2012
2 Timoteut 3:16–17
Prill 2012


Rresht pas Rreshti

2 Timoteut 3:16–17

Apostulli Pal dha mësim rreth mënyrës se si e bekojnë shkrimet e shenjta jetën tonë.

16 I gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,

17 që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.

Të Gjitha Shkrimet e Shenjta

Pamja
Plaku Robert D. Hejls

“Kur dëshirojmë të flasim me Perëndinë, ne lutemi. Dhe kur dëshirojmë që Ai të na flasë, ne hetojmë shkrimet e shenjta; pasi fjalët e Tij janë folur përmes profetëve të Tij. Ai më pas do të na mësojë ne ndërsa dëgjojmë nxitjet e Shpirtit të Shenjtë.

Nëse nuk e keni dëgjuar zërin e Tij t’ju flasë kohët e fundit, kthehuni në Kishë dhe lexojini shkrimet e shenjta përsëri. Kjo është ajo që do të na ndihmojë shpirtërisht.”

Plaku Robert D. Hales, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Holy Scriptures: The Power of God unto Our Salvation”, Liahona, nëntor 2006, f. 26–27.

Doktrina

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Doktrina e vërtetë, kur kuptohet, ndryshon qëndrimin dhe sjelljen. Studimi i doktrinave të ungjillit do ta përmirësojë sjelljen më shpejt sesa një studim i sjelljes mund ta bëjë atë.”

Presidenti Boyd K. Packer, Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Do Not Fear”, Liahona, maj 2004, f. 79

Qortimi

Qortimi – heqja e vërejtjes, ndëshkimi, “heqja e veshit”, ose korrigjimi, zakonisht në një mënyrë të sjellshme.

Korrigjimi

Fjala e lashtë greke e përdorur në Bibël me kuptimin e plotë të fjalës do të thotë të sillesh sërish ashtu siç duhet. Kështu që shkrimet e shenjta ndihmojnë që t’ju mbajnë në vijë të drejtë dhe që të ndiqni shtegun e ngushtë e të ngushtuar (shih 2 Nefi 9:41).

I mobilizuar

I mobilizuar – i përgatitur, i pajisur.

Veprat e Mira

Çfarë lloj veprash të mira ju përgatisin shkrimet e shenjta që të bëni? Në vijim janë disa prej atyre më të qartave. A mund të mendoni të tjera? Shkruani rreth tyre në ditarin tuaj.

  • Shërbimi si misionar me kohë të plotë

  • Përmbushja e thirrjeve në Kishë (të tilla si presidencat e kuorumeve dhe klasave)

  • Mësimdhënia e ungjillit

  • Ndarja e dëshmisë

  • Ndarja e ungjillit

  • Dhënia e përgjigjeve për pyetjet e miqve rreth Kishës

Pikturat nga Paul Mann © 2002 IRI