2008
Plaku F. Majkëll Uatson
Maj 2008


Plaku F. Majkëll Uatson

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder F. Michael Watson

Tridhjetë e tetë vjet pune të përditshme me apostujt dhe profetët vetëm se e kanë forcuar dëshminë e Plakut Frank Majkëll Uatson të Kuorumit të Parë të të Shtatëdhjetëve.

Plaku Uatson ka shërbyer si ndihmëssekretar e pastaj sekretar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve nga viti 1970 deri në 1972. Duke filluar nga viti 1972, ka shërbyer si ndihmëssekretar i Presidencisë së Parë dhe që nga prilli 1986 ka shërbyer si sekretar i Presidencisë së Parë.

“Ajo çka kam parë në atë ndërveprim vetjak e të përditshëm gjatë viteve, vetëm sa e ka rritur dëshminë time”, thotë ai. “Nuk ka dyshim në mendjen time që Perëndia jeton, Jezusi është Krishti dhe cilindo që Ai ka thirrur, është profeti i Tij për atë kohë.”

Plaku Uatson lindi më 9 mars 1943, në Spring Siti të Jutas, SHBA, nga Frank C. dhe Xhenil Bakster Uatson. Ai shërbeu mision kohëplotë në Misionin Verilindor Britanik nga viti 1962 deri më 1964, që u pasua nga shërbimi ushtarak nga viti 1966 deri më 1969, prej të cilëve një vit në Republikën e Vietnamit të Jugut. U diplomua në Universitetin Shtetëror të Jutës.

Ai u martua me Zholin Man më 3 shtator 1965 në Tempullin e Solt Lejkut. Ata janë prindërit e 12 fëmijëve. Ka shërbyer si president i kuorumit të pleqve, president i misionit të kunjit, peshkop, president kunji dhe si vulosës në Tempullin Bauntiful, Juta.

“Jam shoqëruar me Autoritete të Përgjithshme gjithë këto vite, por të jem njëri prej tyre, është një përvojë përulësie”, thotë ai. Pasi ka punuar me ta për kaq shumë kohë, Plaku Uatson ndihet i privilegjuar të jetë në një pozitë që të forcojë dëshmitë e të tjerëve për profetët e apostujt dhe për misionin e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.