2017
Plaku Huan A. Uceda
nëntor 2017


Lajme të Kishës

Plaku Huan A. Uceda

Presidenca e Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Elder Juan A. Uceda

Teksa ngjitej për te rrënojat e Maçu-Piçut në Peru, kur ishte misionar i ri, Plaku Huan A. Uceda rrëshqiti nga shtegu i ngushtë. I kapur me dëshpërim te disa degë dhe i varur 610 metra mbi një lumë, ai u lut fuqimisht për ndihmë. Më herët atë ditë, ishte lutur me buzë, tha ai, por, “kur ish[te] gati të vdis[te], u lut … me zemër”. Pikërisht ndërsa ishte gati duke rënë, një misionar tjetër e tërhoqi drejt sigurisë.

Një nga mësimet e shumta, tha ai, që i mësoi atë ditë, ishte që “gjithmonë, gjithmonë, të lute[j] ‘me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke [ushtruar] besim në Krisht’ (Moroni 10:4)”.

Plaku Uceda u mbështet si një Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë më 3 prill 2010. Ai po shërbente si Ndihmësdrejtor Ekzekutiv në Sektorin e Misionarëve dhe si Ndihmës Zone në Zonën Juglindore të Amerikës Veriore kur u thirr në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve më 1 gusht 2017.

Nga viti 2010 deri në 2013, ai shërbeu si këshilltar në Presidencën e Zonës Veriperëndimore të Amerikës së Jugut dhe nga viti 2013 deri në 2016 si President i Zonës Veriperëndimore të Amerikës së Jugut.

Plaku Uceda u arsimua në Peru. Ai u regjistrua në Institutin “Hose Karlos Mariategui” në Lima, ku studioi për financë dhe marrëdhënie publike. Gjithashtu studioi administrim biznesi në Institutin Sentro Andino de G.E. Ai u diplomua në Universitetin “San Luis Gonsaga”, ku iu dha një diplomë universitare në marrëdhëniet publike.

Plaku Uceda punoi në Sistemin Arsimor të Kishës si drejtor zone për Perunë dhe Bolivinë. Ai u largua nga Peruja në vitin 2003 dhe u shpërngul për në Nju-Xhersi të SHBA-së, për të ndihmuar të atin në biznesin e familjes.

Që kur u bashkua me Kishën në vitin 1972, Plaku Uceda ka shërbyer në thirrje të shumta, përfshirë si misionar kohëplotë në Misionin e Limës në Peru, në presidencën e Shkollës të së Dielës të kunjit, peshkop, këshilltar i lartë, këshilltar në një presidencë kunji, president kunji, president i Misionit të Limës, Peruja Veriore (1992–1995) dhe si I Shtatëdhjetë Zonal.

Ai u martua me Maria Isabel Bendesun në mars të 1979-s. Ata janë prindërit e pesë fëmijëve.