2008
Ata na Folën Neve
Nëntor 2008


Ata na Folën Neve

Ta Bëjmë Konferencën Pjesë të Jetës Sonë

Si do t’i bëni pjesë të jetës suaj dhe të jetës së pjesëtarëve të familjes tuaj mësimet e konferencës së përgjithshme? Merrni parasysh që të përdorni disa nga këto pohime dhe pyetje si pikënisje për diskutim dhe meditim vetjak.

Ju gjithashtu mund t’i lexoni, dëgjoni apo shihni bisedat e konferencës në faqen e internetit www.lds.org.

Për Fëmijët

  • “Qofshim qytetarë të mirë të kombeve ku jetojmë dhe fqinj të mirë në komunitetet tona, duke u shfaqur miqësi njerëzve të besimeve të tjera, po ashtu si atyre të besimit tonë.” – Presidenti Tomas S. Monson (shih faqen 106).

  • “Fëmijët e Perëndisë kanë më shumë gjëra të përbashkëta sesa ndryshime. … Perëndia do të na ndihmojë të shohim një ndryshim tek dikush tjetër jo si një burim acarimi, por si një kontribut. Zoti mund t’ju ndihmojë të shihni dhe të vlerësoni atë që sjell një person tjetër, që juve ju mungon.” – Presidenti Henri B. Ajring (shih faqen 68).

  • “Duke studiuar shkrimet e shenjta, duke folur me Atin tonë Qiellor çdo ditë [dhe] duke u angazhuar të mbajmë urdhërimet e Perëndisë, … ne arrijmë shpresën.” – Presidenti Diter F. Uhtdorf (shih faqen 21).

Për të Rinjtë

  • Presidenti Henri B. Ajring na mësoi mbi ndërtimin e unitetit duke i folur sjellshëm njëri-tjetrit: “Unë mund t’ju premtoj një ndjenjë paqeje dhe gëzimi kur ju flisni me zemërgjerësi për të tjerët në Dritën e Krishtit ” (shih faqen 68).

  • “Të rinj, [mbledhja e sakramentit] nuk është kohë për biseda me pëshpërima në celular apo për t’iu dërguar mesazhe personave në vende të tjera” tha Plaku Dallin H. Ouks (shih faqen 17).

  • Elen S. Dalton tha: “Unë vërtet besoj se një e re apo i ri i virtytshëm, i udhëhequr nga Shpirti, mund të ndryshojë botën, por me qëllim që ta bëjmë këtë, duhet të kthehemi tek virtyti” (shih faqen 78).

  • Për të lexuar përvoja të të rinjve nga konferenca, shkoni tek faqja e internetit newera.lds.org.

Për të Rriturit

  • Presidenti Bojd K. Paker rrëfeu disa nga sprovat që përballën shenjtorët e hershëm të ditëve të mëvonshme (shih faqen 88). Si i forcoi besimi i tyre gjatë këtyre sprovave? Si mund t’ju forcojë juve besimi juaj? (Për ide të tjera, shih bisedën e Plakut Robert D. Hejls, në faqen 72.)

  • Plaku D. Tod Kristoferson dalloi tre gjëra që na duhen me qëllim që të jemi një popull Sioni (shih faqen 37). Bëni një listë të mënyrave se si mund të përparoni në secilën prej këtyre fushave.

  • Plaku M. Rasëll Ballard dhe Silvia H. Ollred folën për ungjillin që po përhapet nëpër kombet e tokës (shih faqet 81 dhe 10). Gjithashtu, në fjalën e tij të hapjes, Presidenti Tomas S. Monson tha: “Unë ju shtyj të luteni për hapjen e atyre zonave [ku ne nuk na lejohet të ndajmë lirisht ungjillin], që ne të mund të ndajmë atje gëzimin e ungjillit.” Në se ju kujtohet kur Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985) ndau një këshillë të ngjashme, flisni mbi përvojën tuaj gjatë zbatimit të asaj këshille. Çfarë keni vënë re lidhur me rritjen e Kishës në vetë zonën tuaj? Bisedoni me familjen tuaj për t’u lutur së bashku, që të jepen mundësi që ungjilli të predikohet edhe në vende të tjera.

  • Çfarëdo sprovash mund të përballim, Ati Qiellor nuk do të na lërë vetëm (shih bisedat në faqet 21, 29, 32, 41, 75 dhe 102). Si e keni parë Atin Qiellor t’u përgjigjet lutjeve tuaja ndërsa përballeni me situata të vështira?