2017
Ata e Panë Atë
Prill 2017


Ata e Panë Atë

Këta individë e panë njëmend Shpëtimtarin e ringjallur, por edhe ju mund të jeni një dëshmitar i Krishtit në vetë mënyrën tuaj.

Pamja
Jesus and Mary in front of the tomb

Ai u Ringjall, nga Greg K. Olsen, nuk lejohet kopjimi

Si mendoni se do të ishte ta dëshmonit Shpëtimtarin e ringjallur? Për qindra njerëz në kohën e Jezusit, nuk u desh ta përfytyronin – ata e jetuan. Shkrimet e shenjta tregojnë për së paku një duzinë rastesh të shënuara në Dhiatën e Re dhe disa të tjera në Librin e Mormonit kur Zoti i ringjallur iu shfaq njerëzve. Këta individë dëshmuan një prej mrekullive më të mëdha në histori: Jezu Krishtin tek e mposhti vdekjen dhe e bëri të mundur për secilin prej nesh që të jetojmë sërish. Tejet e pabesueshme, apo jo?

Pra, çfarë do të thotë saktësisht të jesh një dëshmitar i Krishtit? Le t’u hedhim një sy disa prej këtyre çasteve në shkrimet e shenjta dhe të mendojmë se në ç’mënyrë mund të jemi edhe ne dëshmitarë të Krishtit edhe pa e parë Atë fizikisht.

Maria Magdalena

Maria Magdalena ishte dëshmitarja e parë. Mëngjesin e së dielës pas Kryqëzimit, ajo erdhi te varri me disa gra të tjera për të vajosur trupin e Zotit. Kur Maria zbuloi një varr të zbrazët, ajo qau. Dikush iu afrua nga prapa dhe e pyeti: “O grua, pse po qan?” Përfytyrojeni habinë e saj kur zbuloi se ishte Jezusi, i ngritur nga vdekja. (Shih Gjoni 20:1–18.)

Dy Dishepujt Rrugës për në Emaus

Pamja
Christ on the road to Emmaus

Rruga për në Emaus, nga Jon McNaughton

Kleopa dhe një dishepull tjetër po ecnin rrugës për në Emaus kur me ta u bashkua një i panjohur. Ata nuk e njohën shoqëruesin e tyre të ri por, gjatë vaktit të tyre të mbrëmjes së bashku, i panjohuri theu bukën. Pastaj atyre iu çelën sytë dhe e kuptuan se gjatë gjithë kohës kishin qenë duke udhëtuar me Shpëtimtarin. “Po a nuk na digjej zemra përbrenda… ?” e pyetën ata njëri-tjetrin, duke e përsiatur pohimin që kishin ndier se Ai vërtet kishte qenë me ta. (Shih Lluka 24:13–34.)

Dhjetë Apostujt

Pamja
Resurrected Christ with Apostles

Shikojini Duart dhe Këmbët e Mia, nga Harry Anderson

Dy dishepujt që kishin udhëtuar për në Emaus me Krishtin, u kthyen në Jerusalem dhe u treguan dhjetë prej Apostujve rreth përvojës së tyre. Ndërkohë që ata po flisnin, Vetë Shpëtimtari iu shfaq atyre, duke thënë: “Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!” (Shih Lluka 24:36–41, 44–49.)

Apostulli Thoma

Pamja
Christ with Thomas

pikturë e Thomait nga Brian Call

Apostulli Thoma nuk ishte i pranishëm kur Shpëtimtari iu shfaq fillimisht Apostujve të tjerë, prandaj nuk e besonte se Krishti ishte ringjallur. Një javë më vonë, Krishti iu shfaq përsëri Apostujve. Këtë herë Thomai ishte atje dhe për shkak se e pa Krishtin, e besoi që Ai ishte ngritur [nga vdekja]. Shpëtimtari e paralajmëroi Thomain që të mos besonte vetëm pasi kishte parë: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!” (Shih Gjoni 20:24–29.)

Njëmbëdhjetë Apostujt në Detin e Tiberiadës

Pamja
Apostles on the Sea of Tiberias

Krishti i Ringjallur në Detin e Tiberiadës, nga David Lindsley

Një ditë, jo shumë kohë pas Ringjalljes, disa Apostuj shkuan për peshkim në Detin e Tiberiadës, por nuk patën shumë fat. Të nesërmen në mëngjes, Shpëtimtari iu shfaq atyre dhe i këshilloi që t’i hidhnin rrjetat në anën e djathtë të barkës. Kur e bënë këtë, rrjeta zuri aq shumë peshq saqë mezi mundën ta tërhiqnin! Pasi hëngrën së bashku, Shpëtimtari u dha mësim rreth rëndësisë së shërbesës ndaj të tjerëve, duke thënë: “Kulloti delet e mia”. Apostujt do ta shpenzonin të gjithë pjesën tjetër të jetës së tyre duke bërë pikërisht atë – duke u mësuar njerëzve rreth Krishtit – dhe në disa raste, ata madje dhanë jetën e tyre për këtë çështje. (Shih Gjoni 21:1-22.)

Nefitët në Kontinentin Amerikan

Pamja
Christ among the Nephites

Një Bari, nga Howard Lyon

Gjatë Kryqëzimit, toka në kontinentin amerikan u rrënua nga tërmete, zjarre, fatkeqësi të tjera natyrore dhe tri ditë errësirë për të shenjuar vdekjen e Shpëtimtarit. Më vonë, Krishti zbriti nga qielli dhe vizitoi një turmë prej 2500 vetash të mbledhur pranë tempullit në [tokën] Begati. Ai i ftoi njerëzit që t’i preknin shenjat e plagëve në duart, këmbët dhe brinjën e Tij, bëri një predikim dhe i bekoi fëmijët e nefitëve një e nga një. Akoma më shumë njerëz u mblodhën të nesërmen dhe Shpëtimtari i takoi dhe u dha mësim atyre. Dishepujt përfundimisht formuan Kishën e Krishtit dhe nefitët morën një dëshmi kaq të madhe, saqë si ata edhe lamanitët u kthyen në besim te Zoti. (Shih 3 Nefi 11–18; shih edhe 3 Nefi 8–10; 4 Nefi 1.)

Dëshmitarët Atëherë dhe Tani

Krishti iu shfaq edhe shumë të tjerëve, përfshirë disa grave që kishin ardhur te varri për ta ndihmuar Maria Magdalenën ta vajoste trupin e Krishtit, një grupi me mbi 500 burra, Jakobit dhe Palit. (Shih Mateu 28:9; Veprat e Apostujve 9:4–19; 1 Korintasve 15:6–7; shih edhe 3 Nefi 19; 26:13.)

Ne mund të mos kemi mundësinë ta shohim Shpëtimtarin siç e panë këta dëshmitarë, por ju prapëseprapë mund të jeni një dëshmitar i Krishtit. Ju mund ta kërkoni vetë Shpëtimtarin, ashtu sikurse bëri Maria kur shkoi te varri, duke mësuar më shumë rreth Tij. Ose mund ta ushtroni besimin tuaj në Të, duke i zbatuar urdhërimet dhe duke i ndjekur këshillat e profetëve. Ose mund t’i dalloni bekimet e Shpëtimtarit në jetën tuaj, ashtu siç bënë dy dishepujt që po ecnin për në Emaus. Këtë periudhë pashke, mendoni se çfarë do të thotë të jesh një dëshmitar i Krishtit. Këta njerëz ishin me plot kuptimin e fjalës dëshmitarë që e panë njëmend Krishtin e ringjallur – por kjo nuk është e vetmja mënyrë se si mund ta dëshmoni Atë në jetën tuaj.