2008
Plaku L. Uitni Klejton
Maj 2008


Plaku L. Uitni Klejton

Nga Presidencia e të Shtatëdhjetëve

Pamja
Elder L. Whitney Clayton

Bashkë me rritjen e tij në një familje të dashur, dy ngjarje kryesore në jetën e Plakut Lindon Uitni Klejton kanë sjellë gjithë ndryshimin, thotë ai. Njëra ishte shërbimi si misionar në Peru. E dyta ishte martesa me bashkëshorten e tij, Keti En Kip, më 3 gusht 1973, në Tempullin e Solt Lejkut. Ata janë prindër të shtatë fëmijëve.

“Fëmijët tanë me shaka thonë që koha kur jemi në shtëpi me Mamin dhe Babin, shpesh kthehet vetvetiu në një mbledhje shpirtërore familjare”, thotë Plaku Klejton. “Dhe ky është një përshkrim mjaft i saktë.” Familjes Klejton i pëlqen të ulen e të dikutojnë një shumëllojshmëri temash; gjithashtu u pëlqen të këndojnë së bashku.

Plaku Klejton lindi në Solt Lejk Siti të Jutas, SHBA, më 24 shkurt 1950, nga L. Uitni Klejton i Riu dhe Elizabet Taçstoun Klejton. U rrit në Uítier të Kalifornisë në SHBA, mori një diplomë në financë nga Universiteti i Jutas dhe një gradë juridike nga Universiteti i Paqësorit në Kaliforni.

Më 1970 u thirr të shërbejë në Misionin e Andeve në Peru. Ishte ky vendi ku ai mësoi të dashuronte studimin e shkrimeve të shenjta. “Një nga gëzimet e mëdha të jetës sime është një orë e qetë çdo ditë, duke studiuar shkrimet e shenjta”, thotë ai. “Gjej mjaft ngushëllim, paqe dhe udhëheqje në të.”

Plaku Klejton ka shërbyer si president dege, peshkop, këshilltar i presidentit të misionit dhe i Shtatëdhjetë Zone. Shërbimi si peshkop në një lagje spanjishtfolëse të Santa Anas në Kaliforni, “ishte një bekim i pamasë”, thotë ai. “Ai e shtoi aftësinë time për të parë se ata të cilët mbajnë urdhërimet, janë të lumtur.”

Të njëjtën gjë ai e ka gjetur të vërtetë në udhëtimet të tij si anëtar i Kuorumit të Parë të të Shtatëdhjetëve. “Pavarësisht se ku jetojnë njerëzit në këtë botë, Zoti do t’i bekojë, nëse ata mbajnë urdhërimet”, thotë ai. “Ata që e vënë besimin e tyre tek Ai, do të mësojnë se Ai do ta pasurojë jetën e tyre në çdo drejtim.”