2008
Votimi Mbështetës i Drejtuesve të Kishës
Maj 2008


Votimi Mbështetës i Drejtuesve të Kishës

Vëllezër dhe motra, Presidenti Monson ka kërkuar që unë të trajtoj çështjen e asamblesë solemne për të cilën jemi mbledhur. Ky është një rast me kuptim të thellë për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në të gjithë botën.

Duke filluar që nga 10 tetori 1880, kur Xhon Teilëri u mbështet për të pasuar Brigam Jangun, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës, secili prej këtyre rasteve është emërtuar një asamble solemne zyrtare e organizmit të Kishës për të shprehur zërin e Kishës.

Do të votojmë sipas kuorumeve dhe grupeve. Kudo që të jeni, ju ftojmë të ngriheni në këmbë kur t’ju kërkohet dhe të shprehni duke ngritur dorën nëse zgjidhni të mbështesni ata persona, emrat e të cilëve do të paraqiten. Duhet të votoni vetëm kur t’ju kërkohet të ngriheni në këmbë.

Autoritetet e Përgjithshme të caktuara tek Tabernakulli dhe tek Salla e Asamblesë në Sheshin e Tempullit, do të vrojtojnë votimin në ato mbledhje. Në qendrat e kunjeve, një anëtar i presidencisë së kunjit do të vrojtojë votimin. Nëse do të ketë vota kundër, ne kërkojmë që të na njoftohen. Do të vijojmë tani me detyrën e kësaj asambleje solemne.

Presidencia e Parë, ju lutem ngrihuni.

Propozohet që Presidencia e Parë të mbështesë Tomas Spenser Monsonin, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë këtë.

Propozohet që Presidencia e Parë të mbështesë Henri Benion Ajring, si Këshilltar të Parë dhe Diter Fridrih Uhtdorf, si Këshilltar të Dytë në Presidencinë e Parë të Kishës.

Ata që janë dakord mund ta tregojnë këtë.

Propozohet që Presidencia e Parë të mbështesë Boid Kenet Paker, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Ata që janë dakord mund ta tregojnë këtë.

Propozohet që Presidencia e Parë të mbështesë si anëtarë të Dymbëdhjetë Apostujve: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Jozef B. Uirthlin, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, dhe D. Tod Kristoferson.

Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë këtë.

Propozohet që Presidencia e Parë të mbështesë këshilltarët në Presidencinë e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.

Ju lutem ta tregoni këtë.

Presidencia e Parë të uleni.

E ftojmë Plakun Kristoferson që tani të zerë vendin e tij me Kuorumin e të Dymbëdhjetëve.

Anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ju lutem të ngrihen në këmbë.

Propozohet që Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve të mbështesë Tomas Spenser Monson, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të të Dymbëdhjetëve siç janë prezantuar dhe votuar nga Presidencia e Parë.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni këtë.

Ju mund të uleni.

Anëtarët e Kuorumit të Parë dhe të Dytë të Shtatëdhjetëshes dhe Këshilli Peshkopit Kryesues, ju lutem ngrihuni.

Propozohet që anëtarët e Kuorumit të Shtatëdhjetëshes dhe Këshilli i Peshkopit Kryesues të mbështesin Tomas Spenser Monsonin, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të të Dymbëdhjetëve, siç janë paraqitur dhe votuar nga Presidencia e Parë.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni këtë.

Ju mund të uleni.

Sa vijon ju lutem ngrihuni, kudo që të jeni duke marrë pjesë nëpër botë: të gjithë të Shtatëdhjetët e Zonës, patriarkët e shuguruar dhe gjithë anëtarët e kuorumeve të priftërinjve të lartë dhe të pleqve.

Propozohet që Tomas Spenser Monson të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të të Dymbëdhjetëve siç janë paraqitur dhe votuar më sipër.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni këtë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë.

Ju lutem të uleni.

Ju lutem të ngriheni e gjithë Priftëria Aarone – që domethënë, gjithë priftërinjtë, mësuesit dhe dhjakët e shuguruar. Propozohet që Tomas Spenser Monson të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të të Dymbëdhjetëve siç janë paraqitur dhe votuar më parë.

Të gjithë ata që janë dakord, ju lutem tregojeni duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër mund ta tregojë po kështu.

Ju mund të uleni.

Gjithë anëtaret e Shoqatës së Ndihmës – që domethënë, gjithë gratë nga mosha 18 vjeç e sipër – ju lutem ngrihuni.

Propozohet që Tomas Spenser Monson të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të të Dymbëdhjetëve siç janë paraqitur dhe votuar më parë.

Të gjithë ata që janë dakord, ju lutem tregojeni duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër mund ta tregojë në të njëjtën mënyrë.

Ju mund të uleni.

Të gjitha të rejat – që domethënë, të gjitha të rejat nga mosha 12 deri 18 vjeç – ju lutem ngrihuni.

Propozohet që Tomas Spenser Monson të mbështetet si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të të Dymbëdhjetëve siç janë paraqitur dhe votuar më parë.

Të gjithë ata që janë dakord, ju lutemi tregojeni duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër mund ta tregojë në të njëjtën mënyrë.

Ju mund të uleni.

Tani, e gjithë anëtarësia, kudo që është mbledhur, përfshirë ata që u ngritën më parë, ju lutem ngrihuni. Propozohet që ne të mbështesim Tomas Spenser Monsonin, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, së bashku me këshilltarët e tij dhe anëtarët e Kuorumit të të Dymbëdhjetë Apostujve siç janë paraqitur dhe votuar më sipër.

Të gjithë ata që janë dakord, ju lutem tregojeni duke ngritur dorën.

Ndonjë kundër mund ta tregojë po kështu.

Ju të gjithë mund të uleni.

Tani do të qëndrojmë të ulur ndërsa lirojmë dhe mbështesim të tjerë Autoritete të Përgjithshëm, të Shtatëdhjetë të Zonës dhe presidenci të përgjithshme të shoqatave të ndihmës të Kishës.

Propozohet që të lirojmë Plakun D. Tod Kristoferson si anëtar të Presidencisë së Kuorumit të Shtatëdhjetëshes.

Ata që mund të bashkohen me ne në një votim vlerësimi, ju lutem ta tregojnë atë.

Propozohet që ne të lirojmë të Shtatëdhjetët e Zonës të mëposhtëm, duke filluar nga 1 maji 2008: A. Venânsio Kaleira, MarKo A. Kardenas, Hosé A. Kastro, Zherald Kosé, Luis G. Shaverri, Timoti J. Dyshes, Zhem Ferreira, Hosé A. Garsía, Francisko I. Hímenez, Karlos A. Godoi, Xheims J. Hamula, Frederik C. Ihezien, Glen O. Jenson, Robert Koh, Kuen (Toni) Ling, Riçard D. Mei, Ros H. MekEahran, Jasuo Nijama, Timoti M. Olson, Fernando D. Ortega, Luixhi S. Peloni, Rafael E. Pino, Gelson Picirani, AleHandro M. Robles, Gerold Rot, M. Gonzalo Sepúlveda, Su Kiong Tan, Entoni R. Tempëll, Leri Y. Uilson, Cung Ting (Jared) Jang, Uilli F. Cucunaga.

Ata që duan të bashkohen me ne në shprehjen e mirënjohjes tonë për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregoni atë.

Propozohet që ne të lirojmë Motrat Suzan W. Taner, Elen S. Dalton, dhe Meri N. Kuk si presidencia e përgjithshme e Të Rejave. Gjithashtu lirojmë edhe gjithë anëtaret e bordit të përgjithshëm të Të Rejave.

Ata që duan të bashkohen me ne në shprehjen e mirënjohjes tonë për shërbimin dhe përkushtimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregoni atë.

Propozohet që ne të mbështesim Plakun L. Uitni Klejton si anëtar të Presidencisë të Kuorumeve të të Shtatëdhjetëve.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni.

Ata kundër, nëse ka, mund ta tregojnë gjithashtu.

Propozohet që ne të mbështesim si anëtarë të rinj të Kuorumit të Parë të Shtatëdhjetëshes Uilliam R. Uolker, Kreg C. Kristensen, MarKos A. Aidukaitis, Zherald Kosé, Lorens E. Korbrixh, Eduardo Gavarret, Karlos A. Godoi, Xheims J. Hamula, Alen F. Paker, Kevin W. Pirson, Rafael E. Pino, Geri E. Stivenson, Hosé A. Teikseira, F. Majkëll Uatson dhe Horge F. Zeballos dhe si anëtarë të rinj të Kuorumit të Dytë të Shtatëdhjetëshes Ted R. Kalister dhe Kent D. Uatson.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni.

Nëse ka ndonjë kundër, ta tregojë me të njëjtën shenjë, ju lutem.

Propozohet që të mbështesim sa vijon si Të Shtatëdhjetët e rinj të Zonave: Pedro E. Abularak, Koishi Aojagi, Huan C. Barros, Kolin H. Briknell, Viktor Kah Keng Çen, Kuo Çiang Çung, J. Devn Kornish, Uin R. Djusnap, Metju J. Ajring, G. Guilejmo Garsia, Robert C. Gei, Alfredo L. Xhesati, Xheimss B. Gibson, Hulio C. González, Paulo H. Itinose, Daglas W. Xhesop, Faustino López, Deklan O. Madu, Per G. Malm, Fernando Maluenda, Xheims B. Martino, Sergei N. Mikulin, Abelardo Morales, W. T. David Murei, Satoshi Nishihara, Norbert K. Ounleu, Mishel D. Pikerd, Anatoli K. Reshetnikov, Uilliam F. Reinolds, Majkëll A. Roberts, Fernando A. R. Da Rosha, A. Rikardo, Sant’Ana, Robert B. Smith, Izrael A. Tolentino, Ruben D. Torres, J. Romeo Vilarreal, Luis Vaidman, Çi Hong (Sam) Vong.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni.

Ndonjë kundër.

Propozohet që të mbështesim Elen S. Dalton si presidenten e re të përgjithshme të Të Rejave me Meri N. Kuk si këshilltare e parë dhe En M. Dib si këshilltare e dytë.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni.

Ndonjë kundër mund ta tregojë po ashtu.

Propozohet që ne të mbështesim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, të Shtatëdhjetët e Zonës dhe presidencitë e përgjithshme të organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë këtë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë.

President Monson, për aq sa kam mundur të vërej, votimi në Qendrën e Konferencave ka qenë unanim në favor të propozimeve të bëra.

Faleminderit, vëllezër dhe motra, për votimin tuaj mbështetës, besimin, përkushtimin dhe lutjet tuaja.

I ftojmë anëtarët e sapo thirrur të Shtatëdhjetëshes dhe presidencisë së përgjithshme të Të Rejave, të dalin përpara dhe të zënë vendin e tyre në podium.