2011
Mësime për Kohën Tonë:
Tetor 2011


Mësime për Kohën Tonë

Ne mësojmë nga profetët e lashtë që Libri i Mormonit përmban shumë “gjëra të qarta dhe të çmueshme” që ishin ruajtur për të na udhëzuar ne në ditët tona (shih 1 Nefi 13:40; 19:3). Këto të vërteta japin qartësi dhe kuptim më të mirë të plotësisë së ungjillit të Jezu Krishtit dhe i ndihmojnë ata që studiojnë Librin e Mormonit që të orientohen përmes sfidave të jetës me shpresë dhe forcë. Në citatet e mëposhtme, profetë dhe apostuj modernë dëshmojnë për këto mësime të rëndësishme.

Zoti Kujtohet për Ne

Pamja
President Thomas S. Monson

“Mua më kujtohen fjalët e Zotit që gjenden tek libri i Ethërit në Librin e Mormonit. Tha Zoti: ‘Ju nuk mund ta kapërceni këtë thellësi të madhe, në qoftë se nuk ju përgatis kundër dallgëve të detit dhe erërave që kanë dalë dhe përmbytjeve që do të vijnë’ [Ethëri 2:25]. Vëllezërit dhe motrat e mia, Ai na ka përgatitur. Nëse ua vëmë veshin fjalëve të Tij dhe jetojmë urdhërimet, ne do të mbijetojmë në këtë kohë shthurjeje dhe ligësie – një kohë që mund të krahasohet me dallgët, dhe erërat, dhe përmbytjet që mund të shkatërrojnë. Ai gjithmonë kujtohet për ne. Ai na do dhe do të na bekojë kur ne bëjmë atë që është e drejtë.”

Presidenti Tomas S. Monson, “Fjala e Mbylljes”, Liahona, nëntor 2009, f. 109.

Jezusi Është Krishti

Pamja
President Henry B. Eyring

“Libri i Mormonit është dëshmia e shkruar më e fuqishme që kemi se Jezusi është Krishti. Cila tha Nefi se është baza për të marrë Frymën e Shenjtë? Besimi në Zotin Jezu Krisht. A do të na sigurojë leximi i Librit të Mormonit tani dhe pas kësaj besim në Zotin Jezu Krisht? Nuk do t’ju mjaftonte nëse vetëm e lexoni me vëmendje Nefin. Ai tha këtë: ‘Është dhurata … për të gjithë ata që me zell e kërkojnë atë’. Me zell sigurisht do të thotë rregullisht. Dhe kjo do të thotë të mendosh thellë dhe të lutesh. Dhe lutja sigurisht do të përfshijë lutjen e zjarrtë për të ditur të vërtetën. Gjithçka më e vogël vështirë të jetë e zellshme. Dhe gjithçka më e vogël nuk do të ishte e mjaftueshme për ju dhe për mua.”

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, “Going Home”, në Brigham Young University 1986–1987 Devotional and Fireside Speeches (1987), f. 77–78.

Një Deklaratë për Ungjillin

Pamja
President Dieter F. Uchtdorf

“Elementët bazë të mesazhit të ungjillit gjenden në të gjitha shkrimet e shenjta, por me qartësinë më të madhe na jepen në Librin e Mormonit dhe në zbulesat e Profetit Jozef Smith. Këtu Vetë Jezusi shpall me qartësi doktrinën dhe ungjillin e Tij, me të cilat fëmijët e Perëndisë duhet të pajtohen në mënyrë që të ‘[kenë] jetë të përjetshme’ (DeB 14:7).”

Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, “A Nuk Kemi Shkak të Gëzohemi?” Liahona, nëntor 2007, f. 19.

Pagëzimi i Fëmijëve të Vegjël

Pamja
President Boyd K. Packer

“[Disa besojnë] se fëmijët e vegjël janë ngjizur në mëkat dhe hyjnë në vdekshmëri në një gjendje të natyrshme korrupsioni. Kjo doktrinë është e rreme!

‘Pasi, në qoftë se unë kam mësuar të vërtetën, shkroi Mormoni, ka patur debate mes jush në lidhje me pagëzimin e fëmijëve tuaj të vegjël’ (Moroni 8:5).

Ai e quajti debatin e tyre ‘gabim të madh’ dhe shkroi: …

Dëgjo fjalët e Krishtit, Shëlbuesit tënd, Zotit tënd dhe Perëndisë tënd. Shiko, unë nuk erdha në këtë botë të thërres të drejtët, por mëkatarët që të pendohen; të shëndetshmit nuk kanë nevojë për mjekun, por ata që janë të sëmurë; prandaj, fëmijët e vegjël janë të shëndetshëm, meqë nuk mund të bëjnë mëkat; prandaj mallkimi i Adamit hiqet nga ata tek unë, kështu që nuk ka fuqi mbi ta; …

Dhe në këtë mënyrë Fryma e Shenjtë ma zbuloi fjalën e Perëndisë; prandaj, biri im i dashur, unë e di se është një tallje solemne përpara Perëndisë, që të pagëzoni fëmijët e vegjël’ (Moroni 8:7–9). …

Lexojeni të gjithë letrën e tij. Ajo është doktrinë e vërtetë.”

Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Little Children”, Ensign, nëntor 1986, f. 17.

Paralajmërime nga Libri i Mormonit

Pamja
Elder L. Tom Perry

“Midis mësimeve që nxjerrim nga Libri i Mormonit, janë shkaku dhe ndikimi i luftës dhe në cilat kushte ajo është e justifikuar. Ai tregon për ligësitë dhe rreziqet e lidhjeve të fshehta, që ngrihen për të marrë pushtet dhe për të fituar mbi popullin. Ai tregon për të vërtetën e Satanit dhe jep një tregues për disa nga metodat që ai përdor. Ai na këshillon mbi përdorimin e duhur të pasurisë. Ai na tregon për të vërtetat e qarta dhe të çmueshme të ungjillit dhe realitetin dhe natyrën hyjnore të Jezu Krishtit dhe të sakrificës së tij shlyese për të gjithë njerëzimin. Ai na informon për grumbullimin e shtëpisë së Izraelit në ditët e fundit. Ai na tregon për qëllimin dhe parimet e punës misionare. Ai na paralajmëron kundër krenarisë, moskokëçarjes, zvarritjes dhe rreziqeve nga traditat e rreme, hipokrizia dhe mungesa e dëlirësisë.

Tani varet nga ne që të studiojmë Librin e Mormonit dhe të mësojmë nga parimet e tij dhe t’i zbatojmë ato në jetën tonë.”

Plaku L. Tom Perri i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Bekime që Vijnë nga Leximi i Librit të Mormonit”, Liahona, nëntor 2005, f. 8.

Të Gjitha Gjërat Do të Rivendosen

Pamja
Elder Dallin H. Oaks

“Natyra e saktë dhe universale e ringjalljes është përshkruar gjallërisht në Librin e Mormonit. Profeti Amulek na mësoi:

‘Vdekja e Krishtit do të zgjidhë rripat e kësaj vdekjeje të përkohshme, që të gjithë të ngrihen nga kjo vdekje e përkohshme.

Shpirti dhe trupi do të bashkohen përsëri në formën e tij të përkryer; dhe si gjymtyrët ashtu dhe nyjet do të rivendosen në të njëjtin trup, pikërisht ashtu siç jemi në këtë kohë; …

Tani, ky ribashkim do të vijë te të gjithë, si pleq dhe të rinj, si robër dhe të lirë, si meshkuj dhe femra, si për të këqijtë ashtu dhe për të drejtët; dhe madje nuk do të ketë humbur asnjë flok i kokave të tyre; por çdo gjë do të ribashkohet në vendin e vet të përkryer’ (Alma 11:42–44).

Alma gjithashtu na mësoi se në ringjallje ‘të gjitha gjërat do të rikthehen në formën e tyre të përshtatshme dhe të përkryer’ (Alma 40:23). …

Çfarë ngushëllimi të dish se të gjithë ata që kanë qenë të dëmtuar në jetë … do të ringjallen në ‘formë të përshtatshme dhe të përkryer’.”

Plaku Dallin H. Ouks i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Resurrection”, Liahona, korrik 2000, f. 17

Rreziqet e Lidhjeve të Fshehta

Pamja
Elder M. Russell Ballard

“Libri i Mormonit na mëson se lidhjet e fshehta të përfshira në krim paraqesin një sfidë serioze, jo thjesht për individë dhe familje, por për qytetërime të tëra. Ndër lidhjet e fshehta të sotme janë bandat, kartelet e drogës dhe familjet e krimit të organizuar. Lidhjet e fshehta të ditëve tona veprojnë në mënyrë shumë të ngjashme me grabitësit e Gadiantonit në kohët e Librit të Mormonit… Midis qëllimeve që kanë ata ishte ‘të vrisnin dhe të plaçkitnin dhe të vidhnin, dhe të bënin lavirësi dhe të gjitha llojet e ligësisë, në kundërshtim me ligjet e vendit të tyre dhe gjithashtu me ligjet e Perëndisë së tyre’ [Helamani 6:23].

Nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, lidhjet e fshehta të sotme mund të fitojnë pushtet dhe ndikim po aq shpejt dhe po aq plotësisht, siç arritën ato në kohët e Librit të Mormonit.”

Plaku M. Rasëll Ballard i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Standing for Truth and Right”, Ensign, nëntor 1997, f. 38.

Zgjidhja e Sfidave të Jetës

Pamja
Elder Richard G. Scott

“Libri i Mormonit përmban mesazhe që qenë vendosur atje hyjnisht për të treguar si të korrigjohet ndikimi prej traditës së gënjeshtërt dhe si të merret një plotësi e jetës. Ai na mëson si të zgjidhim problemet dhe sfidat me të cilat ne përballemi sot… [Zoti] ka siguruar mënyrën për të korrigjuar gabimet e rënda të jetës, por ky udhëzim nuk ka vlerë nëse qëndron i kyçur në një libër të mbyllur.”

Plaku Riçard G. Skot i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “True Friends That Lift”, Ensign, nëntor 1988, f. 76.

Një Kujtues i Besëlidhjeve Tona

Pamja
Elder Robert D. Hales

“Neve na kujtohet prej Librit të Mormonit se pagëzimi ynë është një besëlidhje për të ‘qëndr[uar] si dëshmitarë të Perëndisë [dhe të mbretërisë së Tij] në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet që [ne] të gjende[mi], madje deri në vdekje, që [ne] të mund të shëlbehe[mi] nga Perëndia dhe të numërohe[mi] me ata të ringjalljes, që [ne] të mund të ke[mi] jetën e përjetshme’ (Mosia 18:9; theksimi i shtuar).”

Plaku Robert D. Hejls i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “The Covenant of Baptism: To Be in the Kingdom and of the Kingdom”, Liahona, janar 2001, f. 7.

Bekimet e Bindjes

Pamja
Elder Quentin L. Cook

“Në shumë vende në Librin e Mormonit, njerëzve u qe premtuar se ata do të përparonin në tokë nëse do të mbanin urdhërimet [shih 1 Nefi 2:20; 2 Nefi 4:4]. Ky premtim shoqërohet shpesh nga paralajmërimi se nëse ata nuk i mbajnë urdhërimet e Perëndisë, ata do të përjashtohen nga prania e Tij [shih Alma 36:30].”

Plaku Kuentin L. Kuk i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Besoj Që e Di, Ne e Patëm Shumë të Vështirë”, Liahona, nëntor 2008, f. 104.