2008
Plaku Hozé A. Teikseira
Maj 2008


Plaku Hozé A. Teikseira

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder José A. Teixeira

Plaku Hozé Augusto Teikseira i Kuorumit të Parë të të Shtatëdhjetëve qe pjesë e të korrave [të pagëzuarve] që u mblodhën kur misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme u lejuan në Portugali nga fundi i vitit 1975. Në vitin 1976 prindërit e tij, Fernando Teikseira dhe Benilde Teikseira, si dhe pjesa tjetër e familjes u njohën me ungjillin e rivendosur dhe e gjithë familja u pagëzua në 1977.

Përpara kësaj, Plaku Teikseira mori pjesë rregullisht në kishë, ndihmoi gjatë adhurimit dhe bëri gjithçka që pritej nga një besimtar i ri. Por ai kishte pyetje lidhur me besimin e tij.

Kur misionarët e ftuan të lexonte Librin e Mormonit dhe të lutej rreth tij, ai e bëri. “Ajo qe fillimi i dëshmisë sime për Librin e Mormonit dhe Jozef Smithin”, thotë ai.

Plaku Teikseira u lind më 24 shkurt 1961, në Vila Real, Portugali, por u rrit në qytetin e vjetër universitar të Koimbras, ku ai u bashkua me Kishën në moshën 16 vjeçare. Si të gjithë të kthyerit në besim, ai u përball me vendime mbi shoqërinë. Për fat të mirë, shokët e tij shpejt arritën të pranojnë standardet e reja të tij. “Ata e dinin se kur unë bashkohesha me ta, kishte disa gjëra që nuk mund të bëheshin”, kujton ai.

Pas shërbimit në Misionin e Portugalisë, Lisbonë, Plaku Teikseira u bashkua me Forcat Ajrore Portugeze dhe u vendos në Oeiras si pjesë e një njësie ndërkombëtare të NATO-s. Kur qe atje, ai u thirr si drejtori i marrëdhënieve të Kishës me publikun për të gjithë vendin. Në një mbledhje trajnimi ai takoi koordinatoren e marrëdhënieve me publikun të kunjit të Lisbonës, Filomena Lopes Teles Grilo, që gjithashtu jetonte në Oeiras. Ata u martuan në Tempullin e Bernës, Zvicër, më 5 qershor 1984 dhe janë prindërit e dy djemve dhe një vajze.

Plaku Teikseira ka fituar shkallë kualifikimi shkencor në financë dhe administrim biznesi dhe përpara kësaj thirrjeje kishte detyrë rregullatori ndërkombëtar për Kishën, me qendër në Frankfurt, Gjermani. Plaku Teikseira ka shërbyer si president distrikti, president kunji, i Shtatëdhjetë Zone dhe si president i Misionit të Brazilit, San Paolo Jugor.