Shkrimet e Shenjta
1 Nefi 13


Kapitulli 13

Nefi sheh në vegim kishën e djallit të krijuar mes Johebrenjve, zbulimin dhe kolonizimin e Amerikës, humbjen e shumë pjesëve të qarta dhe të çmueshme të Biblës, rezultatin e braktisjes së Johebrenjve, rivendosjen e ungjillit, ardhjen në dritë të shkrimeve të shenjta të ditëve të mëvonshme dhe ndërtimin e Sionit. Rreth 600–592 para K.

1 Dhe ndodhi që engjëlli më foli duke thënë: Shiko! Dhe unë shikova dhe vura re shumë kombe dhe mbretëri.

2 Dhe engjëlli më tha: Çfarë vë re ti? Dhe unë thashë: Unë vë re shumë kombe dhe mbretëri.

3 Dhe ai më tha: Këto janë kombet dhe mbretëritë e Johebrenjve.

4 Dhe ndodhi që unë pashë mes kombeve të aJohebrenjve formimin e një bkishe të madhe.

5 Dhe engjëlli më tha: Vër re formimin e një kishe e cila është më e neveritshmja nga të gjitha kishat e tjera, e cila avret shenjtorët e Perëndisë, po, dhe i torturon, i burgos dhe i fut nën zgjedhë me një bzgjedhë hekuri dhe i çon ata deri në robëri.

6 Dhe ndodhi që unë e vura re këtë akishë të madhe dhe të neveritshme dhe unë pashë bdjallin që ishte themeluesi i saj.

7 Dhe unë gjithashtu pashë aar dhe argjend, dhe mëndafshe, dhe pëlhura të purpurta, dhe të linjta të endura me mjeshtëri, dhe të gjitha llojet e veshjeve të çmueshme; dhe unë pashë shumë gra të përdala.

8 Dhe engjëlli më foli duke thënë: Vër re ari dhe argjendi, dhe mëndafshet, dhe pëlhurat e purpurta, dhe të linjtat e endura me mjeshtëri, dhe veshjet e çmueshme, dhe gratë e përdala janë adëshirat e kësaj kishe të madhe dhe të neveritshme.

9 Dhe gjithashtu për lavdërimin e botës, ata ashkatërrojnë shenjtorët e Perëndisë dhe i çojnë ata deri në robëri.

10 Dhe ndodhi që unë pashë dhe vura re shumë ujëra; dhe ato ndanin Johebrenjtë nga fara e vëllezërve të mi.

11 Dhe ndodhi që engjëlli më tha: Vër re, zemërimi i Perëndisë është mbi farën e vëllezërve të tu.

12 Dhe unë pashë dhe vura re një burrë mes Johebrenjve, i cili ishte veçuar nga fara e vëllezërve të mi nga shumë ujëra; dhe unë vura re aShpirtin e Perëndisë që zbriti dhe veproi mbi njeriun; dhe ai shkoi përpara mbi ujërat e shumta, madje te fara e vëllezërve të mi që ishte në tokën e premtuar.

13 Dhe ndodhi që unë vura re Shpirtin e Perëndisë që veproi mbi Johebrenjtë e tjerë; dhe ata dolën nga robëria mbi ujërat e shumta.

14 Dhe ndodhi që unë vura re shumë aturma të Johebrenjve në btokën e premtimit; dhe unë vura re zemërimin e Perëndisë që ishte mbi farën e vëllezërve të mi; dhe ata u cshpërndanë përpara Johebrenjve dhe u shkatërruan.

15 Dhe unë vura re Shpirtin e Zotit që ishte mbi Johebrenjtë dhe ata përparuan dhe morën atokën për trashëgimin e tyre, dhe unë vura re se ata ishin të bardhë dhe jashtëzakonisht të çelët e të bbukur, si njerëzit e mi para se ata të cvriteshin.

16 Dhe ndodhi që unë, Nefi, vura re se Johebrenjtë që kishin dalë nga robëria e përulën veten e tyre përpara Zotit; dhe fuqia e Zotit qe ame ta.

17 Dhe unë vura re që të parët e këtyre Johebrenjve u mblodhën së bashku mbi ujërat dhe mbi tokën gjithashtu, për të luftuar kundër tyre.

18 Dhe unë vura re se fuqia e Perëndisë ishte me ta dhe se zemërimi i Perëndisë ishte gjithashtu mbi të gjithë ata që ishin mbledhur së bashku për të luftuar kundër tyre.

19 Dhe unë, Nefi, vura re se Johebrenjtë që kishin dalë nga robëria u ashpëtuan, nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, nga duart e të gjitha kombeve të tjera.

20 Dhe ndodhi që unë, Nefi, vura re se ata përparuan në atë tokë; dhe unë vura re një alibër që ishte sjellë mes tyre.

21 Dhe engjëlli më tha: A e di ti kuptimin e librit?

22 Dhe unë i thashë atij: Nuk e di.

23 Dhe ai tha: Vër re, ai del nga goja e një Judeu. Dhe unë, Nefi, e pashë atë dhe ai më tha: aLibri që ti sheh është një banal i cJudenjve i cili përmban besëlidhjet e Zotit, të cilat ai ia ka bërë shtëpisë së Izraelit; dhe ai gjithashtu përmban shumë nga profecitë e profetëve të shenjtë; dhe ai është një anal sikurse gdhendjet që janë mbi dfletët prej tunxhi, përveçse ato nuk janë kaq shumë; megjithatë ato përmbajnë besëlidhjet e Zotit të cilat ai ia ka bërë shtëpisë së Izraelit; prandaj, ato janë të një vlere të madhe për Johebrenjtë.

24 Dhe engjëlli i Zotit më tha: Ti vure re se libri doli nga goja e një Judeu; dhe kur ai doli nga goja e një Judeu, përmbante plotësinë e ungjillit të Zotit, për të cilin dymbëdhjetë apostujt dëshmojnë; dhe ata dëshmojnë sipas së vërtetës që është në Qengjin e Perëndisë.

25 Kështu që, këto gjëra dalin nga aJudenjtë në pastërti tek bJohebrenjtë sipas së vërtetës e cila është në Perëndinë.

26 Dhe pasi ato dalin nëpërmjet dorës së dymbëdhjetë apostujve të Qengjit nga Judenjtë ate Johebrenjtë, ti shikon formimin e asaj bkishe c madhe dhe të neveritshme, e cila është më e neveritshmja mbi të gjitha kishat e tjera; pasi vini re se ato kanë dhequr prej ungjillit të Qengjit shumë pjesë të cilat janë të eqarta dhe më të çmueshmet dhe gjithashtu shumë besëlidhje të Zotit ato i kanë hequr.

27 Dhe të gjithë këtë e kanë bërë që të mund të shtrembërojnë udhët e drejta të Zotit, që të mund të verbojnë sytë dhe të ngurtësojnë zemrat e fëmijëve të njerëzve.

28 Kështu që, ti shikon që pasi libri kaloi nëpër duart e kishës së madhe dhe të neveritshme, se ka shumë gjëra të qarta dhe të çmueshme të hequra nga libri i cili është libri i Qengjit të Perëndisë.

29 Dhe pasi këto gjëra të qarta dhe të çmueshme u hoqën, ai përhapet në të gjitha kombet e Johebrenjve; dhe pasi ai përhapet në të gjitha kombet e Johebrenjve, po, madje matanë ujërave të shumta që ti ke parë me Johebrenjtë që patën dalë nga robëria, ti shikon—për shkak të shumë gjërave të qarta dhe të çmueshme që u hoqën nga libri, që ishin të qarta për kuptimin e fëmijëve të njerëzve, sipas qartësisë që është në Qengjin e Perëndisë—për shkak të këtyre gjërave që u hoqën nga ungjilli i Qengjit, një shumicë jashtëzakonisht e madhe njerëzish ngatërrohen, po, aq shumë, sa Satani ka fuqi të madhe mbi ta.

30 Megjithatë, ti shikon se Johebrenjtë që kanë dalë nga robëria dhe që janë ngritur lart nëpërmjet fuqisë së Perëndisë mbi të gjitha kombet e tjera, mbi faqen e tokës që është e zgjedhur mbi të gjitha tokat e tjera, e cila është toka që Zoti Perëndi ka bërë besëlidhje me atin tënd, që fara e tij do ta kishte si atokë të trashëgimit të tyre; prandaj, ti shikon se Zoti Perëndi nuk do të lejojë që Johebrenjtë të zhdukin krejtësisht bpërzierjen e farës tënde që është midis vëllezërve të tu.

31 As nuk do të lejojë ai që Johebrenjtë të azhdukin farën e vëllezërve të tu.

32 As nuk do të lejojë Zoti Perëndi që Johebrenjtë të qëndrojnë përgjithmonë në atë gjendje të tmerrshme verbërie në të cilën ti sheh se ata janë, për shkak të pjesëve të qarta dhe më të çmueshme të ungjillit të Qengjit që janë mbajtur nga ajo akishë e neveritshme, formimin e së cilës ti ke parë.

33 Prandaj, thotë Qengji i Perëndisë: Unë do të jem i mëshirshëm ndaj Johebrenjve, deri në vizitën e mbetjes së shtëpisë së Izraelit, në gjykim të madh.

34 Dhe ndodhi që engjëlli i Zotit më foli duke thënë: Vër re, thotë Qengji i Perëndisë, pasi unë të kem vizituar ambetjen e shtëpisë së Izraelit—dhe kjo mbetje, për të cilën unë flas, është fara e atit tënd—prandaj, pasi t’i kem vizituar ata në gjykim dhe t’i kem qëlluar nëpërmjet dorës së Johebrenjve dhe pasi Johebrenjtë bngatërrohen jashtëzakonisht për shkak të pjesëve më të qarta dhe të çmueshme të cungjillit të Qengjit që ishin mbajtur nga ajo kishë e neveritshme që është nëna e grave të përdala, thotë Qengji—në atë ditë, unë do të jem i mëshirshëm ndaj Johebrenjve, aq sa do t’u dsjell atyre, në fuqinë time, shumë nga ungjilli im, i cili do të jetë i qartë dhe i çmueshëm, thotë Qengji.

35 Pasi, vër re, thotë Qengji: Unë do t’ia tregoj veten time farës tënde, që ata të shkruajnë shumë gjëra që unë do t’ua shërbej atyre, të cilat do të jenë të qarta dhe të çmueshme; dhe pasi fara jote të shkatërrohet dhe të bjerë në mosbesim dhe gjithashtu fara e vëllezërve të tu, vër re, akëto gjëra do të fshihen për të dalë në dritë mes Johebrenjve, nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Qengjit.

36 Dhe në to do të jetë shkruar aungjilli im, thotë Qengji, dhe bshkëmbi im, dhe shpëtimi im.

37 Dhe të abekuar janë ata që do të përpiqen të sjellin në dritë bSionin tim në atë ditë, pasi ata do të kenë cdhuratën dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë; dhe në qoftë se ddurojnë deri në fund, ata do të ngrihen lart në ditën e fundit dhe do të shpëtohen në embretërinë e përjetshme të Qengjit; dhe kushdo që do të fshpallë paqe, po, lajme gëzimi të madh, sa të bukura mbi male do të jenë ato.

38 Dhe ndodhi që unë vura re mbetjen e farës së vëllezërve të mi dhe gjithashtu alibrin e Qengjit të Perëndisë që doli nga goja e Judeut, që erdhi nga Johebrenjtë b mbetjen e farës së vëllezërve të mi.

39 Dhe pasi ai erdhi tek ata, unë vura re alibra të tjerë, të cilët erdhën me anë të fuqisë së Qengjit, nga Johebrenjtë tek ata, për të bbindur Johebrenjtë dhe mbetjen e farës së vëllezërve të mi dhe gjithashtu Judenjtë që ishin shpërndarë mbi të gjithë faqen e tokës, se analet e profetëve dhe të dymbëdhjetë apostujve të Qengjit, janë c vërteta.

40 Dhe engjëlli më foli, duke thënë: Këto aanale të fundit, që ti ke parë mes Johebrenjve, do të bvendosin të vërtetën e c parit, që janë nga dymbëdhjetë apostujt e Qengjit dhe ato do të bëjnë të ditur gjërat e qarta dhe të çmueshme që janë hequr prej tyre; dhe do t’u bëjnë të njohur të gjitha racave, gjuhëve dhe njerëzve, se Qengji i Perëndisë është Biri i Atit të Amshuar dhe dShpëtimtari i botës; dhe se të gjithë njerëzit duhet të vijnë tek ai ose ata nuk mund të shpëtohen.

41 Dhe ato duhet të vijnë sipas fjalëve që do të vendosen nga goja e Qengjit; dhe fjalët e Qengjit do të bëhen të ditura në analet e farës tënde, si dhe në analet e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit; prandaj ata që të dy do të vendosen në anjë; pasi ka bnjë Perëndi dhe një cBari në tërë tokën.

42 Dhe koha vjen që ai do t’u shfaqet të gjitha kombeve, si aJudenjve ashtu edhe Johebrenjve; dhe, pasi ai t’u shfaqet Judenjve dhe gjithashtu Johebrenjve, pastaj ai do t’u shfaqet Johebrenjve dhe gjithashtu Judenjve dhe i bfundit do të jetë i pari dhe i cpari do të jetë i fundit.