2007
E Dhjeta dhe Ofertat e Tjera
Prill 2007


Rregull mbi Rregull

E Dhjeta dhe Ofertat e Tjera

Dëshiron të sjellësh ndryshim në botë, por nuk e di si? Përgjigjja gjendet pothuajse tek zarfi juaj i së dhjetës. Shih se si paratë që vendos në atë zarf të vogël ndihmojnë në ndërtimin e mbretërisë së Zotit në mbarë botën—dhe pikërisht në vetë lagjen ose degën tënde.

Emri

Mund të duket shumë e kuptueshme, por sigurohuni ta mbushni këtë hapësirë në të njëjtën mënyrë çdo herë. Kjo bëhet që nëpunësit të lagjes apo degës tënde nuk do t’i duhet të gjejë nëse K. Anderson apo Kim Anderson janë në të vërtetë i njëjti person.

E dhjeta

10%-ëshi i të ardhurave tuaja dërgohet në qendrën e Kishës në qytetin e Solt Lejkut, Juta, ku udhëheqësit e Kishës vendosin me kujdes se ku nevojiten më shumë—ndoshta për ndërtimin e një ndërtese të re mbledhjeje diku në botë.

Oferta e agjërimit

Çdo të dielë agjërimi, shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë mundësinë të dhurojnë para për fondin e ofertës së agjërimit. Së pari, peshkopi ose presidenti i degës i përdor këto para për të ndihmuar njerëzit në vetë lagjen ose degën tuaj, të cilët kanë nevojë për të blerë ushqim ose për të paguar për banesën. Më pas, nëse ka para të tjera, ofertat e agjërimit jepen për të ndihmuar njerëz në nevojë në zona të tjera.

Misionari i lagjes

Këtu dhuroni para për të mbështetur misionarë në lagjen ose degën tuaj.

Misionari i përgjithshëm

Këtu dhuroni para për të mbështetur misionarët dhe punën misionare në të gjitha zonat e Kishës.

Libri i Mormonit

Nëse do të dëshironit të ndihmonit për pagimin e kopjeve të Librit të Mormonit, i cili mund të ndihmojë për kthimin në besim të njerëzve në mbarë botën, dhuroni këtu.

Ndihmë humanitare

Sa herë që ka një katastrofë natyrore të përmasave të mëdha në botë, Kisha është e gatshme për të ndihmuar në sigurimin e pajisjeve emergjente. Fondi i Ndihmës Humanitare u dërgon gjithashtu ushqim njerëzve që vuajnë nga kequshqyerja e uria, si dhe u dërgon materiale arsimore fëmijëve në nevojë. Për shembull, kohët e fundit Fondi i Ndihmës Humanitare ndihmoi për vaksinimin e miliona fëmijëve afrikanë kundra fruthit.

Ndërtimi i tempullit

Nëse dëshironi të ndihmoni duke paguar për ndërtimin e tempujve nëpër botë, dhuroni këtu.

Arsimi i përhershëm

Në shumë zona të botës, një arsimim pas shkollës së mesme është i pamundur për shumë të rinj të rritur shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Fondi i Përhershëm Arsimor jep hua arsimore që studentë nga shumë vende të krijojnë një të ardhme më të shkëlqyer.

Të tjera

Dëshironi të paguani fatura për kampin e skautizmit, kampin e të Rejave apo për ndonjë aktivitet tjetër të sponsorizuar nga Kisha? Shkruajini këto fonde në kategorinë “Të tjera”. Edhe pse këto fonde në fakt nuk janë dhurime kjo kategori lejon që udhëheqësit e lagjes ose të degës t’i llogarisin paratë dhe t’ju japin një faturë.

“Një ditë, një grup burrash po flisnin me profetin Jozef Smith, kur erdhi lajmi se shtëpia e një vëllai të varfër … ishte djegur. Të gjithë shprehën keqardhje për atë që kishte ndodhur. Profeti dëgjoi disa çaste dhe më pas, ‘futi dorën në xhepin e tij, nxorri pesë dollarë dhe tha: “Unë ndiej keqardhje për këtë vëlla, sa të jap pesë dollarë; sa keqardhje ndieni ju të gjithë?”’ … Vitin e kaluar miliona prej jush iu përgjigjën brengës së të tjerëve me mënyrat tuaja, me zemër të butë dhe me ndihmën tuaj. Ju faleminderit për shkallën tuaj të jashtëzakonshme të bujarisë.”

Peshkopi H. Dejvid Bërton, Peshkop Kryesues i Kishës, “Tender Hearts and Helping Hands”, Liahona, 8 maj 2006.