2011
Unë Ndjeva një Zjarr Brenda
Tetor 2011


Unë Ndjeva një Zjarr Brenda

Klaudia Uilliams, Florida, SHBA

Unë u rrita duke marrë pjesë në Shkollën e së Dielës në një kishë ngjitur me derën e shtëpisë sime të fëmijërisë në Miçigan, SHBA. Unë pata një mësuese të mrekullueshme që më mbushte me dashuri për Jezu Krishtin.

Çdo javë ajo nxirrte letra që ilustronin ngjarjet nga shërbesa e Shpëtimtarit në vdekshmëri, përfshirë parimet që Ai dha mësim dhe mrekullitë që Ai kreu. Çdo javë unë i ngjisja letrat në një album dhe i rilexoja historitë në Bibël. Kur u rrita më shumë, unë vazhdova ta studioj ungjillin në Dhiatën e Re.

Vite më vonë, gjatë verës së 1968-ës, misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme vizituan shtëpinë e një anëtareje familjeje. Ajo nuk e pranoi ftesën e pleqve që të mësonte rreth Kishës, por i dërgoi ata te shtëpia ime.

Në takimin e parë misionarët më mësuan se “rënia” pati ndodhur me Kishën që Jezu Krishti pati krijuar (shih 2 Thesalonikasve 2:3). Ajo që ata dhanë mësim përputhej me studimin tim vetjak, kështu që kur ata pyetën nëse mund të më vizitonin përsëri, unë pranova.

Gjatë vizitës tjetër të tyre, unë pata një listë pyetjesh. A pagëzojnë shenjtorët e ditëve të mëvonshme nëpërmjet zhytjes? A besojnë ata në autoritetin e priftërisë? A besojnë ata në shërimin e të sëmurëve? Përgjigjet e tyre mbështesnin ato që pata studiuar në Dhiatën e Re. Në fund të vizitës, ata më lanë një libër që ata thanë se dëshmonte për Jezu Krishtin.

Unë e vendosa librin mbi televizor dhe shkova në shtrat. Por në mes të natës, unë u zgjova nga një ndjenjë e fortë që më vonë e njoha si Fryma e Shenjtë. Unë u ndjeva e nxitur që të filloja leximin, kështu, unë lexova për një orë e gjysmë përpara se të kthehesha në shtrat. Pak më vonë, unë u zgjova përsëri me të njëjtën ndjesi, kështu që lexova edhe më.

Ky model vazhdoi gjatë dy netëve të tjera. Unë e doja atë që po lexoja dhe dallova se Libri i Mormonit dëshmonte për Jezu Krishtin.

Unë vendosa të pyes Perëndinë për drejtim. Për herë të parë që kur qeshë një vajzë e vogël, unë u gjunjëzova për t’u lutur. Unë i kërkova Atit Qiellor të më ndihmonte të dija çfarë të bëja me zjarrin që ndieja brenda meje. Kur unë mbarova lutjen time, u ndjeva e nxitur të rishikoja tregimin e kthimit të lamanitëve në 3 Nefi 9. Unë lexova se ata “u pagëzuan me zjarr dhe me Frymën e Shenjtë dhe ata nuk e dinin” (vargu 20).

Fjalia “ata nuk e dinin” foli për mua. Më erdhi mendimi: “Kisha e Jezu Krishtit vërtet është në tokë!” Unë isha e etur të flisja me misionarët rreth asaj që pata lexuar dhe asaj që tani e dija. Por kur ata iu përgjigjën pyetjeve të mia me një ftesë për t’u pagëzuar, unë u thashë se nuk mundesha. Bashkëshorti im nuk do ta kuptonte.

Ndërsa vazhdoja të mendoja rreth atij vargu, gjithsesi, unë kuptova se ai përmbante udhëzim të qartë për mua që të ofroja sakrificën e “një zem[re] të thyer dhe një shpirt[i] të penduar”. Unë u luta dhe i kërkova Atit tim në Qiell që të më ndihmonte, gjë që Ai e bëri. Pasi bashkëshorti im mori mësimet nga misionarët, ai dha pëlqimin për mua që të pagëzohesha.

Sa mirënjohëse jam ndaj një Ati të dashur Qiellor për atë përjetim të çmuar dhe të fuqishëm që pata si nënë e re në leximin e Librit të Mormonit. Ai më çoi mua tek ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit. Si rrjedhim, ndikimi i Frymës së Shenjtë që ndjeva ato netë në 1968-ën tani është një dhuratë e përhershme – diçka që më ka udhëhequr gjatë më shumë se 40 viteve të mia si anëtare e Kishës.