2017
Duke Menduar Për Jezusin
Prill 2017


Duke Menduar Për Jezusin

Autorja jeton në Kaliforni të SHBA-së.

Pamja
Thinking of Jesus

Mia ishte e emocionuar. Kjo ishte hera e saj e parë në Kishë! Misionarët i treguan familjes së saj rreth kësaj Kishe. Ata vendosën të vinin.

Mia shikoi përreth. Ajo pa një mbulesë të bardhë mbi një tavolinë. Diçka ishte poshtë saj.

“Çfarë ka nën atë mbulesë?” pyeti Mia një nga misionaret.

Motra Hensën buzëqeshi. “Është sakramenti.”

Sakramenti. Kjo [po që] ishte një fjalë e madhe. Mia i kishte dëgjuar misionarët t’i tregonin Mamit dhe Babit në lidhje me të. Por ajo nuk ishte e sigurt se çfarë ishte.

Të gjithë kënduan një këngë. Dy burra ngritën mbulesën e bardhë. Tabaka me bukë ishin poshtë saj! Mia i pa ata tek e ndanë bukën në copëza.

Pas këngës një burrë bëri një lutje. Burra të tjerë ia pasuan bukën të gjithëve.

“Buka na ndihmon të kujtojmë trupin e Jezusit”, pëshpëriti Motra Garsia.

Mia mori një copëz bukë. Ajo e përfytyroi Jezusin duke qëndruar përballë saj.

Pastaj vijoi një lutje tjetër. Burrat pasuan tabaka me gota të vogla me ujë.

“Uji na ndihmon të kujtojmë gjakun e Jezusit”, pëshpëriti Motra Garsia. “Ai vdiq për ne sepse Ai na do.”

Mia mori një gotë me ujë. Ajo mendoi se sa shumë Jezusi e donte atë. Ajo ndjeu sikurse Ai po i jepte një përqafim të madh.

Më vonë Motra Hensën i dha Mias një figurë të vogël të Jezusit. “Ne e hamë bukën dhe e pimë ujin që të kujtojmë Jezusin dhe të premtojmë se do ta ndjekim Atë.” Ajo buzëqeshi. “Çfarë mendove për sakramentin?”

Mia pa figurën e Jezusit. Ajo kujtoi ndjenjën e ngrohtë që pati. Ajo buzëqeshi. “Ishte i mrekullueshëm! Unë e dua Jezusin.”