2013
Besëlidhjet e Tempullit
Prill 2013


Mesazhi i Vizitave Mësimore

Besëlidhjet e Tempullit

Studiojeni këtë material plot lutje dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni atë me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj. Për më tepër informacion, shih te reliefsociety.lds.org.

Pamja
Logoja e Shoqatës së Ndihmës

Besim, Familje, Ndihmë

“Ordinancat shpëtuese të marra në tempull, që na lejojnë të kthehemi një ditë tek Ati ynë Qiellor në një marrëdhënie familjare të përjetshme dhe të marrim bekime e fuqi që nga lart, ia vlejnë çdo sakrificë dhe çdo përpjekje”1, tha Presidenti Tomas S. Monson. Nëse nuk keni qenë ende në tempull, ju mund të përgatiteni për të marrë ordinancat e shenjta të tempullit:

  • Duke besuar në Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe Frymën e Shenjtë.

  • Duke kultivuar një dëshmi për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe për ungjillin e rivendosur.

  • Duke mbështetur dhe ndjekur profetin e gjallë.

  • Duke u cilësuar për një rekomandim tempulli nëpërmjet pagimit të së dhjetës, të qenit të pastër moralisht, të qenit të ndershëm, mbajtjes së Fjalës së Urtësisë dhe të jetuarit në harmoni me mësimet e Kishës.

  • Duke dhënë kohë, talente dhe mjete për të ndihmuar në ngritjen e mbretërisë së Zotit.

  • Duke marrë pjesë në punën për historinë familjare.2

Presidenti Monson më tej na mësoi: “Ndërsa i kujtojmë besëlidhjet që bëjmë brenda [tempullit], ne do të jemi më të aftë për të duruar çdo sprovë dhe për të kapërcyer çdo tundim”3.

Nga Shkrimet e Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 14:7; 25:13; 109:22

Nga Historia Jonë

“Më shumë se 5.000 shenjtorë u dyndën në tempullin e Nauvusë pas përkushtimit të tij. …

Forca, fuqia dhe bekimet e besëlidhjeve të tempullit [i mbështetën] shenjtorët e ditëve të mëvonshme gjatë udhëtimit të tyre [drejt perëndimit], kur ata [vuajtën] nga të ftohtit, të nxehtit, uria, varfëria, sëmundja, aksidentet dhe vdekja.”4

Si shumë motra të Shoqatës së Ndihmës, Sara Riç shërbeu si një punonjëse tempulli. Ajo foli rreth përvojës së saj: “Po të mos kishte qenë për besimin dhe dijen që na u dhuruan në atë tempull nga … Shpirti i Zotit, udhëtimi ynë do të kishte qenë sikur të kishim hedhur një hap në errësirë. … Por ne kishim besim në Atin tonë Qiellor, … duke e ndier se ishim populli i Tij i zgjedhur … dhe në vend të hidhërimit, ne ndiem gëzimin se dita e çlirimit tonë kishte ardhur.”5

Eksodi nuk ishte një “hap në errësirë” për gratë besnike shenjtore të ditëve të mëvonshme. Ato u mbështetën nga besëlidhjet e tyre të tempullit.

Shënime

  1. Tomas S. Monson, “Tempulli i Shenjtë – Një Fener për Botën”, Liahona, maj 2011, f. 92.

  2. Shih Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 21.

  3. Tomas S. Monson, Liahona, maj 2011, f. 93.

  4. Daughters in My Kingdom, f. 29–30.

  5. Sarah Rich, në Daughters in My Kingdom, f. 30.

Fundi i Rrugës Parli, nga Glen S. Hopkinson, nuk mund të kopjohet