2017
Çfarë Ka Ndryshuar?
nëntor 2017


Eja, Më Ndiq – Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës

Çfarë Ka Ndryshuar?

Në këto ditë të fundit, Perëndia e ka rivendosur priftërinë dhe kuorumet e organizuara të priftërisë si dhe Shoqatën e Ndihmës për të ndihmuar në përmbushjen e veprës së Tij (shih Moisiu 1:39). Prandaj çdo të diel, kur mblidhemi në mbledhjet e Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës, ne mblidhemi që të diskutojmë e planifikojmë se si do ta përmbushim veprën e Tij. Kjo është arsyeja përse këto mbledhje kanë nevojë të jenë më shumë sesa orë mësimore. Ato janë gjithashtu mundësi për t’u këshilluar rreth punës së shpëtimit, për të mësuar së bashku nga mësimet e udhëheqësve të Kishës rreth asaj pune dhe për ta organizuar përmbushjen e saj. Këto ndryshime në mbledhjet tona të së dielës do të na ndihmojnë për t’i plotësuar këto qëllime.

Një Program Mujor

Mbledhjet e së dielës për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës do të ndjekin këtë program mujor:

Java

Qëllimi

E Diela e Parë

Këshillohuni së bashku mbi përgjegjësitë, mundësitë e sfidat vendore dhe bëni plane për të vepruar

E Diela e Dytë dhe e Tretë

Studioni mesazhe nga konferenca më e fundit e përgjithshme, të zgjedhura nga presidenca ose udhëheqësit e grupit apo, sipas rastit, nga peshkopi ose presidenti i kunjit

E Diela e Katërt

Diskutoni një temë të veçantë, të zgjedhur nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

E Diela e Pestë

Diskutoni një temë të zgjedhur nga peshkopata

Pamja
Mbledhja e këshillit të Shoqatës së Ndihmës

Një Model për Mbledhjet Tona

Në secilën nga mbledhjet tona të Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës, ne ndjekin një model për ta përmbushur veprën e Perëndisë.

  1. Tregoni përvoja që rrjedhin nga mbresa dhe ftesa të marra në mbledhjet e mëparshme të priftërisë ose të Shoqatës së Ndihmës (të udhëhequra nga një anëtar/e i/e presidencës apo udhëheqësi i grupit).

  2. Këshillohuni së bashku (e diela e parë, e udhëhequr nga një anëtar/e i/e presidencës apo udhëheqësi i grupit) ose mësoni së bashku (të dielat e dyta, të treta dhe të katërta, të udhëhequra nga një mësues/e i/e thirrur).

  3. Planifikoni të veproni si grup ose si individë (të udhëhequr nga një anëtar/e i/e presidencës apo udhëheqësi i grupit).