Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 11


Kapitulli 11

Jakobi pa Shëlbuesin e tij—Ligji i Moisiut tipizon Krishtin dhe provon se ai do të vijë. Rreth 559–545 para K.

1 Dhe tani, aJakobi, i foli shumë gjëra të tjera popullit tim në atë kohë; por unë bëra që të bshkruheshin vetëm këto gjëra, pasi gjërat që unë kam shkruar, më mjaftojnë.

2 Dhe tani unë, Nefi, shkruaj më shumë nga fjalët e aIsaias, pasi shpirti im kënaqet me fjalët e tij. Pasi unë do t’ia përshtas fjalët e tij popullit tim dhe unë do t’ua dërgoj ato të gjithë fëmijëve të mi; pasi ai me të vërtetë pa bShëlbuesin tim, madje ashtu siç e kam parë unë.

3 Dhe vëllai im, Jakobi, gjithashtu e ka aparë atë sikurse e kam parë unë; prandaj, do t’i dërgoj fjalët e tyre te fëmijët e mi, për t’u provuar atyre se fjalët e mia janë të vërteta. Prandaj, nëpërmjet fjalëve të btre vetave, Perëndia ka thënë, unë do të vendos fjalën time. Megjithatë, Perëndia dërgon më shumë dëshmitarë dhe ai i provon të gjitha fjalët e tij.

4 Vini re, shpirti im kënaqet që t’i aprovojë popullit tim të vërtetën mbi bardhjen e Krishtit; pasi, për këtë qëllim u dha cligji i Moisiut; dhe çdo gjë që është dhënë nga Perëndia nga fillimi i botës ndaj njeriut, janë shenja që e tipizojnë atë.

5 Dhe gjithashtu shpirti im kënaqet në abesëlidhjet që bëri Zoti me etërit tanë; po, shpirti im kënaqet në hirin e tij dhe në drejtësinë e tij dhe në fuqinë, dhe në mëshirën e planit të madh dhe të përjetshëm të çlirimit nga vdekja.

6 Dhe shpirti im kënaqet që t’i provojë popullit tim se apo të mos vijë Krishti, të gjithë njerëzit duhet të mbarojnë.

7 Pasi, nëse anuk ka Krisht, nuk ka Perëndi; dhe nëse nuk ka Perëndi, ne nuk jemi, pasi nuk do të kishte patur bkrijim. Por ka një Perëndi dhe ai është Krishti dhe ai vjen në plotësinë e kohës së tij.

8 Dhe tani unë po shkruaj disa nga fjalët e Isaias, që kushdo nga njerëzit e mi që do t’i shikojë këto fjalë, mund të ngrejë zemrën e tij dhe të gëzohet për të gjithë njerëzit. Tani, këto janë fjalët dhe ju mund t’i përshtasni te vetja juaj dhe te të gjithë njerëzit.