2017
Betimi dhe Besëlidhja e Priftërisë
Prill 2017


Mesazhi i Vizitave Mësimore

Betimi dhe Besëlidhja e Priftërisë

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të tregoni. Si mund t’i përgatitë kuptueshmëria e qëllimit të Shoqatës së Ndihmës bijat e Perëndisë për bekimet e jetës së përjetshme?

Pamja
Kansas City Missouri Temple

Sa më shumë që ta kuptojmë si motra se betimi dhe besëlidhja e priftërisë gjen zbatim për ne personalisht, aq më shumë do t’i përqafojmë bekimet dhe premtimet e priftërisë.

Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Të gjithë ata që kanë bërë besëlidhje të shenjta me Zotin dhe që i nderojnë ato besëlidhje, kanë të drejtë të marrin zbulesë vetjake, të bekohen nga shërbesa e engjëjve, të bisedojnë me Perëndinë, të marrin plotësinë e ungjillit dhe, përfundimisht, të bëhen përkrah Jezu Krishtit trashëgimtarë të gjithçkaje që ka Ati ynë”1.

Bekimet dhe premtimet e betimit dhe besëlidhjes së priftërisë iu takojnë si burrave edhe grave. Motra Sheri L. Dju, ish-këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tha: “Plotësia e priftërisë që përfshin ordinancat më të larta të shtëpisë së Zotit, mund të merret vetëm nga një burrë dhe një grua së bashku”2.

Motra Linda K. Barton, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, ka lëshuar këtë thirrje: “Unë ju ftoj juve ta mësoni përmendsh betimin dhe besëlidhjen e priftërisë, e cila mund të gjendet te Doktrina e Besëlidhje 84:33–44. Duke e bërë këtë, unë ju premtoj se Fryma e Shenjtë do ta zgjerojë kuptueshmërinë tuaj për priftërinë dhe do t’ju frymëzojë e lartësojë në mënyra të mrekullueshme.”3

Udhëzimet e Jozef Smithit drejtuar Shoqatës së Ndihmës kishin për qëllim t’i përgatitnin gratë që t’i “zotëronin privilegjet, bekimet dhe dhuratat e Priftërisë”. Kjo do të arrihej nëpërmjet ordinancave të tempullit.

“Ordinancat e tempullit [janë] ordinancat e priftërisë, por ato nuk u japin burrave ose grave detyrë kishtare. [Këto ordinanca përmbushin] premtimin e Zotit se njerëzve të Tij – grave dhe burrave – do t’ju ‘dhurohet fuqi nga lart’ [DeB 38:32].”4

Shkrime të Shenjta dhe Informacion i Mëtejshëm

Doktrina e Besëlidhje 84:19–40; 121:45–46; reliefsociety.lds.org

Pamja
Relief Society seal

Besim Familje Ndihmë

Shënime

  1. M. Russell Ballard, “Men and Women and Priesthood Power”, Liahona, shtator 2014, f. 36.

  2. Sheri L. Dew, në Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 128.

  3. Linda K. Burton, “Priesthood Power—Available to All”, Ensign, qershor 2014, f. 39–40.

  4. Gospel Topics, “Joseph Smith’s Teachings about Priesthood, Temple, and Women”, topics.lds.org.