2012
Pyetje e Përgjigje
Prill 2012


Pyetje & Përgjigje

“Përse duhet të shkoj në seminar kur thjesht mund t’i studioj shkrimet e shenjta në mënyrë të pavarur?”

Ju do të keni gjithë pjesën tjetër të jetës tuaj për t’i studiuar shkrimet e shenjta më vete, kështu që, nëse është i disponueshëm për ju, përfitoni nga mundësia për t’i studiuar shkrimet e shenjta në seminar me mësues dhe shokë të shkëlqyer tani.

Nxënia dhe studimi nën drejtimin e një mësuesi të mirë ju ndihmon të fitoni mprehtësi të re për shkrimet e shenjta që ju nuk mund t’i keni kuptuar me të vërtetë më parë. Mësuesi mund të ndajë me ju mësimet nga profetët dhe udhëheqës të tjerë të Kishës që ju japin një kuptueshmëri më të mirë të shkrimeve të shenjta.

Gjithashtu, është gjithmonë më e kënaqshme të mësosh me klasën. Ju do të keni mundësi të flisni rreth gjërave që zbuloni ndërsa lexoni. Shokët tuaj të klasës mund të kenë pasur përvoja që i kanë bërë disa shkrime të parapëlqyerat e tyre. Të dëgjuarit e përvojave mund t’i bëjë shkrimet që t’ju duken më të gjalla. Dhe ngaqë ju e studioni ungjillin me të tjerët, ju mund të gëzoni këtë bekim të premtuar: “Kudo që dy a tre janë mbledhur së bashku në emrin tim, … atje do të jem unë në mes tyre” (DeB 6:32).

Seminari ndërton gjithashtu një strukturë për studimin tuaj. Ju nxiteni të lexoni me një ritëm të caktuar, që ju ndihmon të përfundoni çdo libër të shkrimeve. Ju keni mundësinë për të diskutuar dhe për t’i mësuar përmendësh vargjet e mjeshtërisë së shkrimeve të shenjta. Ju mund të siguroheni që do të fitoni më shumë prej shkrimeve të shenjta duke ndjekur seminarin sesa me ndonjë mënyrë tjetër gjatë kësaj kohe të jetës suaj.

Miq të Rinj, Ide të Reja

Në seminar ju takoni shokë të rinj dhe ju bëheni të afërt për njëri-tjetrin, si një familje. Ju mësoni shumë gjëra të reja që nuk do i dinit nga vetja. Është zbavitëse dhe shumë shpirtërore. Ai të siguron se ju e nisni ditën siç duhet. Nëse nuk merrni pjesë tani, fillojeni dhe do t’ju ndryshojë jetën.

Katerina B., 16 vjeçe, Kaliforni, SHBA

Lumturia

Seminari hap ditën time. Ai më bën njeri më të lumtur dhe më të gatshëm për të diskutuar rreth ungjillit me njerëz të tjerë. Ne i diskutojmë më në thellësi shkrimet, kështu që unë kuptoj më shumë.

Madi S., 15 vjeçe, Kolorado, SHBA

Kombinim i Përsosur

Seminari është një përvojë lartësuese. Ndonjëherë nuk mjafton thjesht të studiosh më vete. Studimi vetjak dhe seminari janë një kombinim i përsosur. Mësuesit janë të mahnitshëm dhe, nëse keni ndonjë pyetje, mësuesit dhe shokët tuaj të klasës mund t’ju ndihmojnë të merrni përgjigje.

Douzon D., 15 vjeç, Ajdaho, SHBA

Më Shumë Kuptueshmëri

Kur i studioj shkrimet e shenjta vetëm, unë nuk argëtohem aq shumë sa kur i studioj me të tjerët. Për më tepër, ne mund të mësojmë ide interesante nga të tjerët kur i studiojmë shkrimet e shenjta së bashku. Gjatë seminarit unë kam mësuar rreth shumë historive interesante dhe unë di më shumë për ngjarjet e shkrimeve të shenjta që e bën studimin shumë më emocionues! Unë jam e gëzuar që vendosa të ndjek seminarin.

Rebeka M., 16 vjeçe, Shlesvig-Holshtajn, Gjermani

Dëshmi më e Fortë

Së pari, Zoti thotë se kudo që dy a tre njerëz janë mbledhur në emrin e Tij, Ai do të jetë në mes tyre (shih Mateu 18:20; DeB 6:32). Të ndierit e Shpirtit të Tij mund të na ndihmojnë të meditojmë për atë që Ai ka bërë për ne. Së dyti, kur i studiojmë shkrimet e shenjta me të tjerët, ne mund të kuptojmë më mirë atë që është shkruar. Ndërsa i mbajmë vesh të tjerët, mund të dëgjojmë diçka që nuk e kemi dalluar vetë dhe e njëjta gjë mund të ndodhë me të tjerët kur ne ndajmë njohurinë tonë. Së treti, kur shkoj në seminar, dëshmia ime forcohet. Seminari është një mundësi për të ndarë dëshmitë tona dhe për t’i dëgjuar dëshmitë e njerëzve të tjerë. Kjo na ndihmon të qëndrojmë në shtegun e drejtë.

Dmitri G., 16 vjeç, Dnipropetrovs’k, Ukrainë

Të Mësosh nga të Tjerët

Vajtja në seminar është një domosdoshmëri për mua. Mësuesi im i përkushtuar, jo vetëm që jep mësim dhe shpjegon të vërtetat që gjenden në shkrimet e shenjta, por unë mësoj kaq shumë edhe nga diskutimet tona në klasë. Studentët e tjerë tregojnë përvojat e tyre rreth gjërave që kanë mësuar dhe ata më kanë ndihmuar mua të fitoj më shumë njohuri rreth ungjillit dhe Shpëtimtarit e Shlyerjes së Tij. Nuk është e mjaftueshme të studioj më vete, pasi unë i kam gjetur disa nga përgjigjet për problemet e mia nga diskutimet në klasë. Unë mund të dëshmoj se seminari luan një rol jetësor në ushqyerjen e dëshmisë time për Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit.

Denzel J., 15 vjeç, Samoa Perëndimore

Drita dhe e Vërteta

Kur shkoj në seminar, unë kërkoj dritën e të vërtetën dhe marr mbi vete gjithë armatimin e Perëndisë (shih DeB 27:15–18). Ai armatim më ndihmon të dalloj zërin e Tij në të gjitha kohët dhe në të gjitha vendet. Studimi i përditshëm i shkrimeve të shenjta e forcon besimin e dëshminë time dhe më ndihmon të jem e fortë në sprovat e mia. Pjesëmarrja në seminar është një nga mënyrat më të mira për të gjetur dritën e të vërtetën dhe për të studiuar shkrimet e shenjta e për të medituar.

Noemi M., 17 vjeçe, Puebla, Meksikë

Tri arsye

Së pari, unë marr pjesë në seminar sepse unë dua të shërbej në një mision. Misionarët duhet të ngrihen herët në mëngjes dhe të studiojnë ungjillin në mëngjes. Pjesëmarrja në seminar më ndihmon të zhvilloj një zakon të mirë të zgjimit herët në mëngjes. Së dyti, në mëngjes, ne jemi mendjekthjellët, kështu ne mund të përqendrohemi tek nxënia dhe studimi. Është gjë e mençur t’i përdorësh orët më të mira të ditës për të mësuar rreth Perëndisë. Së treti, nëse unë studioj më vete, unë nuk mund të kem një kuptueshmëri aq të thellë sa e ka mësuesja ime. Me udhëzimin dhe mësimin e saj, unë mund të mësoj shumë më tepër sesa mundem të mësoj vetë.

H. Çen Juan, 16 vjeç, T’ai-çung, Tajvan