2013
Organizohen Kunje në Romë dhe Paris
Nëntor 2013


Organizohen Kunje në Romë dhe Paris

Plaku Dallin H. Ouks dhe Plaku M. Rasëll Ballard, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, organizuan kunjin e dytë në Romë, Itali, dhe kunjin e tretë në Paris, Francë, zonë që gjatë vizitës në shtator 2013 gjithashtu përfshiu mbledhje në Lids dhe Mançester, Angli, dhe në Madrid, Spanjë. Një tempull është në ndërtim e sipër në Romë dhe një tempull do të ndërtohet së shpejti në Paris.

“Kisha është aktive dhe mirë, dhe po përparon në mënyrë mbresëlënëse në Europë”, tha Plaku Ouks. Plaku Ballard u tha anëtarëve europianë se Kisha duhet ta “dallojë se Zoti po e përshpejton punën e Tij të shpëtimit dhe se ne të gjithë duhet të përfshihemi”.