Arsimi

Për Forcën e Rinisë, (2011), 9–10


Çfarëdo parimi inteligjence që fitojmë në këtë jetë, do të ngrihet me ne në ringjallje.

i riu dhe i ati(kliko për ta parë më të madhe)

Arsimi është një pjesë e rëndësishme e planit të Atit Qiellor për t’ju ndihmuar të bëheni më shumë si Ai. Ai dëshiron që ju të arsimoni mendjen tuaj dhe të përmirësoni mjeshtëritë e talentet tuaja, fuqinë tuaj për të vepruar siç duhet në përgjegjësitë tuaja, dhe potencialin tuaj për të vlerësuar jetën. Arsimi që fitoni, do të jetë me vlerë për ju gjatë vdekshmërisë dhe në jetën e përjetshme.

Arsimi do t’ju përgatisë për shërbim më të madh në botë dhe në Kishë. Ai do t’ju bëjë më të aftë të siguroni jetesën për veten, familjen tuaj dhe për njerëzit në nevojë. Ai gjithashtu do t’ju ndihmojë të jeni një këshilltar/e dhe shok/shoqe i/e urtë për bashkëshorten/bashkëshortin e ardhshme dhe një mësues me dije e i efektshëm për fëmijët tuaj të ardhshëm.

Arsimi është një investim që sjell shpërblime të mëdha dhe do t’ju ofrojë mundësi që nuk do t’i kishit pa arsimin e duhur. Planifikoni tani që të arsimoheni. Jini të gatshëm të punoni me zell dhe, nëse është e nevojshme, të bëni sakrifica. Tregojani qëllimet për arsimin familjes, miqve dhe udhëheqësve tuaj në mënyrë që ata t’ju mbështesin dhe nxisin.

Gjatë gjithë jetës suaj ruani entuziazmin për të mësuar. Gjeni gëzim në të mësuarit e vazhdueshëm dhe në zgjerimin e interesave tuaja. Zgjidhni që të ndiqni aktivisht mundësitë e disponueshme për të mësuar.

Arsimimi juaj duhet të përfshijë nxënien shpirtërore. Studiojini shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme. Merrni pjesë në seminar dhe institut. Vazhdoni të mësoni rreth planit të Atit Qiellor gjatë gjithë jetës suaj. Kjo nxënie shpirtërore do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigjet për sfidat e jetës dhe do të ftojë shoqërimin e Frymës së Shenjtë.