Kapituj 

Një rrëfim i Lehit dhe gruas së tij, Sarias dhe katër djemve të tij, që quheshin (duke filluar nga më i madhi) Laman, Lemuel, Sam dhe Nefi. Zoti paralajmëron Lehin që të largohet nga toka e Jeruzalemit, sepse ai u profetizon njerëzve në lidhje me paudhësinë e tyre dhe ata përpiqen të shkatërrojnë jetën e tij. Ai bën tri ditë udhëtim me familjen e tij në vendin e shkretë. Nefi merr me vete vëllezërit e tij dhe kthehet në tokën e Jeruzalemit për të marrë analin e Judenjve. Rrëfimi i vuajtjeve të tyre. Ata marrin për gra të bijat e Ishmaelit. Marrin me vete familjet e tyre dhe nisen për në vendin e shkretë. Vuajtjet dhe mjerimet e tyre në vendin e shkretë. Drejtimi i udhëtimeve të tyre. Ata arrijnë tek ujërat e mëdha. Vëllezërit e Nefit ngrenë krye kundër tij. Ai i huton ata dhe ndërton një anije. Ata e quajnë emrin e vendit Begati. Përshkojnë ujërat e mëdha për në tokën e premtuar dhe kështu me radhë. Kjo është sipas rrëfimit të Nefit; ose me fjalë të tjera, unë, Nefi e shkrova këtë anal.
Kapitulli 1
Nefi fillon analin e popullit të tij—Lehi sheh në vegim një shtyllë zjarri dhe lexon nga një libër profecish—Ai lavdëron Perëndinë, parashikon ardhjen e Mesias dhe profetizon shkatërrimin e Jeruzalemit—Persekutohet nga Judenjtë. Rreth 600 para K.
Kapitulli 2
Lehi merr familjen e tij në vendin e shkretë, pranë Detit të Kuq—Ata lënë pronën e tyre—Lehi i ofron një sakrificë Zotit dhe u mëson të bijve të zbatojnë urdhërimet—Lamani dhe Lemueli mërmërisin kundër atit të tyre—Nefi është i bindur dhe lutet me besim; Zoti i flet dhe ai është zgjedhur të drejtojë mbi vëllezërit e tij. Rreth 600 para K.
Kapitulli 3
Bijtë e Lehit kthehen në Jeruzalem për të marrë fletët prej tunxhi—Labani refuzon të japë fletët—Nefi këshillon dhe inkurajon vëllezërit e tij—Labani vjedh pronën e tyre dhe përpiqet t'i vrasë—Lamani dhe Lemueli godasin Nefin dhe Samin dhe qortohen nga një engjëll. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 4
Nefi vret Labanin me urdhër të Zotit dhe pastaj me dredhi siguron fletët prej tunxhi—Zorami zgjedh të bashkohet me familjen e Lehit në vendin e shkretë. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 5
Saria ankohet kundër Lehit—Të dy gëzohen për kthimin e të bijve—Ata ofrojnë flijime—Fletët e tunxhit përmbajnë shkrime të Moisiut dhe të profetëve—Fletët e identifikojnë Lehin si një pasardhës të Jozefit—Lehi profetizon në lidhje me farën e tij dhe ruajtjen e fletëve. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 6
Nefi shkruan për gjërat e Perëndisë—Qëllimi i Nefit është që të bindë njerëzit që të vijnë te Perëndia i Abrahamit dhe të shpëtohen. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 7
Bijtë e Lehit kthehen në Jeruzalem dhe ftojnë Ishmaelin dhe njerëzit e shtëpisë së tij të bashkohen me ta në udhëtimin e tyre—Lamani dhe të tjerë ngrenë krye—Nefi i nxit vëllezërit e tij të kenë besim te Zoti—Ata e lidhin me litarë dhe planifikojnë shkatërrimin e tij—Ai çlirohet nga fuqia e besimit—Vëllezërit e tij kërkojnë falje—Lehi dhe bashkudhëtarët e tij ofrojnë flijime dhe olokauste. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 8
Lehi shikon një vegim të pemës së jetës—Ai ha frutin e saj dhe dëshiron që familja e tij të bëjë të njëjtën gjë—Ai sheh një shufër hekuri, një shteg të ngushtë dhe të ngushtuar dhe mjegullat e errësirës që mbështjellin njerëzit—Saria, Nefi dhe Sami hanë nga fruti, kurse Lamani dhe Lemueli refuzojnë. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 9
Nefi bën dy lloj analesh—Secili quhet fletët e Nefit—Fletët më të mëdha përmbajnë një histori laike; ato më të voglat kanë të bëjnë kryesisht me gjëra të shenjta. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 10
Lehi parashikon që Judenjtë do të merren robër nga Babilonasit—Ai tregon për ardhjen mes Judenjve të një Mesie, të një Shpëtimtari, të një Shëlbuesi—Lehi tregon gjithashtu edhe për ardhjen e atij, që do të pagëzojë Qengjin e Perëndisë—Lehi tregon për vdekjen dhe ringjalljen e Mesias—Ai krahason shpërndarjen dhe mbledhjen e Izraelit me një pemë ulliri—Nefi flet për Birin e Perëndisë, për dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe mbi nevojën e drejtësisë. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 11
Nefi sheh Shpirtin e Zotit dhe i tregohet në vegim pema e jetës—Ai sheh nënën e Birit të Perëndisë dhe mëson për denjimin e Perëndisë—Ai sheh pagëzimin, shërbesën dhe kryqëzimin e Qengjit të Perëndisë—Ai sheh gjithashtu thirrjen dhe shërbesën e Dymbëdhjetë Apostujve të Qengjit. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 12
Nefi sheh në vegim tokën e premtimit; drejtësinë, paudhësinë dhe rënien poshtë të banorëve të saj; ardhjen e Qengjit të Perëndisë mes tyre; si Dymbëdhjetë Dishepujt dhe Dymbëdhjetë Apostujt do ta gjykojnë Izraelin; dhe gjendjen e neveritshme dhe të fëlliqur të atyre që bien në mosbesim. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 13
Nefi sheh në vegim kishën e djallit të krijuar mes Johebrenjve, zbulimin dhe kolonizimin e Amerikës, humbjen e shumë pjesëve të qarta dhe të çmueshme të Biblës, rezultatin e braktisjes së Johebrenjve, rivendosjen e ungjillit, ardhjen në dritë të shkrimeve të shenjta të ditëve të mëvonshme dhe ndërtimin e Sionit. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 14
Një engjëll i tregon Nefit për bekimet dhe mallkimet që do të bien mbi Johebrenjtë—Ka vetëm dy kisha: Kisha e Qengjit të Perëndisë dhe kisha e djallit—Shenjtorët e Perëndisë në të gjitha kombet janë persekutuar nga kisha e madhe dhe e neveritshme—Apostulli Gjon do të shkruajë në lidhje me mbarimin e botës. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 15
Fara e Lehit do ta marrë ungjillin nga Johebrenjtë në ditët e mëvonshme—Mbledhja e Izraelit ngjasohet me një pemë ulliri, degët natyrale të së cilës do të shartohen përsëri—Nefi interpreton vegimin e pemës së jetës dhe flet për drejtësinë e Perëndisë në ndarjen e të ligjve nga të drejtët. Rreth 600–592 para K.
Kapitulli 16
Të ligjtë e marrin të vërtetën të jetë e rëndë—Bijtë e Lehit martohen me bijat e Ishmaelit—Liahona tregon drejtimin e tyre në vendin e shkretë—Lajme nga Zoti shkruhen në Liahonë herë pas here—Ishmaeli vdes; familja e tij mërmërit për shkak të hidhërimeve. Rreth 600–595 para K.
Kapitulli 17
Nefi është urdhëruar të ndërtojë një anije—Vëllezërit e tij e kundërshtojnë—Ai i këshillon ata duke u treguar historinë e marrëdhënieve të Perëndisë me Izraelin—Nefi është mbushur me fuqinë e Perëndisë—Vëllezërit e tij janë ndaluar ta prekin atë, që të mos thahen si një kallam i thatë. Rreth 595–592 para K.
Kapitulli 18
Anija mbarohet—Lindjet e Jakobit dhe Jozefit përmenden—Grupi hipën në anije për në tokën e premtuar—Bijtë e Ishmaelit dhe gratë e tyre bashkohen në dëfrim dhe rebelim—Nefi lidhet dhe anija zmbrapset nga një stuhi e tmerrshme—Nefi lirohet dhe nga lutja e tij, stuhia pushon—Njerëzit arrijnë në tokën e premtuar. Rreth 591–589 para K.
Kapitulli 19
Nefi bën fletë metali dhe regjistron historinë e popullit të tij—Perëndia i Izraelit do të vijë gjashtëqind vjet pasi Lehi u largua nga Jeruzalemi—Nefi tregon për vuajtjet dhe kryqëzimin e Tij—Judenjtë do të përbuzen dhe do të shpërndahen deri në ditët e mëvonshme, kur ata do të kthehen te Zoti. Rreth 588–570 para K.
Kapitulli 20
Zoti i zbulon qëllimet e tij Izraelit—Izraeli është zgjedhur në furrën e pikëllimit dhe do të ikë nga Babilonia—Krahaso Isaia 48. Rreth 588–570 para K.
Kapitulli 21
Mesia do të jetë një dritë për Johebrenjtë dhe do të lirojë të burgosurit—Izraeli do të mblidhet me fuqi në ditët e fundit—Mbretërit do të jenë etërit birësues—Krahaso Isaia 49. Rreth 588–570 para K.
Kapitulli 22
Izraeli do të shpërndahet mbi gjithë faqen e dheut—Johebrenjtë do të kujdesen dhe do të ushqejnë Izraelin me ungjillin në ditët e fundit—Izraeli do të mblidhet dhe do të shpëtohet, dhe të ligjtë do të digjen si kashtë—Mbretëria e djallit do të shkatërrohet dhe Satani do të lidhet. Rreth 588–570 para K.