2017
Përkushtohen Tre Tempuj
nëntor 2017


Përkushtohen Tre Tempuj

Që nga Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2017, janë përkushtuar ose ripërkushtuar tre tempuj. Tempulli i Parisit në Francë u përkushtua në maj, Tempulli i Ajdaho-Follsit në Ajdaho (SHBA) në qershor dhe Tempulli i Tusonit në Arizonë (SHBA) në gusht.

Tempulli i Meridianit në Ajdaho (SHBA) do të përkushtohet më 19 nëntor 2017; Tempulli i Sidër--Sitit në Jutë (SHBA) më 10 dhjetor; dhe Tempulli i Xhordan-Riverit në Jutë (SHBA) do të ripërkushtohet më 20 maj 2018.

Plane janë shpallur, ose përgatitja dhe ndërtimi vazhdojnë, për 23 tempuj anekënd botës. Gjashtë tempuj janë tani të mbyllur për restaurim dhe pesë tempuj janë planifikuar të mbyllen për restaurim në vitin 2018.