2017
Ilir Dodaj
Tetor 2017


Portrete Besimi

Ilir Dodaj

Durrës, Shqipëri

Pamja
ilir with son

Iliri këqyr veglat e tij ndërkohë që i biri mat gjatësinë e vet.

Pamja
ilir and family kneeling in prayer

Iliri dhe bashkëshortja e tij, Gjystina, gjunjëzohen në lutje me fëmijët e tyre.

Pamja
Ilir and son

Shërbimi i Ilirit si peshkop ka vendosur një shembull të mirë për të birin, i cili thotë: “Unë kam një dëshmi të fortë. E dua familjen time dhe lutem çdo ditë për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.”

Pamja
ilir walking with son

Iliri dhe i biri ecin në rrugët e Durrësit.

Pamja
series of images of adult couples together

Ilir dhe Gjystina kanë qenë anëtarë të Kishës për 10 vite.

Shërbimi nuk është gjithmonë i volitshëm por, si baba dhe peshkop, Ilir Dodaj është përpjekur që t’u tregojë fëmijëve të tij se ia vlen gjithmonë.

Cody Bell, fotograf

Pamja
Ilir Dodaj with son

Një motër e moshuar në lagje kishte tumor në stomak dhe kishte nevojë për ndihmë çdo ditë, sepse nuk mund të lëvizte nga shtrati. Më në fund, ajo më pyeti nëse mund të shkoja vetëm unë, jo ndonjë mbajtës tjetër i priftërisë apo ndonjë person tjetër, ngaqë ajo ishte shumë e sëmurë dhe do të vdiste. Ajo u ndie e lehtësuar që peshkopi po e ndihmonte atë.

Një ditë bëra një operacion në zemër dhe për pak ditë nuk munda ta vizitoja atë. Kur shkova për ta takuar, ajo tha: “Peshkop, si mund të vini të më ndihmoni kur sapo keni bërë një operacion?”

I thashë asaj: “Thirrja ime është që t’u shërbej të tjerëve”.

Vdekja po i afrohej dhe trupi i saj kishte filluar të tretej. Ishte e vështirë ta shikoje në atë gjendje, por ajo nuk kishte frikë të vdiste. Ajo e donte Perëndinë dhe e dinte planin e shpëtimit. “E di se Perëndia ka një plan të mrekullueshëm për mua”, tha ajo.

Kur ndërroi jetë, mendova mbi përvojat që kisha pasur me të, dhe sa e mirë është thirrja ime si peshkop. Jam mirënjohës t’u shërbej të tjerëve, t’i dua të tjerët dhe t’i ndihmoj ata. Unë e dua ungjillin.