2009
Ai Është Ngritur
Prill 2009


Ai Është Ngritur

Pas Ringjalljes së Shpëtimtarit, Zoti u shërbeu shumë vetëve në Tokën e Shenjtë (shih faqet 8–11) dhe në Amerikat (shih faqet 12–13). Në kohët e lashta, shumë dhanë dëshmi për Krishtin e gjallë siç bëri Profeti Jozef Smith në kohët moderne: “Dhe tani, pas shumë dëshmive që janë dhënë për të, kjo është dëshmia, e fundit e të gjithave, që ne japim për të: Se Ai jeton!” (DeB 76:22).

Pamja
He Is Risen

Sipër: Ai Është Ngritur, nga Del Parson

Krerët e priftërinjve dhe skribët “do t’ua dorëzojnë [Krishtin] … paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet” (Mateu 20:19).

Pamja
He Is Not Here

Djathtas: Ai Nuk Është Këtu, nga Walter Rane

“Ai nuk është këtu, sepse u ringjall” (Mateu 28:6).

Pamja
As It Began to Dawn

Sipër: Kur po Zbardhte, nga Elspeth Young

“Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin” (Mateu 28:1).

Pamja
Easter Morning

Sipër: Mëngjes Pashke, nga William F. Whitaker Jr.

“Jezusi i tha: ‘Mari!’ Dhe ajo atëherë u kthye dhe i tha: ‘Rabboni!’, që do të thotë: Mësues” (Gjoni 20:16).

Pamja
The Three Marys at the Tomb

Poshtë: Tre Mariet tek Varri, nga William-Adolphe Bouguereau

“Panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura” (Marku 16:5).

Pamja
The Garden Tomb

Sipër: Kopshti i Varrit, nga Linda Curley Christensen

“Një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit” (Mateu 28:2).

Pamja
The Disciples Peter and John Running to the Sepulchre

Djathtas: Dishepujt Pjetri dhe Gjoni Duke Vrapuar tek Varri, nga Dan Burr

“Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë. …

Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri” (Gjoni 20:3–4).

Pamja
The Doubtful Thomas

Sipër: Thomai Mosbesues, nga Carl Heinrich Bloch

Krishti i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; … dhe mos ji mosbesues, por besues” (Gjoni 20:27).

Pamja
The Resurrected Christ in Galilee

Djathtas: Krishti i Ringjallur në Galile, nga Gary Smith

“Pastaj Jezusi u afrua [të njëmbëdhjetë dishepujve] dhe u foli …

‘Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt’” (Mateu 28:18–19).

Pamja
Feed My Sheep

Sipër: Kulloti Delet e Mia, nga Kamille Corry

“‘Simon nga Jona, a më do ti mua?’ Iu përgjigj: ‘Po, Zot, ti e di se unë të dua.’… Jezusi i tha: ‘Kulloti delet e mia’” (Gjoni 21:16–17).

Pamja
Christ on the Road to Emmaus

Poshtë: Krishti në Rrugën për në Emaus, nga Greg Olsen

“Por ata e detyruan duke thënë: ‘Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron.’ Edhe ai hyri që të rrijë me ta” (Lluka 24:29).

Pamja
The Ascension of Jesus

Djathtas: Ngjitja e Jezusit, nga Harry Anderson

“Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell” (Lluka 24:51).

Pamja
Christ Appearing in the Western Hemisphere

Poshtë: Shfaqja e Krishtit në Hemisferën Perëndimore, nga Arnold Friberg

“Dhe ndodhi që pasi kuptuan, ata ngritën përsëri sytë lart drejt qiellit; dhe vini re, panë [Krishtin] duke zbritur nga qielli” (3 Nefi 11:8).

Pamja
Samuel the Lamanite Prophesies

Sipër: Samuel Lamaniti Profetizon, nga Arnold Friberg

Ata Nefitë që nuk besuan “hodhën gurë kundër tij mbi mur dhe gjithashtu shumë të tjerë e qëlluan me shigjeta” (Helamani 16:2).

Pamja
Christ in the Land Bountiful

Djathtas: Krishti në Vendin Begati, nga Simon Dewey

“Turma shkoi përpara … dhe ndien gjurmët e gozhdëve në duart e tij … dhe dëshmuan se ishte [Krishti]” (3 Nefi 11:15).

Pamja
Bring Forth the Record

Majtas: Sillni Analin, nga Robert T. Barrett

“Po, Zot, Samuel [Lamaniti] profetizoi sipas fjalëve të tua dhe ato të gjitha u përmbushën.

Dhe Jezusi u tha atyre: Si është e mundur që nuk e keni shkruar këtë gjë?” (3 Nefi 23:10–11).

Pamja
Christ and the Book of Mormon Children

Poshtë: Krishti dhe Fëmijët e Librit të Mormonit, nga Del Parson

“[Krishti] qau dhe turma e dëshmoi këtë gjë dhe ai i mori fëmijët e tyre të vegjël, një nga një, dhe i bekoi” (3 Nefi 17:21).

Pamja
Christ Praying with the Nephites

Majtas: Krishti Duke u Lutur me Nefitët, nga Ted Henninger

“Dhe askush nuk mund ta kuptojë gëzimin që mbushi shpirtrat tanë kur e dëgjuam [Krishtin] t’i lutej Atit për ne” (3 Nefi 17:17).

Pamja
Jesus Christ Visits the Americas

Poshtë: Jezu Krishti Viziton Amerikat, nga John Scott

“Dhe [nefitët] ranë te këmbët e Jezusit dhe e adhuruan atë” (3 Nefi 11:17).

Djathtas: Dishepujt Pjetri dhe Gjoni Duke Vrapuar tek Varri Mëngjesin e Ringjalljes, nga Eugène Burnand

“Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë. …

Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri” (Gjoni 20:3–4).

Background © Dover Publications Inc.