2010–2019
Sakramenti Mund të Na Ndihmojë të Bëhemi të Shenjtë
Tetor 2016


Sakramenti Mund të Na Ndihmojë të Bëhemi të Shenjtë

Mbani parasysh pesë mënyra për të rritur ndikimin dhe fuqinë e pjesëmarrjes sonë të rregullt në ordinancën e shenjtë të sakramentit.

Një nga kujtimet e mia më të hershme janë mbledhjet e sakramentit mbajtur në shtëpinë tonë në Uarrnambul në Australi. Në degën tonë merrnin pjesë midis 10 dhe 15 vetë dhe babai im, një nga tre mbajtësit e priftërisë, kishte mundësinë të bekonte rregullisht sakramentin. Unë mbaj mend ndjesitë që pata kur ai përulësisht dhe me kujdes lexonte fjalët e lutjes së sakramentit. Shpesh zëri i tij dridhej ndërsa ai ndjente Shpirtin. Ndonjëherë ai duhej të ndalej që të kontrollonte emocionet para mbarimit të lutjes.

Si pesëvjeçar, nuk mund ta kuptoja domethënien e plotë të asaj që thuhej apo bëhej; sidoqoftë, unë e dija se diçka e veçantë po ndodhte. Unë mund të ndieja qetësinë dhe ndikimin sigurues të Frymës së Shenjtë ndërsa babai im përsiaste mbi dashurinë e Shpëtimtarit për ne.

Shpëtimtari dha mësim: “Dhe këtë ju do t’ua bëni gjithnjë atyre që pendohen dhe pagëzohen në emrin tim; dhe këtë do ta bëni që të kujtoni gjakun tim që kam derdhur për ju, që ju t’i dëshmoni Atit që më kujtoni gjithnjë. Dhe në qoftë se ju më kujtoni gjithnjë, ju do të keni Shpirtin tim që të jetë me ju.” (3 Nefi 18:11).

Unë i ftoj të gjithë që të mbajmë parasysh pesë mënyra për të rritur ndikimin dhe fuqinë e pjesëmarrjes sonë të rregullt në ordinancën e shenjtë të sakramentit, një ordinancë që mund të na ndihmojë të bëhemi të shenjtë.

1. Përgatituni që më Parë

Ne mund të fillojmë të përgatitemi për sakramentin shumë përpara se të fillojë mbledhja e sakramentit. E shtuna mund të jetë një kohë e mirë për të përsiatur mbi përparimin dhe përgatitjen tonë shpirtërore.

Pamja
Përgatitja për të Dielën

Vdekshmëria është një dhuratë thelbësore në udhëtimin tonë për t’u bërë si Ati ynë Qiellor. Doemos, ajo përfshin sprova dhe sfida që na japin mundësi të ndryshojmë dhe të rritemi. “Mbreti Beniamin na mësoi se “Njeriu i natyrshëm është një armik ndaj Perëndisë … dhe do të jetë gjithmonë e përgjithmonë, nëse ai nuk dëgjon thirrjet e Frymës së Shenjtë dhe nuk zhvesh njeriun e natyrshëm dhe nuk bëhet një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot” (Mosia 3:19). Pjesëmarrja në ordinancën e sakramentit jep një mundësi për t’ia blatuar më plotësisht zemrën dhe shpirtin tonë Perëndisë.

Në përgatitjen tonë, zemra jonë do të paqësohet ndërsa shprehim mirënjohje për Shlyerjen e Krishtit, pendohemi për gabimet dhe të metat tona dhe kërkojmë për ndihmën e Atit në vazhdimin e udhëtimit tonë për t’u bërë më shumë si Ai. Ne atëherë mund të presim me padurim mundësinë që sakramenti jep për të kujtuar sakrificën e Tij dhe të ripërtërijmë zotimin tonë për të gjitha besëlidhjet që kemi bërë.

2. Mbërrini Para Orarit

Përvoja jonë e sakramentit mund të lartësohet kur arrijmë mjaft përpara mbledhjes dhe meditojmë ndërsa luhet muzika hyrëse.

Pamja
Mbërrini herët për mbledhjen e sakramentit

Presidenti Bojd K. Paker dha mësim: “Muzika hyrëse, e luajtur me nderim, është ushqim për shpirtin. Ajo përfton frymëzim”.1 “Kjo nuk është kohë”, shpjegoi Presidenti Rasëll M. Nelson, “për bisedë apo transmetim mesazhesh por një periudhë meditimi plot lutje ndërsa udhëheqësit dhe anëtarët përgatiten shpirtërisht për sakramentin”.2

3. Këndoni dhe Mësoni nga Fjalët e Himnit të Sakramentit

Himni i sakramentit është një pjesë veçanërisht e rëndësishme e përvojës sonë të sakramentit. Muzika ngre mendimet dhe ndjenjat tona. Himni i sakramentit ka një ndikim edhe më të madh kur ne përqendrohemi te fjalët dhe te doktrina e fuqishme që mësohet. Ne mësojmë shumë nga fjalë të tilla si “Shtypur, thyer, copëtuar për ne”,3 “Le të kujtojmë dhe të sigurojmë që zemrat dhe duart tona të jenë të pastra”,4 dhe “Atje ku drejtësia, dashuria dhe mëshira puqen në harmoni të shenjtë!”5

Pamja
Këndoni dhe mësoni nga himnet
Pamja
Përqendrohuni te fjalët e himneve

Ndërsa këndojmë një himn në përgatitje për të marrë simbolet, fjalët mund të bëhen pjesë e zotimit të besëlidhjes sonë. Shihni, për shembull: “Ne të duam Ty, Zot; zemrat tona janë plot. Ne do të ecim në udhën Tënde të zgjedhur”.6

4. Merrni Pjesë në Lutjet e Sakramentit (Shih Moroni 4–5)

Në vend të shkëputjes nga fjalët e njohura të lutjeve të sakramentit, mund të mësojmë shumë e të ndiejmë edhe më shumë kur marrim pjesë shpirtërisht e mendojmë zotimet e bekimet shoqëruese përfshirë në këto lutje të shenjta.

Pamja
Bekimi i bukës

Buka dhe uji janë bekuar dhe shenjtëruar për shpirtrat tanë. Ato na kujtojnë për sakrificën e Shpëtimtarit dhe që Ai mund të na ndihmojë të bëhemi të shenjtë.

Lutjet shpjegojnë se ne e marrim bukën në kujtim të trupit të Birit, që Ai e dha si sakrificë për t’i kualifikuar të gjithë për ringjallje, dhe ne e pimë ujin në kujtim të gjakut të Birit, të cilin Ai e derdhi lirisht që ne të mund të shëlbohemi me kushtin e pendimit.

Lutjet i paraqesin besëlidhjet me frazën “se ata janë të gatshëm” (Moroni 4:3). Kjo frazë ka një fuqi të mundshme aq të madhe për ne. A jemi të gatshëm për të shërbyer dhe marrë pjesë? A jemi të gatshëm të ndryshojmë? A jemi të gatshëm të merremi me dobësitë tona? A jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe bekojmë të tjerë? A jemi të gatshëm t’i besojmë Shpëtimtarit?

Ndërsa premtimet deklarohen dhe ndërsa marrim pjesë, ne vërtetojmë në zemrat tona se jemi të gatshëm:

  • Të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit.

  • Të përpiqemi t’i mbajmë të gjitha urdhërimet e Tij.

  • Që gjithmonë ta kujtojmë Atë.

Lutja përfundon me një ftesë dhe premtim sublim: “Që të mund të kenë gjithmonë Shpirtin e tij me ta” (Moroni 4:3).

Pali shkroi: “Fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli” (Galatasve 5:22–23). Bekimet e dhuratat e mrekullueshme janë të disponueshme për ne kur i mbajmë besëlidhjet.

5. Përsiatni dhe Kujtojeni Atë ndërsa Simbolet e Sakramentit Ndahen

Çastet e nderimit ndërsa mbajtësit e priftërisë ndajnë sakramentin mund të bëhen të shenjta për ne.

Pamja
Ndarja e bukës

Ndërsa ndahet buka, ne mund të përsiatim se në aktin më të lartë të dashurisë për ne, Shpëtimtari “[mori] përsipër vdekjen që ai të mund të zgjidhë rripat e vdekjes, që lidhin popullin e tij”. (Alma 7:12)

Ne mund të kujtojmë bekimin e lavdishëm të Ringjalljes që “do të vijë te të gjithë, … si robër dhe të lirë, si meshkuj dhe femra, si për të këqijtë ashtu dhe për të drejtët; dhe madje nuk do të ketë humbur asnjë flok i kokave të tyre; por çdo gjë do të ribashkohet në vendin e vet të përkryer”. (Alma 11:44)

Pamja
Ndarja e ujit

Ndërsa ndahet uji, ne mund të kujtojmë lutjen e Shpëtimtarit:

“Pasi vër re, unë, Perëndia, i kam vuajtur këto gjëra për të gjithë, që ata të mos vuajnë nëse do të pendohen; …

Vuajtje që më bëri mua, madje Perëndi, më i madhi i të gjithëve, të dridhem për shkak të dhembjes e të më dalë gjak nga çdo por dhe të vuaj si në trup e në shpirt -- dhe të dëshiroj që të mos e pi kupën e hidhur e të mpakem”. (DeB 19:16, 18).

Ne kujtojmë që Ai mori “përsipër dobësitë [tona], që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, sesi të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive [tona]”. (Alma 7:12)

Ndërsa mendojmë mbi përvojën tonë në sakrament, ne mund të pyesim veten:

  • Çfarë do të bëj këtë javë për t’u përgatitur më mirë për sakramentin?

  • A mund të ndihmoj më shumë për nderimin dhe zbulesën që mund të shoqërojë fillimin e mbledhjes së sakramentit?

  • Çfarë doktrine u dha mësim në himnin e sakramentit?

  • Çfarë dëgjova dhe ndjeva ndërsa mbajta vesh lutjet e sakramentit?

  • Çfarë mendova rreth sakramentit ndërsa po ndahej?

Plaku Dejvid A. Bednar dha mësim: “Ordinanca e sakramentit është një ftesë e shenjtë dhe e përsëritur për t’u penduar sinqerisht dhe për t’u ripërtërirë shpirtërisht. Veprimi i marrjes së sakramentit, në vetvete, nuk na pastron nga mëkatet. Por ndërsa përgatitemi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe marrim pjesë në këtë ordinancë të shenjtë me një zemër të thyer e shpirt të penduar, atëherë premtimi është që ne mund të kemi gjithmonë Shpirtin e Zotit me ne. Dhe nëpërmjet fuqisë shenjtëruese të Frymës së Shenjtë si shoqëruesin tonë të vazhdueshëm ne gjithmonë mund ta mbajmë një heqje të mëkateve tona”.7

Unë dëshmoj për shumësinë e bekimeve të disponueshme për ne ndërsa rritim përgatitjen tonë dhe pjesëmarrjen shpirtërore në ordinancën e sakramentit. Unë dëshmoj më tej se këto bekime janë të disponueshme për ne në saje të dashurisë së Atit tonë në Qiell dhe të sakrificës shlyese të pafundme të Birit të Tij të Dashur, Jezu Krishtit. Në emrin e Tij të shenjtë, madje Jezu Krishtit, amen.

Shënime

  1. Boyd K. Packer, “Personal Revelation: The Gift, the Test, and the Promise,” Ensign, nëntor 1994, f. 61.

  2. Russell M. Nelson, “Worshiping at Sacrament Meeting,” Liahona, gusht 2004, f. 13.

  3. “Jesus of Nazareth, Savior and King,” Hymns, nr. 181.

  4. “While of These Emblems We Partake,” Hymns, nr. 173.

  5. “Oh, sa Urti dhe Dashuri”, Himne dhe Këngë të Fëmijëve nr. 195.

  6. “As Now We Take the Sacrament,” Hymns, nr. 169.

  7. Dejvid A. Bednar, “Gjithmonë Mbani një Heqje të Mëkateve Tuaja,” Liahona, maj 2016, f. 61–62.