2010–2019
Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Tetor 2016


Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Vëllezër dhe motra, Presidenti Monson më ka ftuar t’ju paraqit juve emrat e Drejtuesve të Përgjithshëm dhe të Të Shtatëdhjetëve Zonalë të Kishës për votimin tuaj mbështetës.

Propozohet që ne ta mbështetim Tomas Spenser Monsonin, si profet, shikues dhe zbulues, dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajringun, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorfin, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe ata që vijojnë, si anëtarë të atij Kuorumi: Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson dhe Dejll G. Renland.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër, mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që ne të mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që t’i lirojmë nga thirrja me vlerësim për shërbimin e tyre të dalluar Pleqtë Daniel L. Xhonson, Jairo Macagardi, Kent F. Riçards dhe Francisko J. Vinjas si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë dhe t’u japim atyre pozicion nderi. Falënderojmë për shërbimin e Plakut Per G. Malm, i cili ndërroi jetë më 26 korrik 2016. U shprehim dashurinë dhe ngushëllimet tona të përzemërta Motrës Malm dhe fëmijëve dhe nipërve e mbesave të tyre.

Atyre që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të shquar, u lutemi ta shfaqin.

Propozohet që ta lirojmë Alan R. Uolkerin nga thirrja si një I Shtatëdhjetë Zonal. Atyre që dëshirojnë t’i shprehin vlerësim Vëllait Uolker për shërbimin e tij, u lutemi ta tregojnë atë.

Propozohet që t’i mbështetim personat që vijojnë, si Të Shtatëdhjetë Zonalë: Banu K. Hiranandanin dhe Sandino Romanin.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Propozohet që ne t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Presidencat e Përgjithshme të Organizatave Ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Presidenti Monson, votimi u regjistrua. Ne i ftojmë ata që mund të kenë qenë kundër ndonjërit prej propozimeve, që të komunikojnë me presidentët e tyre të kunjeve.

Vëllezër dhe motra, ne ju falënderojmë për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqësve të Kishës.