2013
Ta Ftojmë Shpëtimtarin që të Hyjë Brenda
Tetor 2013


Ta Ftojmë Shpëtimtarin që të Hyjë Brenda

Pamja
Plaku O. Vinsent Halek

“Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai” (Zbulesa 3:20).

Kur isha djalë i vogël, në kohë Krishtlindjeje, nëna ime tregoi një figurë të Shpëtimtarit që po trokiste te një derë. Ne nuk ishim ende anëtarë të Kishës dhe unë gjithmonë pyesja: “Përse po troket Jezusi te dera? Cili është nga ana tjetër?”

Disa vite më vonë, zbulova se nuk kishte dorezë në anën e jashtme të derës ku po trokiste Shpëtimtari. Njeriu që ishte brenda, duhej ta hapte derën. Tani e di se cili është në anën tjetër të derës. Jemi ne! Shpëtimtari po troket dhe ne të gjithë duhet ta hapim derën e ta ftojmë Atë të hyjë në jetën tonë.

Kur isha adoleshent, vendosa ta ftoja Shpëtimtarin në jetën time duke u pagëzuar dhe duke u bërë anëtar i Kishës. Miqtë e mi ishin shembuj të mirë për mua. Po ashtu qe gjyshja ime. Ajo qe punonjëse tempulli në Tempullin e Los Anxhelosit në Kaliforni. Ajo do të dilte nga shtëpia në orën 04:00 në mëngjes që t’i shërbente Zotit në tempull.

Vetëm dy vite pasi u pagëzova, vendosa se dëshiroja t’i shërbeja Zotit si misionar kohëplotë. Në misionin tim, ndihmova shumë njerëz që të mësonin për Shpëtimtarin në mënyrë që të mund ta ftonin Atë në jetën e tyre.

Më vonë, shërbeva si president misioni në Samoa. Gjithmonë i pyesja misionarët e rinj se kur ndodhi që vendosën të shërbejnë në mision. Shumë thanë se ishin në Fillore kur vendosën të shërbenin!

Fillorja do t’ju ndihmojë të përgatiteni për shërbim misionar. Mësoni sa më shumë që të mundeni. Vendosni një qëllim që të shërbeni në një mision. Atëherë edhe ju do të jeni në gjendje t’i ndihmoni njerëzit që ta ftojnë Shpëtimtarin të hyjë në jetën e tyre. Të qenit një misionar do t’jua ndryshojë jetën – ajo e ndryshoi jetën time.

Ilustrim nga Jennifer Tolman