2013
Mirëqenia
gusht 2013


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Gusht 2013

Mirëqenia

Studiojeni këtë material plot lutje dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni atë me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj. Për më tepër informacion, shih te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Qëllimet e mirëqenies në Kishë janë që të ndihmohen anëtarët për t’u bërë të mbështetur te vetja, për t’u kujdesur për të varfërit e nevojtarët dhe që të jepet shërbim. Mirëqenia është qendra e punës së Shoqatës së Ndihmës. Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, ka dhënë mësim:

“[Zoti] ka krijuar, që prej fillimit të kohës, mënyra për dishepujt e tij për të dhënë ndihmë. Ai i ka ftuar fëmijët e Tij të përkushtojnë kohën e tyre, mjetet e tyre dhe veten për t’u bashkuar me Të në shërbimin ndaj të tjerëve. …

Ai na ka ftuar dhe urdhëruar që të marrim pjesë në punën e Tij për të lartësuar ata në nevojë. Ne bëjmë një besëlidhje për ta bërë këtë, në ujërat e pagëzimit dhe në tempujt e shenjtë të Perëndisë. Ne e rinovojmë besëlidhjen të dielave, kur marrim sakramentin.”1

Nën drejtimin e peshkopit ose presidentit të degës, udhëheqësit vendorë ndihmojnë për mirëqenien shpirtërore dhe materiale. Mundësitë për të shërbyer shpesh fillojnë me mësueset vizitore që kërkojnë frymëzim për të ditur se si t’iu përgjigjen nevojave të çdo motre që vizitojnë.

Nga Shkrimet e Shenjta

Lluka 10:25–37; Jakobi [Bibla] 1:27; Mosia 4:26; 18:8–11; Doktrina e Besëlidhje 104:18

Nga Historia Jonë

Më 9 qershor 1842, Profeti Jozef Smith i ngarkoi motrat në Shoqatën e Ndihmës me detyrën që të “lehtësonin të varfrit” dhe të “shpëtonin shpirtra”2. Këto synime janë ende në zemër të Shoqatës së Ndihmës dhe janë shprehur në moton tonë “Dashuria [hyjnore] nuk ligshtohet kurrë” (1 Korintasve 13:8).

Presidentja jonë e pestë e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Emelin B. Uells dhe këshilltaret e saj e shpallën këtë moto në vitin 1913 si një kujtues për parimet tona të themelimit: “Ne vërtet e shpallim atë qëllimin që të … [mbahemi] fort te mësimet e frymëzuara të Profetit Jozef Smith kur ai zbuloi planin me anë të të cilit gratë duhet të fuqizoheshin përmes thirrjes së priftërisë që të grupoheshin në organizata të përshtatshme për qëllimin e shërbimit ndaj të sëmurëve, mbështetjes së nevojtarëve, ngushëllimit të të moshuarve, paralajmërimit të të pamaturve dhe të ndihmuarit të jetimëve”3.

Sot, Shoqata e Ndihmës ka një shtrirje mbarëbotërore teksa motrat u japin dashurinë hyjnore, dashurinë e pastër të Krishtit, të afërmve të tyre (shih Moroni 7:46–47).

Shënime

  1. Henri B. Ajring, “Mundësi për të Bërë Mirë”, Liahona dhe Ensign, maj 2011, f. 22.

  2. Joseph Smith, në Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 63.

  3. Daughters in My Kingdom, f. 63.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. Si po përgatitem për t’u kujdesur për veten time dhe për familjen time shpirtërisht dhe materialisht?

  2. Si mund ta ndjek shembullin e Shpëtimtarit teksa ndihmoj për të plotësuar nevojat e motrave për të cilat kujdesem?