2008
Plaku Karlos A. Godoi
Maj 2008


Plaku Karlos A. Godoi

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder Carlos A. Godoy

Familjarët tuaj mund të bëhen miqtë tuaj më të ngushtë”, thotë Plaku Karlos Augusto Godoi, i thirrur së fundmi në Kuorumin e Parë të të Shtatëdhjetëve. “Ju mund të largoheni nga miqtë tuaj të tjerë, por familja është gjithmonë aty.”

Plaku Godoi flet nga përvoja e tij. Për shkak të mundësive arsimore, pozitave profesionale dhe detyrave në Kishë, Plaku Godoi, bashkëshortja e tij, Monika Soares Brando, dhe katër fëmijët e tyre, kanë jetuar në shumë vende, përfshirë Porto Alegre të Brazilit, San Paulo të Brazilit, Provo të Jutas, SHBA dhe Belem të Brazilit.

Edhe përpara se detyrat ta dërgonin nëpër atdhe dhe jashtë tij, Plaku Godoi i vlerësonte lidhjet e ngushta familjare. Ndodhi atëherë kur po shoqëronte motrën e tij më të vogël në një aktivitet Kishe, që ai u prezantua për herë të parë me ungjillin e Jezu Krishtit. Ajo përvojë e bëri të takohej me misionarët dhe të pagëzohej një muaj më vonë.

Plaku Godoi lindi nga Moasir Godoi dhe Ivone Poersh Godoi, më 4 shkurt 1961, në Porto Alegre, Brazil. Ai u bashkua me Kishën më 1977 dhe më vonë shërbeu një mision me kohë të plotë në San Paulo. Ai dhe Monika, të cilën e takoi në një konferencë verore të rinisë pak pasi ai u bashkua me Kishën, u martuan më 1984 në Tempullin e San Paulos, Brazil.

Plaku Godoi e mori diplomën për shkenca ekonomike dhe politike nga Pontificia Universidade Katólika dhe një master për sjelljen organizative nga Universiteti “Brigam Jang”. Ai e kaloi karrierën e tij në pozicione të ndryshme në biznes, përpara se të hapte kompaninë e tij.

Plaku Godoi ka shërbyer si peshkop, këshilltar i lartë, president misioni dhe i Shtatëdhjetë Zone. Ai thotë se nëpërmjet këtyre mundësive për të shërbyer ai ka mësuar më shumë për procesin e “bërjes i përshtatshëm” dhe mezi pret të mësojë nga thirrja e tij e re.

“Unë kam një ndjesi papërshtatshmërie”, thotë ai, “por unë e di se Shpëtimtari po e udhëheq këtë punë dhe Ai mund të na ndihmojë të gjithëve ne të bëhemi më shumë si Ai.”