2017
Dijini Këto Përpara se të Shkoni: Pagëzimet në Tempull
Tetor 2017


Dijini Këto Përpara se të Shkoni: Pagëzimet në Tempull

Nuk është nevoja të presim. Të gjithë anëtarët e denjë, përfshirë rininë dhe anëtarët e rinj, mund të shërbejnë në tempull tani.

Pamja
standing in front of temple doors

“Le të jemi me të vërtetë një popull që e frekuenton tempullin dhe një popull që e do tempullin”, tha Presidenti Hauard W. Hanter (1907–1995). “Ne duhet të nxitojmë për në tempull aq shpesh … sa na e lejojnë rrethanat tona vetjake. Ne duhet të shkojmë jo vetëm për të afërmit tanë të vdekur, por edhe për bekimin vetjak të adhurimit në tempull, për shenjtërinë dhe sigurinë që gjenden brenda atyre mureve të shenjtëruara e të përkushtuara” (“A Temple-Motivated People”, Ensign, shkurt 1995, f. 5).

Kjo këshillë gjen zbatim për të gjithë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme – edhe nëse jeni një anëtar i pagëzuar së fundi. Për aq kohë sa jeni të denjë, nuk ka periudhë pritjeje përpara se të mund ta frekuentoni tempullin. Sapo pagëzoheni dhe konfirmoheni, ju mund të merrni një rekomandim tempulli me përdorim të kufizuar.

Ky rekomandim ju lejon të hyni në tempull për të kryer pagëzime dhe konfirmime si mëkëmbës për paraardhës të vdekur. Kur shërbeni dhe adhuroni në tempull, ju mund ta forconi dëshminë tuaj për ungjillin.

Në lidhje me përvojën e saj të parë në tempull, Natalia Lorena Figeroa nga Argjentina tha: “Në pagëzimoren e tempullit, pashë një vëlla që u pagëzua për gjyshin tim dhe dajat e mi. Më pas unë u pagëzova për gjyshen dhe tezet e mia. Gëzimi që ndjeva ishte i pabesueshëm. Lot më dolën nga sytë dhe ndjeva një djegie përbrenda kraharorit si kurrë më parë.” Bekime të ngjashme i presin ata që cilësohen dhe i përdorin rekomandimet e tempullit me përdorim të kufizuar.