2007
Gëzimi Vjen në Mëngjes
Prill 2007


Ejani Dëgjoni Zërin e Profetit

Gëzimi Vjen në Mëngjes

Pamja

Disa vite më parë, gazetat e qytetit të Solt Lejkut botuan një njoftim për një mike të ngushtë, e cila kishte vdekur në kohën më të bukur të jetës së saj. Vizitova morgun dhe u bashkova me një grup njerëzish për t’i shprehur ngushëllimet [keqardhjen] bashkëshortit dhe fëmijëve të mbetur pa nënë. Papritur, vajza më e vogël, Keli, më njohu dhe më kapi për dore. “Eja me mua”, tha ajo dhe më çoi tek arkivoli ku prehej trupi i nënës së saj të dashur. “Unë nuk po qaj”, tha ajo “dhe as ti nuk duhet të qash. Mami im më ka folur shumë herë për vdekjen dhe jetën me Atin Qiellor. Unë i përkas mamit dhe babit tim. Ne do të jemi të gjithë së bashku përsëri.” Në mendjen time erdhën fjalët e psalmistit: “Nga goja e të vegjëlve … ke vendosur lëvdimin” (Psalmeve 8:2).

Përmes syve të mbushur me lot, pashë buzëqeshjen e bukur dhe plot besim të mikes sime të vogël. Për të, dora e vogël e së cilës shtrëngonte timen, nuk do të kishte asnjëherë një agim të pashpresë. Duke pasur mbështetjen e dëshmisë së saj të padështueshme, duke ditur se jeta vazhdon përtej varrit, ajo, babai, vëllezërit, motrat e saj dhe në të vërtetë, të gjithë ata që ndajnë këtë njohuri për të vërtetën hyjnore mund t’i shpallin botës: “Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi” (Psalmeve 30:5).

Me gjithë fuqinë e shpirtit tim, unë dëshmoj se Perëndia jeton, se Biri i Tij i Dashur është fruti i parë i Ringjalljes, se ungjilli i Jezu Krishtit është ajo dritë depërtuese që çdo agim të pashpresë e shndërron në një mëngjes plot gëzim.

Nga një bisedë në konferencën e përgjithshme të prillit 1976.

Gjëra për të menduar

  1. Nuk ka asgjë të keqe të qash kur një i dashur i zemrës vdes. Në fakt, kjo gjë mund të ndihmojë, por Kelit nuk i vinte për të qarë. Përse?

  2. Si mendoni, përse mamaja e Kelit i fliste aq shpesh asaj për jetën pas vdekjes?

  3. Në ç’mënyrë është Jezusi fruti i parë i Ringjalljes (shih 1 Korintasve 15:23; 2 Nefi 2:8–9)? Diskutoni për këtë me prindërit tuaj.