Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Nga Presidenti Henri B. Ajring,

Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë


Henri B. Ajring

Propozohet që ne të mbështesim Tomas Spenser Monson, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajring, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorf, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta tregojnë atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta tregojnë atë.

Propozohet që ne të mbështesim Bojd Kenet Paker, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe ata që vijojnë si anëtarë të atij kuorumi: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson dhe Nil L. Andersen.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë atë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë në të njëjtën mënyrë.

Propozohet që ne të mbështesim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Plaku Xhei E. Xhensen është liruar nga thirrja si anëtar i Presidencës së Kuorumeve të Të Shtatëdhjetëve.

Ata që mund të bashkohen me ne në një votim vlerësimi, lutemi ta tregojnë atë.

Propozohet që ne të mbështesim Plakun Krejg C. Kristensen si anëtar të Presidencës së Kuorumeve të Të Shtatëdhjetëve.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që të lirojmë nga thirrja, me një votim vlerësimi për shërbimin e tij të shkëlqyer, Plakun Marlin K. Xhensen si Historian dhe Dokumentues i Kishës.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.

Propozohet që të mbështesim Plakun Stiven E. Snou si Historian dhe Dokumentues i Kishës.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.

Ndonjë kundër.

Propozohet që të lirojmë nga thirrjet Pleqtë Keith K. Hilbig, Xhei E. Xhensen, Marlin K. Xhensen dhe Oktaviano Tenorio, si anëtarë të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve dhe t’i caktojmë ata si Autoritete të Përgjithshme nderi.

Propozohet gjithashtu që të lirojmë nga thirrjet Pleqtë Keith R. Eduards dhe Leri W. Gibons si anëtarë të Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregojnë atë.

Propozohet që ne të mbështesim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe presidencat e përgjithshme të organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë atë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë.

Faleminderit, vëllezër dhe motra, për votimin tuaj mbështetës, besimin, përkushtimin dhe lutjet tuaja.