2008
Plaku Rafael E. Pino
Maj 2008


Plaku Rafael E. Pino

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder Rafael E. Pino

Për Plakun Rafael Eduardo Pino, forca e dëshmisë së tij dhe fuqia e bindjes së tij që Jezusi është Krishti, lidhen me dy ngjarje kyçe. Njëra prej tyre ishte leximi për herë të parë i Librit të Mormonit në moshën 17 vjeçare.

“Misionarët më kërkuan të lexoja vetëm disa pjesë”, thotë ai, “por unë nuk mund të pushoja së lexuari. Unë e merrja me vete andej-këtej, kudo që shkoja. Sa herë që e lexoja, unë kisha po të njëjtat ndjenja gëzimi dhe paqeje. Unë jam dëshmitar që sistemi që vendosi Perëndia për të provuar vërtetësinë e Librit të Mormonit funksionon, tamam si thuhet tek Moroni 10. Unë mora një dëshmi që Libri i Mormonit është i vërtetë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.”

Ngjarja e dytë kyçe për Plakun Pino ishte shërbesa si një misionar me kohë të plotë në Misionin e Venezuelës, Marakaibo. Megjithëse Plaku Pino shërbeu në thirrje të shumta në Kishë përpara mbështetjes së tij në Kuorumin e Parë të të Shtatëdhjetëve, përfshirë peshkop, këshilltar i lartë, president kunji, president misioni dhe i Shtatëdhjetë Zone, ai me gjallëri thekson rëndësinë e shërbimit të tij misionar. “Çdo thirrje ndihmon në përgatitjen tuaj për shërbesë në të ardhmen,” thotë ai, “por gjërat që janë më të rëndësishme për mua, i kanë rrënjët e tyre në fushën e misionit. Unë akoma marr bekime ngaqë kam shërbyer në një mision me kohë të plotë.”

Plaku Pino lindi nga Arturo Pino dhe Jozefina Pino në Valencia, Venezuelë, më 27 tetor 1955. Ai mori një dëshmi kualifikimi për administrim në Karakas, Venezuelë. Plaku Pino ka punuar për Kishën në një larmi pozitash që prej 1980-ës. Ai dhe bashkëshortja e tij, Patricia Monika Vila Dasler, u vulosën në Tempullin e Uashingtonit (Distrikt i Kolumbias), më 31 mars 1981. Ata janë prindër të tre fëmijëve.