2017
Ide për Mbrëmje Familjare
Prill 2017


Ide për Mbrëmje Familjare

Ky botim përmban artikuj dhe veprimtari që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Në vijim janë dy shembuj.

Pamja
Christ with Thomas

“Ata e Panë Atë”, f. 58: Çfarë do të thotë të jesh një dëshmitar i Krishtit? Pas leximit të artikullit si familje, ju mund të diskutoni mbi mënyrat se si ju mund të jeni dëshmitarë të Krishtit edhe pa e parë fizikisht Atë. Ju mund të mendoni mbi ide për t’u afruar më pranë Shpëtimtarit si gjetja e mundësive për t’u shërbyer refugjatëve në komunitetin tuaj, të nxënit rreth jetës së Shpëtimtarit gjatë studimit të shkrimeve, përkujdesja [për fëmijët e] një çifti që ata të mund të frekuentojnë tempullin ose ndihmesa ndaj një shoku/shoqeje në nevojë. Ju gjithashtu mund të shihni një material filmik që gjendet në mormon.org/easter, dhe të përsiatni mbi rëndësinë e Krishtit dhe Ringjalljes së Tij në jetën tonë.

Pamja
family at the temple

“Përgatituni për Tempullin Çdo Ditë”, f. 69: Motra Xhoi D. Xhons na kujton mbi rëndësinë e bërjes së tempullit përparësi në jetën tonë dhe kryerjes së historisë familjare për të na ndihmuar për të hyrë [në tempull]. Ju mund të merrni parasysh mbajtjen e një “mbrëmjeje për tempullin dhe historinë familjare” si një mbrëmje familjare në shtëpi. Ju mund të mësoni rreth indeksimit të emrave dhe të kërkoni anale të familjes ose të diskutoni rreth rëndësisë së ordinancave të tempullit dhe të shihni fotografi të tempujve nëpër botë. Nëse jetoni pranë një tempulli, ju mund t’i vizitoni rrethinat e tempullit dhe të diskutoni se si tempujt mund të na sjellin më pranë Atit Qiellor dhe se si na ndihmojnë të ndiejmë dashurinë e Tij.