2009
Pyetje dhe Përgjigje
Prill 2009


Pyetje dhe Përgjigje

“Prindërit e mi nuk janë aktivë në Kishë. Si të qëndroj i fortë pa mbështetjen e tyre?”

Kjo është një situatë e vështirë pasi prindërit janë zakonisht ata nga të cilët ne shohim për udhëzim dhe drejtim. Por ka gjëra të cilat ju mund t’i bëni që të qëndroni i fortë dhe bërja e këtyre gjërave, do t’ju ndihmojë të jeni një shembull i mirë për prindërit tuaj.

Që të ftoni frymëzimin në jetën tuaj, vazhdoni të luteni dhe të studioni shkrimet e shenjta. Ati Qiellor i dëgjon lutjet tuaja dhe do t’u përgjigjet atyre.

Drejtohuni te të afërt të tjerë ose tek anëtarë të Kishës për shembull dhe mbështetje që mund t’ju nevojitet. Për shembull, u kërkoni mësuesve të shtëpisë ose peshkopit apo presidentit të degës një bekim nga priftëria, nëse nuk ka mbajtës të denjë të priftërisë në shtëpinë tuaj.

Ju mund të forconi motrat e vëllezërit tuaj dhe prindërit me shembullin e besimit tuaj. Ju mund të jeni në gjendje të keni mbrëmje familjare, lutje familjare ose studim familjar të shkrimeve të shenjta me vëllezërit dhe motrat tuaja. Prindërit tuaj mundet madje të duan të bashkohen me ju.

Më e rëndësishmja, vazhdoni të doni prindërit tuaj. Mos i gjykoni ata. Më mirë, jini i këndshëm dhe i durueshëm. Ata përsëri kanë nevojë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj, njësoj si juve keni nevojë për të tyren.

Lutuni për Prindërit Tuaj

Ftoni prindërit tuaj në lutje familjare. I ftoni ata në veprimtari të Kishës. Organizoni mbrëmje familjare. Lutuni shumë për ta dhe përpiquni të jeni një shembull i mirë. Kjo mënyrë do të forcojë familjen tuaj dhe dëshminë tuaj, ju do të ndiheni më mirë dhe Zoti do t’ju ndihmojë të qëndroni i fortë në Kishë. Bëjeni atë me besim dhe përkushtim dhe Ai do t’u përgjigjet lutjeve tuaja.

Sonja B., 20 vjeç, Yukatán, Meksikë

Mos u Dorëzo

Babai im nuk është anëtar, ndërsa nëna me motrat e mia nuk janë aktive. Më lëndon që ata i shpërfillin besimet e mia. Por besimi im është rritur duke marrë pjesë në seminar, në kishë, në aktivitetet e përjavshme dhe kur lutem dhe lexoj shkrimet e shenjta. Këshilla më e mirë që mund të të jap është të mos dorëzohesh.

Amanda B., 16 vjeç, Nevada, SHBA

Mënyra për të Qëndruar Aktiv

Unë njoh një vajzë të mrekullueshme që është skajshmërisht e fortë në Kishë edhe pse prindërit e saj janë më pak aktivë. Ajo është një frymëzim për vajzat e tjera ndërsa ajo e ka fituar tashmë medaljen e saj të të Rejave. Ajo thotë se mbështetja e të rejave të tjera, vajtja rregullisht në kishë dhe komunikimi i vërtetë me Atin e saj në Qiell, janë të gjitha mënyra të shkëlqyera për ta ndihmuar atë të qëndrojë aktive.

Çelsi C., 17 vjeç, Oklahoma, SHBA

Një Strehë e Sigurt

Unë mbështetem në lutjen dhe në studimin e shkrimeve të shenjta për të forcuar dëshminë time dhe unë gjeta një strehë të sigurt duke marrë pjesë në Skautizëm dhe në programin e Të Rinjve si dhe duke plotësuar thirrjet e mia. Ndjekja e këshillës së profetëve dhe zgjedhja e miqve të mirë ndihmon gjithashtu. Kujtoni që gjithnjë të jeni një shembull i shkëlqyer për familjen tuaj duke u shfaqur atyre dashuri të sinqertë, kujdes dhe respekt. Nëse ju e bëni pjesën tuaj, Zoti do të bëjë të Tijën.

Plaku Uigam, 21 vjeç, Misioni i San Franciskos, Kaliforni

Kurajë nga Shembulli i Tyre

Nëna ime është pak aktive dhe të afërmit e mi të tjerë nuk janë anëtarë. Ajo që bëj unë është të besoj tek udhëheqësit dhe miqtë e mi; ata më ndihmojnë gjithnjë. Ata kanë qenë shumë të rëndësishëm në jetën time qysh kur kontribuan në rrugën time të jetës dhe në qëllimin tim të vajtjes në një mision. Ata më japin shumë kurajë nëpërmjet shembullit të tyre. Ju keni nevojë të vlerësoni miqësinë e atyre njerëzve që ndihmojnë të formoheni si anëtar dhe kaloni më shumë kohë me ta, sepse me siguri ju gjithnjë do të keni diçka më shumë për të mësuar.

Ivana S., 20 vjeç, Buenos Aires, Argjentinë

U Shprehni Dashuri Prindërve Tuaj

Vazhdoni të flisni me prindërit tuaj dhe përpiquni të keni mbështetjen e tyre. Shprehuni atyre dashurinë dhe vlerësimin tuaj dhe u tregoni sa e rëndësishme është për ju të shkoni në kishë. I kërkoni udhëheqësit tuaj t’ju ndihë për transportim dhe shikoni nëse peshkopi juaj do të provojë të bisedojë me prindërit tuaj. Lutuni dhe kërkoini Atit Qiellor mbështetjen e Tij dhe lutuni që prindërit tuaj të fillojnë të shohin se qëndrimi aktiv është i rëndësishëm për ju. Ju gjithashtu mund të bëheni më i fortë duke lexuar Librin e Mormonit çdo ditë dhe duke mbajtur urdhërimet.

Kreg L., 16 vjeç, Misuri, SHBA

Dy Sisteme Mbështetjeje

Unë e shoh këtë situatë shpesh në misionin tim dhe fëmijët që ndeshen me këtë janë guximtarë. Si ia dalin? Duke krijuar një sistem mbështetjeje brenda Kishës nëpërmjet miqve dhe udhëheqësve dhe duke krijuar një sistem mbështetje te Zoti nëpërmjet lutjes, leximit të përditshëm të shkrimeve të shenjta dhe pjesëmarrjes në Kishë. Ju mund t’ia dilni mbanë duke bërë këto gjëra!

Plaku Xhons, 21 vjeç, Misioni i Papetes, Tahiti.