Biblioteka
Udhëzuesi i Vënies në Zbatim për Presidencat e Kunjeve dhe Peshkopatat


Udhëzuesi i Vënies në Zbatim për Presidencat e Kunjeve dhe Peshkopatat

Eja, Më Ndiq: Të Jetuarit, të Mësuarit dhe Mësimdhënia e Ungjillit të Jezu Krishtit

Në janar të vitit 2019, anëtarët e Kishës anembanë botës do të fillojnë të përdorin tri materiale të reja burimore që janë hartuar për ta përkrahur të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit në shtëpi e në kishë:

  • Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet

  • Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës

  • Eja, Më Ndiq – Për Filloren

Këto materiale burimore do të zëvendësojnë manualet e tanishme Doktrina e Ungjillit dhe manualet e Fillores (klasat e çerdhes do të vazhdojnë të përdorin Behold Your Little Ones: Nursery Manual [Kujdesuni për të Vegjlit Tuaj: Manual i Çerdhes] [2008]). Ato do të jenë në dispozicion në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe tek ejamendiq.lds.org. Lagjeve dhe degëve në kunjin tuaj do t’u dërgohen gjithashtu kopje të shtypura.

Presidencat e kunjeve ftohen të mbajnë një mbledhje kunji për vënien në zbatim që t’ua paraqitin këto materiale të reja burimore udhëheqësve të kunjeve dhe të lagjeve. Pas kësaj mbledhjeje, peshkopët duhet të mbajnë një mbledhje lagjeje për vënien në zbatim për të gjithë anëtarët e lagjes. Ky udhëzues i vënies në zbatim sugjeron materiale burimore dhe pyetje për diskutim për secilën prej këtyre mbledhjeve.

Pamja
familje duke mësuar

Mbledhja e Kunjit për Vënien në Zbatim

Si presidencë e kunjit, ju lutemi, mbani një mbledhje kunji për vënien në zbatim me udhëheqësit në vijim: të gjithë anëtarët e këshillit të kunjit, të gjitha peshkopatat, presidencat e Shkollës të së Dielës të lagjeve, presidencat e Fillores të lagjeve, mësuesit e Shkollës të së Dielës të lagjeve (sipas dëshirës) dhe mësuesit e Fillores të lagjeve (sipas dëshirës).

Ju lutemi të bëni sa vijon në këtë mbledhje:

  • Jepuni të gjithë të pranishmëve kopje të dokumentit “Fletushkë për Individët, Familjet dhe Mësuesit”.

  • Jepini secilës peshkopatë një kopje të këtij udhëzuesi të vënies në zbatim.

  • Shqyrtojeni dhe diskutojeni së bashku përvijimin e mësimit për mbledhjet e lagjeve për vënien në zbatim që përmbahet në këtë udhëzues të vënies në zbatim. Si pjesë të diskutimit tuaj, shqyrtojini materialet e reja burimore dhe shikojini materialet filmike që përmenden në përvijim (që gjenden tek ejamendiq.lds.org dhe te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Ky diskutim duhet të shërbejë si model për mbledhjet e lagjeve për vënien në zbatim.

  • Ftojini udhëheqësit e lagjeve dhe të kunjeve që të japin mendimet dhe përshtypjet e tyre mbi mënyrën se si materialet e reja burimore mund t’i bekojnë individët dhe familjet në kunj.

Mbledhja e Lagjes për Vënien në Zbatim

Si peshkopatë, ju lutemi, mbani një ose më shumë mbledhje të lagjes për vënien në zbatim që t’ua paraqitni materialet e reja burimore “Eja, Më Ndiq” të gjithë anëtarëve të lagjes të rinj në moshë dhe të rritur. Këto mbledhje mund të mbahen gjatë orëve të dyta dhe të treta të bllokut të mbledhjeve të së dielës për ata që mund të marrin pjesë në ato orare. Nëse dëshirohet, mësuesit/et e Shkollës të së Dielës dhe të Fillores mund të zhvillojnë një mbledhje të veçantë. Përgjatë disa javëve mund të mbahen mbledhje të shumta.

Përpara ose gjatë mbledhjeve të lagjes për vënien në zbatim, jepini secilës vatër familjare një kopje të dokumentit “Fletushkë për Individët, Familjet dhe Mësuesit”.

Parimet vijuese mund të ndihmojnë për ta udhërrëfyer diskutimin tuaj.

Parimet Udhëzuese

Të Përqendruara te Shtëpia

Të Përkrahura nga Kisha

Shtëpia është vendi më i mirë për ta jetuar, mësuar dhe dhënë mësim ungjillin (shih 3 Nefi 17:3; DeB 68:25).

Orët mësimore në kishë na ndihmojnë për ta jetuar, mësuar dhe dhënë mësim ungjillin (shih Moroni 6:4–5).

Të mësuarit dhe mësimdhënia e ungjillit nga ana jonë duhet të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme (shih Ligji i Përtërirë 6:6–7; Veprat e Apostujve 17:11).

Mësuesit i frymëzojnë nxënësit që ta përjetojnë vetë fuqinë e fjalës së Perëndisë (shih Alma 32:27–30).

Studimi i shkrimeve të shenjta do të sjellë fuqi në jetën tonë (shih 2 Nefi 32:3; Alma 17:2–3; Helamani 3:29–30).

Mësuesit i ndihmojnë nxënësit t’i zbulojnë të vërtetat e ungjillit në shkrimet e shenjta dhe i ftojnë që t’i japin idetë e tyre (shih DeB 88:122).

Pamja
Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet

Individët dhe Familjet

Jepini secilës vatre familjare një kopje të materialit burimor “Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet” dhe ftojini anëtarët që të shpenzojnë disa minuta duke e shqyrtuar atë, përfshirë faqet hyrëse. Shfaqeni materialin filmik “Hyrje për Individët dhe Familjet” (ejamendiq.lds.org) dhe diskutoni për pyetje si ato vijueset:

  • Si i bëjmë shtëpitë tona qendrën e të jetuarit, të mësuarit dhe mësimdhënies së ungjillit?

  • Çfarë bekimesh u vijnë individëve, familjeve dhe Kishës kur shtëpia është qendra e të jetuarit, të mësuarit dhe mësimdhënies së ungjillit?

  • Çfarë shihni te këto materiale burimore që do t’ju ndihmonin ju ose familjen tuaj?

Pamja
Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës

Shkolla e së Dielës (për Rininë dhe Të Rriturit)

Jepuni të gjithë mësuesve/eve të Shkollës të së Dielës një kopje të materialit burimor “Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës” dhe ftojini ta shqyrtojnë atë. Shfaqeni materialin filmik “Hyrje për Shkollën e së Dielës” (ejamendiq.lds.org) dhe diskutoni për pyetje si ato vijueset:

  • Çfarë vini re mbi rolin e nxënësve në këtë program të ri mësimor?

  • Përse është e rëndësishme që mësuesit ta nxitin të mësuarit e ungjillit në shtëpi dhe të ndërtojnë mbi të?

  • Si sigurohemi ne që klasat tona përqendrohen tek të kuptuarit e doktrinës?

Pamja
Eja, Më Ndiq – Për Filloren

Fillorja

Jepuni të gjithë mësuesve/eve të Fillores një kopje të materialit burimor “Eja, Më Ndiq – Për Filloren” dhe ftojini ta shqyrtojnë atë. Shfaqeni materialin filmik “Hyrje për Filloren” (ejamendiq.lds.org) dhe diskutoni për pyetje si ato vijueset:

  • Në ç’mënyrë mësuesit/et mund të ndërtojnë një lidhje më të fortë mes asaj që fëmijët mësojnë në shtëpi dhe asaj që mësojnë në Fillore?

  • Cilat janë përfitimet kur i nxitim fëmijët për të treguar më shumë?

  • Çfarë ndryshimi vini re mes këtij programi të ri mësimor dhe klasave të tanishme të Fillores?

Pamja
logoja e Kishës