2017
Jezusi Na Dha Sakramentin
Prill 2017


Historitë e Jezusit

Jezusi Na Dha Sakramentin

Pamja
Jesus Gave Us the Sacrament 1
Pamja
Jesus Gave Us the Sacrament 2
Pamja
Jesus Gave Us the Sacrament 3

Jezusi e dinte që koha e Tij në tokë thuajse po i afrohej fundit. Ai i mblodhi Apostujt e Tij së bashku për Darkën e Fundit. Ai u dha atyre sakramentin dhe u kërkoi që ta kujtonin gjithmonë Atë.

Jezusi shkoi në një kopsht për t’u lutur. Ai vuajti për të gjitha mëkatet dhe gjërat trishtuese në jetën e çdo personi. Më pas Ai vdiq në kryq dhe u varros në një varr.

Mëngjesin e së dielës pasi Jezusi vdiq, disa gra erdhën te varri. Guri te dera ishte rrokullisur dhe varri ishte bosh! Ku ishte Jezusi?

Ai ishte përsëri i gjallë! Maria Magdalena pa Jezusin. Ai i vizitoi Apostujt e Tij në mënyrë që ata të ishin gati të jepnin mësim ungjillin pasi Ai të kthehej në qiell.

Kur marr sakramentin, unë kujtoj Jezusin. Unë kujtoj që Ai jetoi dhe vdiq, dhe u ringjall për mua që unë të mund të jetoj përsëri!