2017
Thyeje Modelin ‘Adoleshent Tipik’
Tetor 2017


Thyeje Modelin “Adoleshent Tipik”

Harro çfarë thotë bota. Si ju sheh Ati Qiellor ju? Ju mund të jetoni sipas përfytyrimit të Tij mbi potencialin tuaj.

Pamja
breaking the mold

Bota ka mjaft për të thënë mbi adoleshentët e sotëm. Ju ndoshta i njihni disa nga stereotipet ose keni dëgjuar dikë të ankohet mbi “fëmijët e këtyre ditëve”. Ka gjithashtu mjaft studime dhe statistika rreth jush – zakoneve tuaja në mjetet shoqërore të informimit, çfarë blini, madje sa e shkurtër mund të jetë shtrirja e vëmendjes suaj.

Por Presidenti Rasëll M. Nelson, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, thotë se ai “nuk ndihet rehat” kur dëgjon studiuesit t’i përshkruajnë studimet e tyre mbi të rinjtë. “Dhe sinqerisht”, tha ai, “jam më pak i interesuar për ato që ekspertët kanë për të thënë rreth jush sesa për ato që Zoti më ka thënë rreth jush.”1

Zoti nuk ka nevojë për studime apo stereotipe për t’ju njohur ju. Ai nuk ju sheh si statistikë apo si dikush që vlerësohet sipas mënyrës se si përpiqet t’ju përshkruajë “bota”.

“Ai ju do jo vetëm për atë që jeni pikërisht sot, por edhe për njeriun plot lavdi e dritë që keni potencialin dhe dëshirën të bëheni”, tha Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë.2

Perëndia nuk është se thjesht ju sheh; Ai ju do ju.

A doni ta thyeni modelin e botës? Filloni duke e parë veten sipas mënyrës se si Ati Qiellor dhe shërbëtorët e Tij të zgjedhur ju shohin. A doni t’i rrëzoni stereotipet? Tani është koha të ngriheni dhe të veproni! Kur ishte 12-vjeçar, Krishti u kujtoi prindërve të Tij tokësorë se Atij i duhej të “merr[ej] me punët e Atit [të Tij]” (Lluka 2:49).

Ai nuk ishte tepër i ri dhe as ju nuk jeni ashtu. Kështu pyetja tjetër është kjo: Si mund të merreni me punët e Atit tuaj Qiellor?

“Puna” e Tij është e tëra që të bëjë të ndodhë “pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39), ndaj mund të merreni me punën e Atit tuaj, duke bërë më të mirën për të arritur potencialin tuaj dhe duke u bërë dikush që i ndihmon të tjerët ta arrijnë gjithashtu potencialin e tyre.

Tani është koha të merrni përgjegjësi për vetë të ardhmen tuaj. Çfarë mund të bëni pikërisht tani që të siguroni se po bëheni ai që Ati Qiellor e di se mund të bëheni, jo vetëm në përjetësitë, por gjithashtu në këtë jetë?

A doni të martoheni në tempull? Vendosni tani të jeni i pastër në mendim, fjalë dhe veprim. A e shihni veten duke studiuar në një universitet? Zhvilloni aftësi të mira studimi tani. A doni të shërbeni në një mision? Shtoni manualin Predikoni Ungjillin Tim te studimi juaj i ungjillit (posaçërisht kapitullin 3). A dëshironi të siguroni për një familje? Mësoni si të bëni dhe të mbani një buxhet tani.

Ju gjithashtu mund të merreni me gjërat që ju bëjnë të lumtur tani. A e doni matematikën? Të luajturit në piano? Të shkruarit e ngjarjeve? Qëndroni tek ato! Shihni nëse ka mënyra se si mund t’i përmirësoni: lëndë në shkollë, metoda mësimi në internet, konkurrime, seminare praktike dhe kështu me radhë.

Thyejeni modelin dhe rrëzoni stereotipet! Merreni përsipër të ardhmen tuaj. Çfarë po bëni për të nxjerrë te vetja më të mirën tuaj? Na njoftoni duke na dërguar mesazh elektronik te liahona@ldschurch.org ose duke lënë mesazh në faqet në Facebook ose Instagram të LDS Youth.

Shënime

  1. Rasëll M. Nelson, “Qëndroni si Mijëvjeçaristë të Vërtetë”, Liahona, tetor 2016, f. 46.

  2. Diter F. Uhtdorf, “Të Jetuarit e Ungjillit Plot Gëzim”, Liahona, nëntor 2014, f. 123.