2017
Jezusi e Vizitoi Jozef Smithin
Tetor 2017


Historitë e Jezusit

Jezusi e Vizitoi Jozef Smithin

Pamja
Jesus visited Joseph Smith 1
Pamja
Jesus visited Joseph Smith 2
Pamja
Jesus visited Joseph Smith 3

Shumë vite pasi Jezusi u ringjall, një djalosh i quajtur Jozef Smith kishte një pyetje. Ai nuk e dinte se në cilën kishë duhet të shkonte.

Jozefi e lexoi Biblën. Ajo thoshte se Ati Qiellor do t’iu përgjigjet pyetjeve tona nëse i lutemi Atij. Jozefi shkoi në pyll dhe iu lut Atit Qiellor.

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti zbritën nga qielli. Jezusi i tha Jozefit se nuk duhet të shkonte në asnjë nga kishat, sepse ato nuk po jepnin mësim të gjitha gjërat që ishin pjesë e Kishës së Tij.

Kur Jozefi u rrit, ai ndihmoi ta sillte Kishën e Krishtit sërish në tokë. Ajo quhet Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ajo i ndihmon njerëzit të mësojnë rreth Jezusit dhe Atit Qiellor.

Leximi i shkrimeve të shenjta më mëson më shumë rreth Atit Qiellor. Kur unë lutem, Ai mund t’iu përgjigjet edhe lutjeve të mia.