2012
Flasin Sot
Prill 2012


Flasin Sot

Plaku Kristoferson dhe Plaku Xhensen u Japin Mësim Anëtarëve në Argjentinë

Të shtunën, më 12 nëntor 2011, Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe Plaku Xhei E. Xhensen, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, iu drejtuan rinisë, të rinjve në moshë madhore, udhëheqësve të priftërisë dhe anëtarëve në Salta të Argjentinës.

Gjithashtu të pranishëm ishin Plaku Mervin B. Arnold, President i Zonës Jugore në Amerikën e Jugut; bashkëshortja e tij, Devona; dhe Plaku Ruben Spiteil, Të Shtatëdhjetët Zonalë. Morën pjesë edhe bashkëshortja e Plakut Kristoferson, Kethi, dhe bashkëshortja e Plakut Xhensen, Lona.

Gati 1.300 të rinj dhe prindër morën pjesë në mbrëmjen rreth vatrës, ku folën si Plaku Kristoferson ashtu edhe Plaku Xhensen. 10.000 anëtarë të tjerë në 70 qendra kunji në të gjithë Argjentinën e ndoqën përmes transmetimit.

Plaku Xhensen, i cili shërbeu më parë si President i Zonës Jugore në Amerikën e Jugut, tha: “Nëse nuk mbani mend asgjë nga ato që thashë, do doja që të kujtoni një frazë nga një profet, Presidenti Tomas S. Monson, për të cilin unë dëshmoj se është një profet i vërtetë i Perëndisë. Kjo është fraza: ‘Vendimet përcaktojnë fatin’.”

Ne kemi lirinë e zgjedhjes – aftësinë dhe privilegjin për të marrë vendimet – tha Plaku Xhensen, dhe me ato vendime ne zgjedhim fatin tonë.

Ai tregoi historinë e një miku i cili një natë ngau makinën nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi një aksident që u mori jetën dy njerëzve. Ai e krahasoi atë me historinë e zgjedhjes së tij dhe të bashkëshortes së tij për të shtyrë martesën, në mënyrë që ai të shërbente në një mision kur ishte i ri.

“Pas [kthimit tim] ne u martuan në tempull. Ne bëmë besëlidhjet, të cilat i kemi rinovuar çdo javë gjatë gjithë jetës sonë. Ne morëm një vendim që ka përcaktuar fatin tonë”, tha ai.

Motra Kristoferson vijoi, duke ndarë dëshminë e saj rreth bekimeve të mbajtjes së besëlidhjeve dhe Plaku Kristoferson e mbylli mbledhjen.

“E vetmja gjë për të cilën ju keni vërtet nevojë është dashuria dhe besimi”, tha Plaku Kristoferson. “Është besimi që na ndihmon në martesën, familjen, profesionin [dhe] punësimin tonë.”

Ai theksoi se urdhërimet na japin drejtim në jetën tonë dhe na ndihmojnë të marrim atë që është vërtet e rëndësishme.

Më pas ai i këshilloi edhe të rinjtë edhe prindërit e tyre që të bënin një zotim për të ndjekur këshillën që gjendet te broshura Për Forcën e Rinisë.

“Kjo do t’i forcojë jashtëzakonisht fëmijët tuaj, edhe kur e gjejnë veten të vetmuar – duke ditur se prindërit veprojnë në përputhje të po këtyre parimeve”, tha ai.

Plaku Kristoferson e mbylli me një shprehje të dashurisë për anëtarët në Argjentinë, ku ai shërbeu në një mision pothuaj 50 vjet më parë.

Ndërsa në Salta, Plaku Kristoferson dhe Plaku Xhensen gjithashtu u takuan me misionarët vendorë dhe të rinjtë beqarë në moshë madhore, të cilëve iu shprehën dashurinë e Vëllezërve.

Si Plaku Kristoferson ashtu dhe Plaku Xhensen iu drejtuan misionarëve nga Misioni Rezistensia i Argjentinës në fillim të muajit nëntor 2011.

FOTOGRAFI nga James Dalrymple