2013
Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit
korrik 2013


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Korrik 2013

Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit

Studiojeni këtë material plot lutje dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni atë me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj. Për më tepër informacion, shih te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Jezu Krishti qe një mësues mjeshtëror. Ai vendosi shembullin për ne kur “u dha mësim grave në turma dhe individualisht, në rrugë dhe në bregdet, në pus dhe në shtëpitë e tyre. Ai tregoi dashuri të përzemërt ndaj tyre dhe i shëroi ata dhe pjesëtarët e familjeve të tyre.”1

Ai i mësoi Martën dhe Marien e “i ftoi ato të bëheshin pasuese të Tij dhe të merrnin nga shpëtimi ‘pjesën më të mirë’ [Lluka 10:42] që nuk do t’u hiqet kurrë atyre”2.

Në shkrimet e shenjta të ditëve të mëvonshme, Zoti na urdhëroi “t’ia mëso[jmë] njëri-tjetrit doktrinën e mbretërisë” (DeB 88:77). Rreth mësimdhënies dhe të nxënit të doktrinës, Sheril A. Esplin, këshilltare e dytë në presidencën e përgjithshme të Fillores, tha: “Të mësosh t’i kuptosh plotësisht doktrinat e ungjillit është një proces gjatë tërë jetës dhe vjen ‘rresht pas rreshti, parim pas parimi, pak këtu dhe pak atje’ (2 Nefi 28:30)”3.

Teksa mësojmë, studiojmë dhe lutemi, ne do të japim mësim me fuqinë e Frymës së Shenjtë, që do të përçojë mesazhin tonë “në zemrat e fëmijëve të [burrave e grave]” (2 Nefi 33:1).

Nga Shkrimet e Shenjta

Alma 17:2–3; 31:5; Doktrina e Besëlidhje 42:12–13; 84:85

Nga Historia Jonë

Profetët tanë të kaluar na kanë kujtuar neve si gra se kemi një rol të rëndësishëm si mësuese në shtëpi dhe Kishë. Në shtator të vitit 1979, Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985) na kërkoi të bëhemi “motra dijetare të shkrimeve të shenjta”. Ai tha: “Bëhuni studiuese të shkrimeve të shenjta – jo që t’i ulni të tjerët, por që t’i lartësoni ata! Në fund të fundit, kush ka ndonjë nevojë më të madhe për t’i ‘mbaj[tur] … [si] thesar’ të vërtetat e ungjillit (tek të cilat mund të mbështeten në kohë nevoje) sesa gratë dhe nënat që merren kaq shumë me edukimin dhe mësimdhënien?”4

Ne jemi të gjitha mësuese dhe nxënëse. Kur japim mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve tanë të gjallë, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët të vijnë te Krishti. Kur angazhohemi në procesin e të nxënit duke bërë pyetje kuptimplote dhe më pas duke mbajtur vesh, ne mund të gjejmë përgjigje që përmbushin nevojat tona vetjake.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. Si po përgatitem për të qenë mësuese më e mirë?

  2. A e ndaj dëshminë time me motrat për të cilat kujdesem?

Shënime

  1. Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 3.

  2. Daughters in My Kingdom, f. 4.

  3. Sheril A. Esplin, “Të Mësojmë Fëmijët Tanë të Kuptojnë”, Liahona dhe Ensign, maj 2012, f. 12.

  4. Spencer W. Kimball, në Daughters in My Kingdom, f. 50.