2008
Udha
Nëntor 2008


Udha

Ka vetëm një udhë drejt lumturisë dhe plotësisë. Jezu Krishti është Udha.

Pamja
Elder Lawrence E. Corbridge

Jezu Krishti, Alfa dhe Omega, Fillimi dhe Fundi

“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. …

Në atë ishte jeta; dhe jeta ishte drita e njerëzve.”1

Ai tha: “Unë jam Alfa dhe Omega, Krishti Zoti; po madje unë jam ai, fillimi dhe fundi, Shëlbuesi i botës.”2

Ai tha: “Kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme.”3

Ai tha: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri; dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.”4

Ai tha: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.”5

Ai tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.

Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë.”6

Ai tha: Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.”7

Jezu Krishti është Udha. Ai është Drita dhe Jeta, Buka dhe Uji, Fillimi dhe Fundi, Ringjallja dhe Jeta, Shpëtimtari i botës, e Vërteta dhe Udha.

Ka vetëm një udhë drejt lumturisë dhe plotësisë. Ai është Udha. Çdo udhë tjetër, cilado udhë tjetër, çfarëdo udhë tjetër, është marrëzi.

Ai ofron një burim uji të gjallë. Ose ne pimë dhe kurrë nuk kemi më etje, ose nuk pimë dhe marrëzisht mbetemi të etur.

Ai është Buka e Jetës. Ose ne hamë dhe nuk jemi më të uritur, ose nuk hamë dhe marrëzisht mbetemi ende të dobët dhe të uritur.

Ai është Drita e Botës. Ose ne ndjekim Atë dhe shohim qartë, ose nuk e ndjekim dhe marrëzisht mbetemi të verbër dhe ende në errësirë.

Ai është Ringjallja dhe Jeta. Ai tha: “Fjalët që po ju them [ato] janë frymë dhe [ato janë] jetë.”8 Ose ne mësojmë nga Ai dhe kemi jetë më të begatë9 ose nuk mësojmë dhe marrëzisht mbetemi ende të vdekur.

Ai është Shpëtimtari i botës. Ose ne pranojmë bekimet e Shlyerjes së Tij dhe bëhemi të pastër e të dëlirë, të denjë të kemi Shpirtin e Tij, ose nuk pranojmë dhe marrëzisht mbetemi vetëm dhe ende të ndyrë.

Ai është Udha.

Nuk ka Tjetër Perëndi

“Ne besojmë në Perëndinë, Atin e Përjetshëm, dhe në Birin e Tij, Jezu Krishtin, dhe në Frymën e Shenjtë.”10 Plani i Atit u zbatua nga Biri që ne të mund të kemi Shpirtin e Frymës së Shenjtë. Udha e Atit është udha e Birit. Ai tha: “Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.”11

Vetëm Perëndia mund të na mbështesë ne. Vetëm Ai mund të bëjë zemrat tona të rrahin dhe të na japë frymëmarrje. Vetëm Ai mund të na ruajë dhe mbrojë. Vetëm Ai mund të na japë forcë të durojmë barrën e jetës. Vetëm Ai mund të na japë fuqi, njohuri, paqe dhe gëzim. Vetëm Ai mund t’i falë mëkatet tona. Vetëm Ai mund të na shërojë. Vetëm Ai mund të na ndryshojë dhe të farkëtojë një shpirt të perëndishëm. Vetëm Ai mund të na sjellë përsëri në praninë e Tij. Dhe Ai do t’i bëjë të gjitha këto dhe më shumë, nëse ne vetëm e kujtojmë Atë për të mbajtur urdhërimet e Tij. Çfarë do të bëjmë pra? Ne do ta kujtojmë Atë për të mbajtur urdhërimet e Tij. Është e vetmja gjë inteligjente për të bërë.

Jezusi Pagëzon me Frymën e Shenjtë

Gjoni Pagëzori tha se megjithëse ai pagëzoi me ujë, Jezusi erdhi të pagëzojë “me Frymën e Shenjtë”12.

Asgjë në këtë jetë nuk është më e vlefshme se dhurata hyjnore e Frymës së Shenjtë. Ky është burimi i gëzimit, paqes, njohurisë, forcës, dashurisë dhe çdo gjëje tjetër të mirë. Bashkë me Shlyerjen është fuqia nga e cila ne mund të ndryshojmë dhe të bëhemi të fortë kur ne jemi të dobët. Bashkë me priftërinë është fuqia me anë të së cilës martesat dhe familjet vulosen së bashku përjetësisht.13 Kjo është fuqia nëpërmjet së cilës Zoti u shfaq Veten atyre të cilët besojnë në Të.14 Çdo gjë e mirë varet nga marrja dhe mbajtja e fuqisë së Frymës së Shenjtë në jetën tonë. Çdo gjë varet nga këto.

Për këtë qëllim, Jezu Krishti hyri në një kopsht të quajtur Gjetseman, ku Ai mposhti mëkatin për ne. Ai mori mbi Vete mëkatet tona. Ai vuajti ndëshkimin e gabimeve tona. Ai pagoi çmimin e arsimimit tonë. Unë nuk e di se si e bëri Ai atë që bëri. Unë di vetëm që Ai bëri dhe sepse Ai bëri, ju dhe mua mund të na falen mëkatet që ne të mund të pajiseshim me fuqinë e Tij. Çdo gjë varet nga ajo. Ne, pra, ç’të bëjmë? Ne do të “marri[m] mbi vete emrin e Birit dhe gjithmonë ta kujtoj[m]ë atë e të zbatoj[m]ë urdhërimet që ai [na] ka dhënë…, që të mund të ke[mi] gjithmonë Shpirtin e tij me [ne]”15. Çdo gjë varet nga ajo.

“Zgjedha Ime Është e Ëmbël dhe Barra Ime Është e Lehtë”

Një nga filozofitë më të njohura dhe tërheqëse të njeriut është të jetosh sipas qejfit, të bësh punët e tua, të jesh vetvetja, të mos i lejosh të tjerët të të thonë çfarë të bësh. Por Zoti tha: “Unë jam Udha”16. Ai tha: “Më [ndiqni]”17. Ai tha: “Çfarë lloj njerëzish duhet të jeni? Në të vërtetë, unë ju them juve, madje siç jam unë.”18

Mos mendoni se nuk mundeni. Ne mund të mendojmë se nuk mund ta ndjekim Atë vërtet, pasi standardi i jetës së Tij është aq mahnitshëm i lartë, saqë duket i paarritshëm. Ne mund të mendojmë se është tepër i vështirë, tepër i lartë, tepër shumë, përtej kapacitetit tonë, të paktën për tani. Kurrë mos e besoni këtë. Ndërsa standardi i Zotit është më i larti, as mos e mendoni se është i arritshëm vetëm nga pak të zgjedhur, të cilët janë më të zotët.

Në këtë rast të veçantë përvoja e jetës na çorienton. Gajtë jetës ne mësojmë që arritjet më të larta, në çfarëdo përpjekje njerëzore, janë gjithmonë më të vështirat dhe, si rrjedhim, të arritshme vetëm nga pak të zgjedhur që janë më të aftët. Sa më i lartë të jetë standardi, aq më pak njerëz mund ta arrijnë atë.

Por këtu nuk është ky rast pasi, ndryshe nga çdo përvojë tjetër në këtë jetë, kjo nuk është një përpjekje njerëzore. Më saktë kjo është puna e Perëndisë. Kjo është puna e Perëndisë dhe kjo është “lavdia [e Tij]—të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut”19. Nuk ka asgjë si ajo. Askund. Asnjëherë.

Asnjë institucion, plan, program apo sistem tjetër i krijuar ndonjëherë nga njeriu nuk ka akses tek fuqia shëlbuese dhe shndërruese e Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe dhurata e Frymës së Shenjtë. Prandaj, ndërsa ftesa e Zotit për të ndjekur Atë është më e larta e të gjithave, ajo është gjithashtu e arritshme nga çdo njeri, jo sepse ne jemi të aftë, por sepse Ai është, dhe sepse Ai mund të na bëjë ne të aftë gjithashtu. “Ne besojmë se nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit, i gjithë njerëzimi [çdo njeri, i gjallë dhe i vdekur] mund të shpëtohet, me anë të bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të Ungjillit.”20

Udha e Zotit nuk është e vështirë. Jeta është e vështirë, jo ungjilli. “[Ka] një kundërshtim në të gjitha gjërat”21 kudo, për çdonjërin. Jeta është e vështirë për të gjithë ne, por jeta është gjithashtu e thjeshtë. Ne kemi vetëm dy zgjedhje.22 Ne ose mund të ndjekim Zotin, dhe të pajisemi me fuqinë e Tij, dhe të kemi paqe, dritë, forcë, njohuri, vetëbesim, dashuri dhe gëzim, ose mund të shkojmë në ndonjë udhë tjetër, cilado udhë tjetër, çfarëdo udhë tjetër dhe ta jetojmë jetën vetëm – pa mbështetjen e Tij, pa fuqinë e Tij, pa udhëheqje, në errësirë, trazirë, dyshim, hidhërim dhe dëshpërim. Dhe unë pyes, cila udhë është më e thjeshta?

Ai tha: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.

Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë … dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaja.

Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!”23

Jeta është e vështirë, por jeta është e thjeshtë. Kaloni në shteg dhe kurrë, asnjëherë mos u dorëzoni. Ju kurrë mos u dorëzoni. Ju vetëm vazhdoni të ecni. Ju mos hiqni dorë dhe ju do ta bëni atë.

Ka vetëm një udhë drejt lumturisë dhe plotësisë. Jezu Krishti është Udha. Çdo udhë tjetër, cilado udhë tjetër, çfarëdo udhë tjetër, është marrëzi.

Unë jap dëshmi për Të, madje Jezu Krishtin, se Ai është Biri i Perëndisë së gjallë, Ai është Buka e Jetës, Ai është e Vërteta, Ai është Ringjallja dhe Jeta, Ai është Shpëtimtari dhe Drita e Botës. Ai është Udha, Udha e vetme.

Paçim arsyen e shëndoshë që ta ndjekim Atë. Në emrin e Tij të shenjtë, madje të Jezu Krishtit, amen.

Shënime

  1. Gjoni 1:1, 4.

  2. DeB 19:1.

  3. Gjoni 4:14.

  4. Gjoni 6:35.

  5. Gjoni 8:12.

  6. Gjoni 11:25–26.

  7. Gjoni 14:6.

  8. Gjoni 6:63.

  9. Shih Gjoni 10:10.

  10. Nenet e Besimit 1:1.

  11. Eksodi 20:3.

  12. Gjoni 1:33.

  13. Shih DeB 132:7, 19.

  14. Shih 2 Nefi 26:13.

  15. DeB 20:77.

  16. Gjoni 14:6.

  17. Marku 8:34.

  18. 3 Nefi 27:27.

  19. Moisiu 1:39.

  20. Nenet e Besimit 1:3.

  21. 2 Nefi 2:11.

  22. Shih Moroni 7:15–17.

  23. Mateu 11:28–30.