2009
Pyetje dhe Përgjigje mbi Organizimin e Kishës
Prill 2009


Pyetje dhe Përgjigje mbi Organizimin e Kishës

Përse Kisha e ka marrë emrin nga Jezusi?

Jezusi tha se e ka marrë emrin nga Ai, sepse është Kisha e Tij (shih 3 Nefi 27:8). Ai e organizoi atë që të na ndihmojë të kthehemi tek Ati Qiellor. Jezu Krishti është kreu i Kishës.

Çfarë do të thotë “ditë të mëvonshme”?

Jezusi tha: “Sepse kështu do të quhet kisha ime në ditët e fundit, madje Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” (DeB 115:4). “Ditë të mëvonshme” do të thotë ditët e fundit, koha që ne jetojmë pikërisht tani.

Çfarë do të thotë “shenjtorë”?

“Shenjtorë” do të thotë anëtarë të Kishës së Krishtit. Shkrimet e shenjta na tregojnë për shenjtorët në shumë periudha kohore.

Kohë të Dhiatës së Vjetër: Ligji i Përtërirë 33:3; Psalmeve 30:4

Kohë të Dhiatës së Re: 1 Korintasve 1:2

Kohë të Librit të Mormonit: 1 Nefi 14:14; Moroni 8:26

Kohë të Jozef Smithit: Doktrina e Besëlidhje 57:1; 84:2

Sot anëtarët e Kishës gjithashtu quhen shenjtorë.

Si e organizoi Jezu Krishti Kishën e Tij?

Jezusi e organizoi Kishën e Tij kur jetoi në tokë, kur vizitoi kontinentin amerikan dhe kur e rivendosi atë me anë të Profetit Jozef Smith. Secilën herë ai zgjodhi Dymbëdhjetë Apostuj apo dishepuj për ta ndihmuar që të ndërtonte mbretërinë e Perëndisë në tokë duke dhënë mësim ungjillin (shih Marku 16:14–15; 3 Nefi 12:1).

Jezusi gjithashtu thërret një profet që të udhëheqë Kishën. Presidenti i Kishës është profeti. Jezusi e thirri Jozef Smithin si profetin e parë në ditët e mëvonshme. Tomas S. Monsoni është Presidenti i 16-të i Kishës. Profeti është i vetmi person që mund të marrë zbulesë për të gjithë Kishën.

Dymbëdhjetë Apostuj në kohët e Dhiatës së Re

Dymbëdhjetë dishepuj në kohët e Librit të Mormonit

Dymbëdhjetë Apostuj sot

Pamja
Prophet Joseph Smith

Jozef Smithi, Presidenti i parë i Kishës

Pamja
President Thomas S. Monson

Tomas S. Monsoni, Presidenti i 16-të i Kishës.

Profetë të ditëve të mëvonshme

Si e ndihmojnë Jezusin udhëheqësit e Kishës sonë?

Të gjithë udhëheqësit e Kishës e ndihmojnë Jezusin duke u shërbyer anëtarëve të tjerë të Kishës.

Profeti drejton Dymbëdhjetë Apostujt.

Apostujt drejtojnë Kuorumet e të Shtatëdhjetëve.

Kuorumet e të Shtatëdhjetëve ndihmojnë Apostujt që t’u japin mësim presidentëve të kunjeve dhe distrikteve.

Presidentët e kunjeve dhe distrikteve ndihmojnë peshkopët dhe presidentët e degëve.

Në lagje dhe degë, peshkopët dhe presidentët e degëve drejtojnë presidentet e Shoqatës së Ndihmës, presidentët e Të Rinjve dhe Të Rejave, presidentët e Fillores, presidentët e Shkollës të së Dielës, mësuesit e shtëpisë dhe të mësimit të vizitave si dhe udhëheqës të tjerë.

Udhëheqësit dhe mësuesit në lagje dhe degë na shërbejnë ne të gjithëve.

Si mund ta ndihmoni ju Jezusin?

Ju e ndihmoni Jezusin kur mbani urdhërimet e Tij. Ju e ndihmoni Atë duke ndjekur profetin. Ju e ndihmoni Atë kur mësoni për Të duke frekuentuar kishën dhe duke lexuar shkrimet e shenjta. Ju e ndihmoni Atë kur zgjidhni të drejtën. Duke bërë këto gjëra, ju po përgatiteni të jeni një udhëheqës i ardhshëm në Kishën e Tij, në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Shihni Duart dhe Këmbët e Mia, nga Harry Anderson; Tre Nefitët, nga Gary L. Kapp; ilustrim fotografik nga Welden C. Anderson; detaj i Jozef Smith i Riu, me mirësinë e Community of Christ Archives, Independens, Misuri; fotografi e Presidentit Monson nga David Newman.