2008
Plaku Markos A. Aidukaitis
Maj 2008


Plaku Markos A. Aidukaitis

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder Marcos A. Aidukaitis

Kur djali më i madh i Plakut Markos Antoni Aidukaitis ishte tetë vjeç, bëri një vizatim të familjes së tij për një detyrë shkollore. Atë kohë, Plaku Aidukaitis po shpenzonte orë të shumta si administrues i përgjithshëm i një kompanie në San Paulo të Brazilit. “Po punoja shumë dhe po udhëtoja në shumë vende përreth botës”, kujton ai.

Mungesa e Plakut Aidukaitis binte në sy tek vizatimi i të birit. “Ku është babai yt këtu? e pyeti djalin mësuesi. “Ohu, ai po punon”, u përgjigj ai.

Për Plakun Aidukaitis ajo ndodhi ishte një thirrje zgjimi. “Ndërrova punët dhe ndreqa ç’duhej ndrequr”, thotë ai, duke i përtërirë përpjekjet e tij që ta vinte familjen në vend të parë.

Plaku Aidukaitis lindi nga Antoni Aidukaitis dhe Maria Ditrih Aidukaitis, më 30 gusht 1959, në Porto Alegre të Brazilit. I ati, i pagëzuar më 1940, ishte anëtari i parë i Kishës në familjen e tij, siç ishte dhe bashkëshortja e Plakut Aidukaitis, Luiza Englert Aidukaitis. Plaku dhe Motra Aidukaitis u martuan më 13 janar 1986, më pak se një muaj pasi ai e pagëzoi. Ata u vulosën në Tempullin e Provos, Juta, në vitin pasues. Janë prindër të pesë fëmijëve.

Plaku Aidukaitis, i cili shërbeu në Misionin e Brazilit, San Paulo Jugor nga viti 1979 deri më 1981, thotë që misioni i tij i ndryshoi jetën. Ai i rriti dashurinë për Shpëtimtarin, e përgatiti për t’i shërbyer familjes dhe Atit të tij Qiellor dhe, thotë ai, “më dha kurajë të mësoj dhe pagëzoj bashkëshorten time”.

Mbas misionit ai mori diplomë në inxhinieri mekanike dhe master në Administrimin e Biznesit, të dyja nga Universiteti “Brigam Jang”, ku ai luante me ekipin e futbollit. Pas diplomimit shkoi të punonte si drejtues ekzekutiv për kompani shumëkombëshe, në fillim në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj në Brazil, duke hapur si përfundim aktivitetin e tij privat.

Para thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të të Shtatëdhjetëve, Plaku Aidukaitis shërbeu si president i Misionit të Brazilit, Brazilia, si i Shtatëdhjetë Zone, president kunji, veprimtar rajonal për mirëqenien dhe këshilltar i lartë.