2013
Ta Bëjmë Konferencën Pjesë të Jetës Sonë
Maj 2013


Ata na Folën Neve

Ta Bëjmë Konferencën Pjesë të Jetës Sonë

Mbani parasysh që t’i përdorni disa nga këto aktivitete dhe pyetje si pikënisje për diskutim familjar apo meditim vetjak.

Numrat e faqeve të renditur me idenë tregojnë faqen e parë të bisedës.

Për Fëmijët

  • Presidenti Tomas S. Monson foli për rëndësinë e bindjes dhe se si mosbindja gjithnjë sjell pasoja (faqe 89). Mendoni rreth një kohe kur iu bindët rregullave të familjes. Po rreth një kohe kur iu bindët rregullave të Perëndisë? Si ju bëri të ndiheni të qenit të bindur?

  • Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi historinë e një vajze të vogël e cila mbolli një domate nga një farë e vogël (faqe 18). Lexojeni ose ritregojeni këtë histori si familje dhe flisni rreth asaj që ajo ju mëson për mënyrën se si ju mund të bëheni si Ati Qiellor. Ju mund të caktoni një synim për të bërë një gjë që t’i afroheni më shumë Atit Qiellor.

  • Plaku Enrike R. Falabela, i Të Shtatëdhjetëve, foli rreth asaj që i bën familjet të forta (faqe 102). Ai dha mësim se disa prej fjalëve më të rëndësishme për t’u përdorur me familjen tuaj janë “Të dua”, “Faleminderit shumë” dhe “Më fal”. Motra Rozmari M. Uiksom, presidente e përgjithshme e Fillores, sugjeroi të thoni: “E dua gjithçka tënden” (faqe 81). Shihni se çfarë ndodh kur i përdorni këto fjalë me familjen tuaj. A i bën kjo të lumtur ata? Si ndiheni?

Për Rininë

  • Presidenti Tomas S. Monson dha mësim katër parime për përgatitjen për të bërë punë misionare – jo thjesht si misionar kohëplotë, por edhe si anëtar i Kishës (faqe 66). Ju mund ta studioni bisedën e tij me këtë pyetje në mendje: Çfarë mund të bëj që të jem një misionar më i mirë tani?

  • Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se është mirë të kemi dyshime dhe pyetje, por ai gjithashtu dha mësim: “Mbahuni fort tek ajo që tashmë e dini dhe qëndroni të paepur derisa vjen dija e mëtejshme. … [Jini të vërtetë ndaj besimit që vërtet e keni” (faqe 93). Merrni parasysh që të shkruani në ditarin tuaj bindjet, dëshminë tuaj dhe disa përvoja shpirtërore që keni pasur. Gjithashtu shkruajini pyetjet që keni, dhe mbajini ato në mënyrë që kur t’i lexoni shkrimet e shenjta dhe këtë botim, të mund të kërkoni përgjigje.

  • Shumë folës u shprehën rreth bindjes dhe bekimeve të saj. Për shembull, Presidenti Monson dha mësim: “Një dituri për të vërtetën dhe përgjigjet për pyetjet tona më të mëdha na vijnë kur jemi të bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë” (faqe 89). Merrni parasysh shqyrtimin e këtij botimi për të nënvizuar ose hedhur në letër bekimet e shumta të bindjes. Dallimi i këtyre bekimeve mund t’ju frymëzojë që të vazhdoni të jetoni me drejtësi.

  • Disa folës dhanë mësim se ju mund të shërbeni në çdo kohë, jo vetëm gjatë projekteve të shërbimit. “Shërbeni çdo ditë”, dha mësim Vëllai Dejvid L. Bek, president i përgjithshëm i Të Rinjve. “Mundësitë janë kudo rreth jush.” Në bisedën e Vëllait Bek, ju mund të lexoni disa shembuj të të rinjve duke iu shërbyer të tjerëve (faqe 55).

Për të Rriturit

  • Shumë nga folësit dëshmuan për Jezu Krishtin. Çfarë mund të mësoni rreth karakterit, misionit dhe shërbesës së Tij hyjnore nga bisedat në faqet 22, 70, 96, 99 dhe 109?

  • Tema e programit mësimor të të rinjve për muajin maj është mbi profetët dhe zbulesën. Nëse u jepni mësim rinisë në kishë apo keni fëmijë adoleshentë, ju mund të diskutoni me ta mbi programin mësimor dhe këtë pyetje: Përse është e rëndësishme t’i dëgjojmë dhe t’i ndjekim profetët e gjallë? Merreni parasysh studimin e këtij botimi për të dalluar profecitë dhe paralajmërimet që, nëse u vihet veshi, do të na ndihmojnë të fuqizohemi në kohë të trazuara.

  • Disa folës u përqendruan mbi forcimin e familjes. Për shembull, Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Kur [Shpëtimtari është qendra e shtëpisë suaj, ka paqe dhe qetësi” (faqe 29). Kërkoni mënyra për ta bërë Shpëtimtarin qendrën e shtëpisë suaj ndërsa studioni bisedën e Plakut Skot si dhe bisedat te faqet 6, 81, 83 dhe 102.