmojnë –dhe në të vërtetë përpiqen të flenë në – guva akulli në netë të ftohta, që duket të jenë nga më të gjatat në jetën e njeriut. Unë jam mirënjohës për kujtimet e grupit tim të priftërinjve të lartë, që disa vitet përpara, fjeti me turne për disa javë në një karrige përshtatëse të vogël në dhomën e gjumit të një anëtari të kuorumit që po vdiste, që bashkëshortja e tij e moshuar dhe po aq delicate, të mund të flinte pak gjatë atyre javëve të fundit të jetës së të dashurit të saj. Unë jam mirënjohës për armatën e mësuesve të Kishës, zyrtarët, këshilltarët dhe nëpunësit, pa përmendur njerëzit që janë gjithnjë duke ngritur tavolina dhe duke hapur karriget. Unë jam mirënjohës për patriarkët e shuguruar, për muzikantët, për historianët e familjeve dhe për çiftet osteoporozë që me vështirësi shkojnë në tempull në 5:00 të mëngjesit me një valixhe të vogël thuajse më të madhe nga ata vetë. Unë jam mirënjohës për prindërit e qetë, vetmohues, që – ndoshta gjithë jetën – kujdesen për një fëmijë me paaftësi, ndonjëherë me më shumë se një problem, dhe ndonjëherë me më shumë se një fëmijë. Unë jam mirënjohës për fëmijët që shtrëngojnë radhët më vonë në jetë për t’ua kthyer prindërve të sëmurë apo të moshuar.

Dhe për motrën e moshuar thuajse të përsosur që gati duke kërkuar falje pëshpëriti së fundi: “Unë nuk kam qenë kurrë udhëheqëse për ndonjë gjë në Kishë. Unë kam qenë vetëm një ndihmëse”, unë them: “E dashur motër, Perëndia të bekoftë ty dhe të gjithë ‘ndihmësit’ në mbretëri”. Disa nga ne që jemi udhëheqës shpresojmë që një ditë të kemi përpara Perëndisë pozitën që ju e keni arritur tashmë.

Tepër shpesh unë nuk e kam arritur ta shpreh mirënjohjen për besimin dhe mirësinë e njerëzve të tillë në jetën time. Presidenti Xhejms E. Faust qëndroi në këtë foltore trembëdhjetë vite përpara dhe tha: “si djalë i vogël …, unë kujtoj gjyshen time … duke gatuar ushqimet tona të shijshme në një sobë të nxehtë me dru. Kur arka prej druri ngjitur me sobën zbrazej, gjyshja qetësisht … dilte për ta mbushur përsëri nga stiva me dru kedri jashtë dhe sillte arkën e ngarkuar rëndë përsëri brenda në shtëpi. Unë isha kaq i pandjeshëm … [saqë] rrija ulur atje dhe e lija gjyshen time të dashur ta rimbushte [atë] arkë”. Atëherë, me zërin që i mbahej nga emocioni, ai tha: “Unë ndihem i turpëruar për veten dhe më ka ardhur keq për mosveprimin gjatë gjithë jetës time. Unë shpresoj që një ditë të kërkoj falje nga ajo.”3

Nëse një njeri aq i përsosur, siç ndieja se ishte Presidenti Faust, mund të njohë pakujdesinë e tij rinore, unë mund të bëj jo më pak sesa një pranim të ngjashëm dhe të paguaj sot një borxh të vonuar gjatë.

Kur isha thirrur të shërbeja një mision dikur përpara se koha të lindte, nuk kishte barazim të kostove misionare. Secili duhej të përballonte shpenzimin e plotë të misionit ku ai apo ajo ishte dërguar. Disa misione ishin shumë të kushtueshme dhe, siç rezultoi, imi ishte një nga ato.

Siç i nxitim të bëjnë misionarët, unë pata kursyer para dhe shitur gjëra personale për të paguar rrugën time sa më mirë që mundesha. Unë mendova se kisha mjaft para, por nuk isha i sigurt si do të ishte në muajt e fundit të misionit tim. Me atë pyetje në mendje, unë gjithsesi e lashë familjen time me lumturi për përvojën më të madhe që kushdo mund të shpresojë të ketë. Unë e doja misionin tim siç jam i sigurt se, asnjë i ri nuk e ka dashur ndonjëherë më parë apo më pas.

Pastaj unë u ktheva në shtëpi pikërisht kur prindërit e mi ishin thirrur të shërbenin një mision të tyre. Çfarë do të bëj tani? Si vallë mund të paguaj për një arsimim në kolegj? Si mund vallë të paguaj për ushqimin dhe fjetjen? Dhe si mund ta kuptoj ëndrrën e madhe të zemrës sime, të martohem me të përsosurën mahnitëse Patrisha Terri? Unë nuk e kam problem të pranoj se isha i shkurajuar dhe i trembur.

Me ngurrim shkova te banaku i lokalit dhe pyeta menaxherin, një mik i familjes, sa ishte llogaria ime. Ai pa i befasuar dhe tha: “Pse, Xhef, gjithçka është në llogarinë tënde. Nuk të treguan ata ty? Prindërit e tu donin të bënin sado pak që mundeshin për të të ndihmuar ty të filloje kur të ktheheshe në shtëpi. Ata nuk tërhoqën asnjë cent gjatë misionit tënd. Unë mendoja se ti e dije.”

Mirë, unë nuk e dija. Ajo që di unë është se babai im, një “mbajtës llogarie”, siç quheshin atëherë në qytetin tonë të vogël, autodidakt, me shumë pak klientë, ndoshta nuk veshi kurrë një kostum të ri apo një këmishë të re, apo një palë të këpucë të reja për dy vjet, në mënyrë që biri i tij të mund t’i kishte të gjitha për misionin e tij. Për më tepër, ajo që unë nuk e dija por që atëherë e mësova, ishte se mamaja ime, që kurrë nuk kishte punuar jashtë shtëpisë në jetën e saj bashkëshortore, filloi një punë në një market industrial që shpenzimet e misionit tim të mund të përballoheshin. Dhe as edhe një fjalë rreth kësaj nuk u përcoll kurrë tek unë në mision. Asnjë fjalë e vetme nuk u tha lidhur me çfarëdo gjëje për këtë. Sa baballarë në këtë Kishë kanë bërë saktësisht atë që babai im bëri? Dhe sa nëna, në këto kohë të vështira ekonomike, janë përsëri duke bërë atë që bëri mamaja ime?

Babai im ka 34 vite që është larguar nga jeta, kështu si Presidenti Faust mua do të më duhet të pres që ta falënderoj atë plotësisht në anën tjetër. Por nëna ime e dashur, që bëhet 95 javën tjetër, është duke ndjekur lumturisht këtë transmetim në shtëpinë e saj sot në Seint Xhorxh, kështu që nuk është tepër vonë për ta falënderuar atë. Ju, mama dhe baba, dhe të gjitha nënat dhe etërit dhe familjet dhe njerëzit besnikë kudo, unë ju falënderoj që sakrifikoni për fëmijët tuaj (dhe për fëmijët e njerëzve të tjerë!), që doni aq shumë t’u jepni atyre favore që juve kurrë nuk i patët, që doni aq shumë t’u jepni atyre jetën më të lumtur që mund t’u siguroni.

Falënderimet e mia të gjithë juve anëtarë të mrekullueshëm të Kishës – dhe legjioneve të njerëzve të mirë jo të besimit tonë – që provoni në çdo ditë të jetës tuaj se dashuria e Krishtit “nuk ligështohet kurrë”.4 Asnjë nga ju nuk është i parëndësishëm, pjesërisht sepse ju zbatoni ungjillin e Jezu Krishtit që do të thotë – një kujtesë e gjallë e hirit dhe e mëshirës së Tij, një shfaqje vetjake por e fuqishme në fshatra të vegjël dhe në qytete të mëdha e së mirës që Ai bëri dhe i jetës që Ai dha, duke sjellë paqe dhe shpëtim për njerëzit e tjerë. Ne jemi të nderuar pa masë që llogaritemi të jemi një me ju në një kauzë të tillë të shenjtë.

Siç Jezusi u tha nefitëve, unë po them sot:

“Për shkak të besimit tuaj …, gëzimi im është i plotë.

“Dhe pasi tha këto fjalë, ai qau.”5

Vëllezër dhe motra, duke parë shembullin tuaj, unë premtoj përsëri vendsomërinë time për të qënë më i mirë, për të qënë më besnik – më i dashur dhe i përkushtuar, më bamirës dhe i vërtetë siç është Ati ynë në Qiell dhe aq shumë nga ju janë tashmë. Për këtë lutem në emër të Shembullit tonë të Madh në të gjitha gjërat – madje në emër të Zotit Jezu Krisht – amen.

  1. ShihHebrenjve 12:12; Doktrina e Besëlidhje 81:5.

  2. Mateu 25:40.

  3. James E. Faust, “The Weightier Matters of the Law: Judgment, Mercy, and Faith”, Ensign,, nëntor 1997, 59.

  4. 1 Korintasve 13:8; shih gjithashtu Moroni 7:46–47.

  5. 3 Nefi 17:20–21.